9 zakone të punës në zyrë që janë të dëmshme për shëndetin

0

Zbuloni cilat janë 9 zakonet e gabuara të punës në zyrë por që i vëmë në praktikë çdo ditë.

Tavolina e zyrës mund të kthehet në rrezik për shëndetin kur zakonet e këqija bëhen rutinë. Të qëndroni ulur për shumë orë apo pothuaj gjithmonë në një pozicion jo korrekt, të mos dilni për pushim apo të merrni punën në shtëpi janë disa nga sjelljet e gabuara që shpesh bëjmë pa i kuptuar. Pjesa më e madhe e eksperteve janë dakord me rëndësinë e mëngjesit për të rritur metabolizmin dhe për të shtuar nivelin e energjisë në mënyrë që të mos jemi të lodhur deri në mesditë. Të konsumoni mëngjesin garanton dozën e duhur për të përballuar një dite te lodhshme dhe për me tepër stimulon metabolizmin duke reduktuar kështu ndjenjën e lodhjes.

1. Të mbështetni fytyrën në pëllëmbën e dorës
Është një ndër gjestet më të zakonta i cili duket aspak domethënës por në të vërtet është shume i rrezikshëm mbi të gjitha për lëkurën. Të prekësh fytyrën bën të mundur infektimin nga bakteret dhe shton mundësinë për te zhvilluar puçrra apo irritime.

2. Të mos ngriheni nga tryeza për pushimin e drekës
Pushimi i drekës është një rast shume i mire për te lëvizur ne mënyrë qe gjaku t’u qarkulloje ne këmbë. Kush qëndron ne tryeze për te ngrënë gabon mbi te gjitha sepse truri ka nevoje për pushim dhe për tu shplodhur.

3. Të qëndroni ulur në mënyrë të gabuar
Qëndrimi i gabuar sjell ne mënyrë te paevitueshme probleme me shëndetin. Kur qëndroni ulur ne tryeze nevojitet te qëndroni drejte ne te kundërt do t’u shfaqen dhimbje ne çdo pjese te trupit.

4. Të fërkoni sytë
Të fërkoni vazhdimisht sytë nuk ju bën mire, i irriton por edhe i jep mundësi mikrobeve te gjejnë një vend pa llogaritur demet e pafundme qe mund te shkaktoni ne këtë zone.

5. Të qëndroni gjithmonë ulur
Jeta sedentare është shume e rrezikshme sepse shkakton diabet dhe probleme kardiovaskulare. Për sa i përket punës ju nevojitet te qëndroni te ulur për ore te tera kështu qe është mire te ngriheni here pas here.

6. Të merrni celularin ne tualet
Janë te shumte ato te cilët e marrin celularin ne tualet kështu duke përfituar për një pushim te vogël. Ky zakon i keq mund te behet shume i rrezikshëm dhe anti higjienik sepse ne këtë mënyrë çoni ne tryezën tuaj te gjitha bak. Të shkoni ne zyre kur jeni sëmurëteret qe gjenden ne tualet.

7. Të shkoni ne zyre kur jeni sëmurë
Të shkoni ne zyre me temperaturë apo me ftohje nuk bën mire për shëndetin mendor dhe atë fizik. Ndjeheni te lodhur dhe nuk jeni ne gjendje për te arritur rendimentin për me tepër kështu do tia ngjisnit edhe kolegeve duke kompromentuar produktivitetin e zyrës.

8. Të qëndroni këmbë përmbi këmbë
Të qëndroni këmbë përmbi këmbë kur qëndroni ulur ne tryeze është diçka shume e dëmshme për shëndetin. Provokon dhimbje ne shpine dhe ne qafe dhe shton presionin e gjakut. Pozicioni ideale është te qëndroni me këmbët e mbështetura ne dysheme.

9. Të mos shkëputeni nga puna edhe kur jeni ne shtëpi
Të kontrolloni mail para se te shkoni për te fjetur mund te duket një gjest jo shume domethënës pothuaj një ritual i cili behet edhe pa e kuptuar por ne fakt nëse kjo gjë kthehet ne zakon atëherë ky gjest kaq i parëndësishëm behet burim stresi dhe lodhje mentale.

