Jennifer Lopez "mahnitëse"

0

Jennifer Lopez konsiderohet një ndër artistet më të mira dhe të bukura në botë.

Por përveç talentit të saj janë format perfekte trupore që padyshim kanë krijuar një copëz tjetër suksesi te këngëtarja.

46 vjeçarja ka përformuar në koncertin muzikor të iHeartRadio në Las Vegas teksa dukej tëpër sensuale e veshur me body të bardhë me rripa.

104923465-3f0e1821-5228-4452-a6c2-a1e64a8ec0ae104923524-3d43b41f-9a3c-441f-97f4-87c20facabd2104924412-73822bca-067c-456a-8ed1-ad82331b3f33

 

Në Rrugen e Kombit aksident, rrokulliset vetura

0

Një orë më parë një veturë me targa të Shqipërisë është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë “rtklive.com” se vetura ka goditur barrierat e autostradës dhe është rrokullisur disa metra. Në veturë kanë qenë dy shtetas të shqipërisë. Sipas, dëshmitarit auto-ambulanca është vonuar mbi 40 minuta. Të aksidentuarit janë dërguar në QKUK- për tretman të mëtutjeshëm.

QKUK: Vazhdon mjekimi i pesë të aksidentuarve në trafik

0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se është duke vazhduar mjekimi i pesë pacientëve të pranuar mbrëmë si pasojë e aksidentit të trafikut.

6 nga të aksidentuarit tjerë pasi kanë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore janë lëshuar në shtëpi, njofton Zyra e informimit në QKUK.

Aktualisht në Klinikën e Ortopedisë janë duke u trajtuar 4 pacientë, H. S (1934) F.H(1958) R. B (1980) A. D (1986). Derisa në Klinikën Emergjente ende po vazhdon mjekimi i pacientes H. G(1986).
Klinika Emergjente njofton opinionin se përkundër mbingarkesës që ka pasur natën e mbrëmshme, ndihma mjekësore u është ofruar të gjithë të aksidentuarve duke kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Në bazë të planit për emergjenca të QKUK-së në rastet kur Klinika Emergjente ka mbingarkesë, rastet pranohen edhe në hapësirat e tjera të QKUK-së ku angazhohet edhe stafi tjetër kujdestar dhe ai në gatishmëri. QKUK kërkon nga mediet më shumë korrektësi dhe në rastet e tilla të kontaktohen përgjegjësit e informimit sikurse në rastin e kontaktimit të Policisë së Kosovës.

Kuvajti do të jetë mbështetës i aspiratave të Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin e Kuvajtit, në largim, në Republikën e Shqipërisë, njëkohësisht ambasador jo-rezident në Kosovë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader.
Kryetari Veseli vlerësoi angazhimin e ambasadorit Al-Bader për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kuvajtit, në fushat me interes të përbashkët.
Ambasadori kuvajtian theksoi se Kuvajti do të jetë mbështetës i aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai shtoi po ashtu se vendi i tij është i pranishëm në 104 shtete me investime dhe shpreson që edhe Kosova të jetë vend i investimeve kuvajtiane.
Në takim, Kryetari Veseli vuri në dukje mundësinë për bashkëpunim në mes të dy Kuvendeve dhe bashkëpunimin ekonomik.
“Pas largimit Tuaj nga Tirana, Ju do të jeni mbështetës i miqësisë Kosovë-Kuvajt dhe presim të kontribuoni që të shtohet bashkëpunimi në mes të dy parlamenteve tona, por edhe me investime në fusha me interes të përbashkët si arsimi, bujqësia, transporti”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Greqia pas zgjedhjeve

0

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, partia e majtë, Siriza, fitoi 145 ulëse në Parlament, ndërsa partia konservatore në opozitë, Demokracia e Re, siguroi 75 ulëse.
Pas tyre rreshtohen Agimi i Artë, PASOK, Partia Komuniste, ndërsa partia Grekët e Pavarur, e cila ishte në koalicionin e kaluar qeveritar me Sirizën, siguroi 10 ulëse.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 55.4 për qind dhe ishte më e ulët se në zgjedhjet e janarit, kur votuan 63.6 për qind të grekëve me të drejtë vote.
Kryetari i Sirizës, Aleksis Cipras, sërish doli fitimtar edhe nga këto zgjedhje dhe për herë të dytë brenda këtij viti do të merr mandatin për formimin e Qeverisë.
Gjatë fjalimit të tij të parë pas publikimit të rezultateve, Cipras tha se Siriza ka marr një mandat të ri katërvjeçar për të këndellur vendin, por tha se kjo nuk mund të bëhet me magji, por me punë dhe angazhim.
Cipras Qeverinë me gjasë sërish do ta formojë me partnerin e deritanishëm në koalicion, Grekët e Pavarur.
Kryetari i Parlamentit të Evropës, Martin Shulc, kritikoi Ciprasin për shkak të aleancës me këtë parti të ekstremit të djathtë.
Shulc tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ciprasin dhe se e ka pyetur se pse po qëndron në koalicion me këtë parti të çuditshme të ekstremit të djathtë.
Për dallim nga Siriza e Ciprasit, Grekët e Pavarur kundërshtojnë anëtarësinë e Greqisë në Bashkimin Evropian dhe shpesh bëjnë deklarata ksenofobike dhe anti-semitiste./21Media

Enrique: Messi nuk është njeri

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka mbrojtur Lionel Messin për penalltinë e humbur në ndeshjen ndaj Levantes.