Biseda e gjatë në telefon dëmton trurin

0

Telefoni është shndërruar në një pajisje të pandarë për njeriun, ai është shoqëruesi jonë në çdo moment.

Sipas mjekëve të organizatës ruse “League of the nation’s halth”, celularët po shkaktojnë pasoja të rrezikshme për sistemin tonë nervor.

Nikolai Kononov, zëvendës president i organizatës shprehet se përveç sistemit nervor, nga celularët preken drejtpërdrejtë edhe sistemi endokrin e ai riprodhues. Efektet biologjike nga fusha elektro-magnetike janë duke krijuar efekte vdekjeprurëse si degjenerimi i proceseve të qendrës së sistemit nervor, kancerin e trurit, leucemi dhe çrregullime hormonale. Fëmijët dhe gratë shtatzënë janë kategoria më vurnerabël dhe më lehtësisht e prekshme, ndaj këshillohet që nënat të përdorin sa më pak të jetë e mundur aparatet celulare.

Sipas ekspertëve të “League of nation’s halth”, më e rrezikshme është një bisedë që zgjat 5 minuta, sesa 5 biseda që zgjasin nga një minutë secila. Duhet të ketë një interval kohor prej 15 minutash nga njëra bisedë tek tjetra, në mënyrë që bisedat të mos jenë shumë të dëmshme.

Mbani një distancë nga telefoni juaj dhe mundohuni të mos e mbani atë shumë pranë veshit, duke i shkurtuar sa më shumë të jetë e mundur bisedat. Gjithashtu këshillohet të mos e mbani telefonin në xhep, por në çantë

Horoskopi javor (21-27 shtator 2015)

0

Dashi

Do keni shume mosmarrëveshje këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe here pas here do mendoni t’i jepni fund gjithçkaje. Mire është qe te mateni disa here para se te vendosni sepse mund te pendoheni me pas. Beqaret sado e do mundohen nuk do mund ta gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Për fat te mire miqtë dhe familjaret nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Duhet te bëni edhe disa kohe durim. Situata financiare do jete disi konfuze, prandaj do bëni mire te mos kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune edhe pse do jeni te shqetësuar dhe te ngarkuar nuk do shpërqendroheni, përkundrazi do i arrini shpejt objektivat. Ne familje do dini si te silleni dhe çdo gjë do ece për mrekulli.

Demi

Me bekimin e yjeve, jeta juaj ne çift do jete harmonike dhe e veçante këtë jave. Do qëndroni me tepër kohe pranë partnerit tuaj dhe do i shprehni ndjenjat akoma me më shume intensitet. Beqaret do kenë një jave plot me ngjyra dhe takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa te mundni dhe me pas vendosni nëse do përfitoni apo jo. Financat do jene shume here me te mira se me pare kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim  te vogël. Fizikisht do ndiheni përgjithësisht mire. Do keni rezistence te shkëlqyer dhe nuk do keni shqetësime nga barku. Jeta profesionale shpesh do lere për te dëshiruar. Nuk do i arrini dot objektivat sado qe te mundoheni. Ne familje do keni disa mosmarrëveshje.

Binjaket

Këtë jave duhet te lini çdo gjë tjetër pas dore dhe t’i përkushtoheni me tepër partnerit tuaj. Nëse nuk e bëni këtë gjë mund ta humbni atë pak nga pak. Beqaret do jene gjithë kohës si te përhumbur dhe nuk do arrijnë dot te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen.  Perspektivat materiale do jene te shkëlqyera. Gjendja do përmirësohet me tepër nga sa ju keni menduar. Mund te kryeni ndonjë investim ose mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore do jete delikate ditët e para, por duke filluar qe nga e mërkura gjithçka do përmirësohet. Do ndiheni te qete. Ne pune do ju jepen mundësi te shkëlqyera për ta treguar veten se kush jeni. Jeta familjare e qete.

Gaforrja

Ka kohe qe iu mungon qëndrueshmëria ne çift? Këtë jave duhet te bëni te pamundurën për ta përmirësuar situatën, pasi po e late pas dore gjithçka do marre tatëpjetën. Beqaret do ngatërrohen me disa persona jo shume te përshtatshëm dhe mund te zhgënjehen shpejt. Nuk duhet ecur asnjëherë me sy mbyllur. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe te mos kryeni shpenzime te ekzagjeruar. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla për shkak te ndryshimit te temperaturave. Kujdesuni me tepër për veten. Ne pune do ju duhet te kërkoni ndihmën e kolegeve për te arritur atje ku dëshironi. Çdo gjë do ju ece si keni dashur. Jeta familjare do jete e këndshme.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete shume e ndërlikuar këtë jave. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Kujdes me çdo vendim qe do merrni. Beqaret nga ana tjetër do takojnë disa persona te veçante me te cilët mezi do presin te fillojnë nga një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe duke filluar nga dita e mërkurë. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te bëni gjendja mund te ketë tronditje te vogla. Për shëndetin as nuk duhet te shqetësoheni aspak. Do jeni ne forme me te mire se kurrë me pare. Urani do jete planeti qe do iu nxite te ecni ne rrugën e duhur ne pune. Familja me disa probleme te vogla.

Virgjeresha

Jupiteri do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj jave. Gëzimi, lumturia dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Do ndiheni shpesh si neper ëndrra. Beqaret do jene entuziaste dhe pasionante me shume se kurrë me pare. Do jeni te arsyeshëm dhe nuk do nxitoheni për te hedhur hapa te nxituara. Perspektivat financiare nuk do jene te mira prandaj do bëni mire te mateni me çdo shpenzim qe te kryeni. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Nuk do ndieni me asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni me te hapur ndaj sfidave te reja dhe kjo do ju ndihmoje te bëheni edhe me te njohur. Priten arritje te mëdha. Jeta ne çift do vazhdoje te mbetet e mire dhe pa probleme.

Peshorja

Dielli do beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do jeni gati te ndërmerrni edhe aventura me partnerin vetëm qe kënaqësitë te jene te forta. Beqaret nga ana tjetër do kenë dite te mbushura me gëzim dhe me emocione. Mire do jete te përfitojnë sa te mundin nga çdo ftese sepse vetëm kështu do e ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë, kështu qe pa bere sakrifica do keni mundësi te kryeni sa shpenzime te doni. Gjendja shëndetësore për fat te keq nuk do jete e mire. Pjesa me e madhe do kenë shqetësime nga koka dhe nga barku. Flisni sa me pare me ndonjë mjek. Ne pune do filloni projekte te reja me një rëndësi te madhe. Jeta familjare nuk do jete problematike.

Akrepi

Do jeni shume te shqetësuar për një çështje familjare gjate kësaj jave dhe nuk do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me partnerin. Mire do jete te flisni hapur me partnerin dhe t’ia tregoni situatën. Beqaret do pëlqejnë shume persona njëherësh dhe nuk do arrijnë dot te vendosin për personin me te përshtatshëm. Financat do jene tërësisht ne dorën tuaj. Po u treguat te matur me shpenzimet nuk do keni probleme, ne te kundërt nuk do dini nga t’ia mbani. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i qëndrueshëm. Mund te keni edhe probleme te vogla, por jo alarmuese. Ne pune do ju duhet me tepër durim dhe këmbëngulje për te arritur atje ku keni dëshiruar. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Shigjetari

Do i jepni prioritet absolut jetës suaj ne çift gjate kësaj jave dhe mbi partnerin nuk do vini askënd. Çdo çast do jete me i veçante se me pare. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme me disa persona dhe do kënaqen me to. Financat do përmirësohen dite pas dite dhe ju do ndiheni gjithmonë te qete kur te kryeni çdo lloj shpenzimi. Për shëndet me te mire duhet te kufizoni sa te mundni konsumimin e kafes dhe te cigares dhe duhet te merreni me tepër me sport. Ne pune do vini kandidature për një pozicion te ri. Jepni çdo gjë nga vetja për ta marre atë vend pune sepse ka për t’iu ndryshuar e ardhmja. Jeta familjare nuk do ketë asgjë për t’u veçuar.