Barcelona shkatërroi Levanten me rezultat 5:1. Hero i ekipit katalunas, si gjithmonë, ishte Lionel Messi i cili realizoi dy gola.

Argjentinasi kishte mundësin që të realizoj edhe nga penalltia, por nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë. Pavarësisht kësaj, Luis Enrique e ka mbrojtur Messin për penalltinë e humbur.

“Fakti që ai e humbi një penallti, nuk e bënë më shumë si njeri. Messi shënoi dy herë dhe asistoi në një tjetër gol. Ai nuk më duket si një njeri mua”, ka thënë trajneri

Pse refugjatët po preferojnë Gjermaninë dhe po i shmangën Francës?

0

Pjesa më e madhe e refugjatëve nga vatrat e krizës, të cilët tashmë kanë arritur në Evropë, si destinacion përfundimtar e kanë Gjermaninë. Gazeta Nju Jork Tajms në një shkrim për krizën shpjegoi se pse refugjatët e preferojnë pikërisht Gjermaninë dhe i shmangën shteteve tjera, siç është për shembull Franca.
Përderisa Gjermania po përballet me numrin e madh të refugjatëve, të cilët po hyjnë në këtë vend, gazeta amerikane, Nju Jork Tajms, shpjegoi arsyet se pse refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në shtetet tjera dhe se pse si destinacion përfundimtar kanë Gjermaninë.
Më shumë se çdo shtet tjetër evropian, që po përballet me valën e refugjatëve, Gjermania, përndryshe ekonomia më e madhe në Evropë, popullata e së cilit vend po plaket dhe i cili ka nevojë për fuqi punëtore, valën e refugjatëve e sheh jo vetëm si një sfidë, por edhe si një mundësi.
Edhe pse gjermanët tashmë kanë rikthyer kontrollet në kufij, për të mbikëqyrë më lehtë hyrjen e refugjatëve, qëllimi i Qeverisë së Gjermanisë është që të asimilojë ata dhe në vend se të jetojnë në kurriz të shtetit, Berlini do t’iu ndihmojë atyre që ti kontribuojnë ekonomisë.
Sipas disa vlerësime, Gjermania ka punë për të gjithë refugjatët, pasi që ka mungesë të fuqisë punëtore, ndërsa numri i pensionistëve në këtë vend po rritet.
Një pjesë e madhe e refugjatëve janë njerëz të edukuar, me zeje të ndryshme, të cilët mund të mbajnë gjallë ekonominë.
Javën e kaluar, punëdhënësit e mëdhenj në Gjermani, siç janë Posta e Gjermanisë dhe prodhuesi i automjeteve, Dajmler, kanë kërkuar ndryshimin ligjeve gjermane të punës, në mënyrë që azilkërkuesit të punësohen më shpejtë.
Dhe përderisa refugjatët që po kalojnë Detin Mesdhe po ja mësyjnë Gjermanisë, ata në përgjithësi po i shmangën Francës.
Arsye për këtë janë papunësia, burokracia dhe mungesa e higjienës dhe e kushteve në strehimoret e azilkërkuesve.
Krahas papunësisë, e cila arrin nivelin prej 10 për qind, në Francë azilkërkuesve nuk ju lejohet që të punojnë, gjatë kohës sa vlerësohen kërkesat e tyre për azil, proces ky i cili në Francë mund të zgjasë deri në nëntë muaj./ 21 Media

TV21 publikon studion e programit të mëngjesit

0

Televizioni më i ri i Maqedonise, TV21 një televizion simoter me RTV21 në Kosovë ka publikuar edhe disa foto nga studioia e formatit te mëngjesit, e cila duket mjaft e bukur dhe e goditur nga ana e skenografisë.

TV 21 do të fillojë transmetimet e tij të plota pikërisht të Martën me 21 Shtator, për momentin është duke transmetuar nën cilësinë e porvave teknike. Emisioni i mëngjesit do të jetë i pari që do fillojë startin e TV21.

Mirjeta Avziu në programin e mëngjesit të TV21

0

Mirjeta Avziu, moderatorja e njohur tashme per te gjithe ju nga emisionet si Pizzicato, Artist Off The Week dhe More Magazine qe jane transmetuar ne AlsatM, tani ajo gjendet ne nje staf tjeter televiziv dhe ku tjeter pos TV21!
Ajo do vazhdoje sukseset ne TV21 por kete here ne nje program mengjesi! Programi i mengjesit do filloj ne mengjesin e 22 shtatorit te marten, ku ajo ne profilin e saj ka shkruar “Te marten e pijme kafen e pare te mengjesit LIVE ne TV21”…/ 21 Media

TV 21 MK, ja ku mund ta ndiqni jashtë Maqedonisë!

0

Televizioni 21 do të fillojë transmetimet në datë 21 shtator në frekuencë kombëtare në Maqedoni.

Për të gjithë ata që jetojnë jashtë Maqedonisë, TV21 HD, keni mundësi ta gjeni në këto platforma:
– SmartWorldTV – IPTV (në gjithë botën)
– Në platformen digjitale të RTV21 – ne kanalin digjital 48.
– Vala – IPTV -Kosove
– Artmotion Kosove.
Ndërkohë po bisedohet edhe me Kujtesën dhe IPKO në Kosovë.
Përndryshe do të mund të shikohet edhe në platformen satelitore të Albanicasat dhe Tring.