Bricjapi

Merkuri do e mbroje gjate gjithë javës jetën tuaj ne çift. Ju do qëndroni me afër partnerit dhe do e keni me te lehte te flisni me te edhe për gjera delikate. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe do bëjnë gjera ekstravagante për ta bere te bjere ne krahët e tyre. Dita më me fat do jete e enjtja. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju nxite te kryeni shpenzime te pamenduara. Gjendja do vije duke u përkeqësuar gjithnjë e me shume. Shëndeti për fat te mire nuk do paraqesë kurrfarë problemi apo shqetësimi. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do bëni mire te mos neglizhoni asnjë detaj te vogël sepse do keni vështirësi te mëdha. Ne familje do keni disa incidente.

Ujori

Do jeni shume melankolike gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje dhe mund ta neglizhoni partnerin. Ai mund te mërzitet kështu qe shprehjani ato qe ndjeni. Beqaret do kërkojnë lidhje serioze me disa persona qe sapo do njohin. Gjithsesi për çdo hap duhet te bëjnë kujdes ne mënyrë qe nesër te mos pendohen. Ne planin financiar do dini si te silleni e si te veproni ne çdo moment prandaj gjendja do mbetet e qëndrueshme. Merkuri do jete planeti qe do ndikoje pozitivisht tek shëndeti dhe do iu japë energjinë qe do ju duhet. Ne pune do jete jave inkurajuese. Do lodheni paksa, por arritjet do ju gëzojnë pa mase. Me familjaret do keni debate dhe mosmarrëveshje.

Peshqit

Do keni një komunikim te mire këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ju ecin me mire se kurrë ndonjëherë me pare. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment. Beqaret do kenë një jave te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin edhe disa kohe për te ndryshuar statusin. Buxheti nuk do jete te gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire do jete te mateni para se te shpenzoni. Me shëndetin do keni disa shqetësime te vogla ditët e para te cilat me kalimin e ditëve do përmirësohen. Ne pune do ju duhet te ndërmerrni iniciativa nëse doni te arrini atje ku keni dëshiruar. Po ja late gjerat kohës do mbeteni mbrapa. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

Filloi punën TV21 në Maqedoni (VIDEO)

0

Atmosferë kremte ka sonte RTV21 në Prishtinë dhe TV21 në Shkup. Siç e dini sot ka startuar RTV 21 me program gjithë ditor dhe me frekuenca nacionale edhe në Maqedoni! Sonte RTV 21 bënë edhe një hap tutje, përtej kufinjëve, për të qenë më afër edhe me rajonin dhe për të bërë me dije se edhe Ballkani ka nevojë heqjen e barrierave apo në këtë rast ta themi kufinjëve!
Ta përcjellim bisedën që nga RTV21 në Prishtinë zhvilluam me studion e TV21 në Shkup me drejtorin e Departamentit të Informacionit dhe Sportit të RTV21,Eugen Saraçini./ 21 MEDIA/

Prishtinë: Mbi 40 mijë ndërtime pa leje në proces të legalizimit(VIDEO)

0

Në ditët e para të aplikimit për legalizim të ndërtimeve pa leje në komunën e Prishtinës numër krejt i vogël i qytetarëve. Më herët janë evidentuar mbi 40 mijë ndërtime pa leje. Në pushtetin komunal të Prishtinës thonë se atyre që nuk aplikojnë për legalizim mund t’iu rrënohet objektet./ 21 Media

VV: Kushtetuesja e vërtetoi kapjen strukturore të pushtetit

0

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e opozitës lidhur me procedurën e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, ka reaguar Levizja Vetëvendosje duke e vlerësuar këtë vendim si të papranueshem,dhe duke thënë se Kushtetuesja dhe njëherë e vërtetoi kapjen strukturore të pushtetit.
“Gjykata Kushtetuese sot e ka shpjeguar natyrën e interpretimit të ardhshëm lidhur me të ashtuquajturin “dekretin e Qeverisë” për themelimin e Zajednicës. Për këtë kur një organ kushtetues i cili ka për detyrim kushtetues vlerësimin e cilitdo akt të Kuvendit i cili krijon pasoja juridike të vlerësoj kushtetutshmërinë e të njëjtit, heq dorë nga vlerësimi i aktit i cili jo vetëm që ndërhyn në sistemin kushtetues siç është amendamenti XXIV, cili do të konstruksioni interpretues për një akt ligjor të cilin e nxjerrë Qeveria.
Për më keq, kjo gjykatë tani e bartë kompetencën juridiko-kushtetuese, të njohur edhe në praktikën dhe teorinë gjyqësore që statusin e lëndëve dhe konstatimin formal të tyre ta bartë në qeveri. Gjykata Kushtetuese sot ia barti kompetencën e vlerësimit të statusit të propozimeve kushtetuese, se kur një çështje ka qenë apo jo e gjykuar. Qeveria sot është sufleri i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq ajo aktruese në një monolog mashtrues”, thuhet nder te tjera ne reagimin e VV.

AAK: Vendimi i Kushtetuesës skandaloz për drejtësinë

0

AAK,per nje kumtese per media, ka deklaruar se “nuk është aspak e befasuar me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që as të mos e pranojë për shqyrtim kërkesën e Opozitës për vleresimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale.
Ne nuk kemi pasur pretendime se vendimi i Gjykatës mund të jetë tjetër, por kemi shpresuar se kjo Gjykatë mund të ketë ndryshuar qasjen ndaj politikës, bile kur bëhët fjalë për atakimin e sistemit gjyqësor, sic ka ndodhur me amandamentin për Gjykatën Speciale.
Por duket se Gjykata Kushtetuese ka mbetur e infektuar deri në palcë nga politika. Konsiderojmë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion e ka shpallur veten “NUL”, sepse Gjykata Speciale, nuk do ta njohë si autoritet gjyqësor as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të ndikimeve politike s’po mundet as të kompletohet me të gjithë gjyqëtarët, është një shembull skandaloz për gjyqësinë kosovare.
Do të dëshmohet se pasojat e kë tij vendimi do të jenë afatgjate”, thuhet ne kumtesen e AAK-së.

Minoritetet kërkojnë të drejtat e tyre për arsim

0

Komisioni parlamentar për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në mbledhjen e sotme shqyrtoi çështjen e Rektoratit të UP-së në lidhje me moshapjen e afatit të dytë për pranim të studentëve nga radhët e komunitetit pakicë në vend. Nga anëtarët e këtij Komisioni u kërkua që të hapet afati i tretë për regjistrimin e studentëve edhe të këtij komuniteti.

Kryetarja e Komisionit, Jasmina Zhivkoviq, kërkoi nga anëtarët që ta mbështesin kërkesën e saj për mundësinë e hapjes së afatit të tretë nga Rektorati për pranimin e studentëve të komunitetit joshumicë, të cilët i kanë përmbushur kuotat e caktuara në afatin e parë. Ajo theksoi se për këtë çështje duhet të themelohet një Grup punues dhe të njoftohen me këto kërkesa Ministria e Arsimit dhe Rektorati.

Ndërkaq, anëtari i këtij Komisioni, Veton Berisha, thekson se me Udhëzim administrativ u është dhënë hapësirë dhe mundësi komuniteteve pakicë për të ngritur nivelin e edukimit.

Januzaj do kthehet në United

0

Sipas Sunday Mirror, ylli me prejardhje nga Kosova është në planet e strategut holandez, Louis van Gaal dhe pritet të jetë i rëndësishëm pas rikthimit në Old Trafford në verën e ardhshme.
20-vjeçari u huazua gjatë afatit kalimtar të verës te Borussia Dortmund, ndërsa klubi verdhezi nuk do të ketë të drejtën e blerjes së tij.

Prishtinë: U përkujtua kolonel Ahmet Krasniqi(VIDEO)

0

17 Vjet pas vrasjes së ish-ministrit të parë mbrojtes, Ahmet Krasniqi u mbajt akademi përkujtimore në të sallën e kque të Pllatit të Rinisë. Kryeminsitri Isa Mustafa tha se ndriçimi i vrasjes së kolonel Krasniqit është borxh që ua kanë atyre që u vranë padrejtësisht dhe se kryerësit e këtij akti siç e quajti ai qyqar duhet të dalin para drejtësisë./ 21 Media