​Prishtinë: Munishi e Statovci në komision disiplinor

0

Trajneri i klubit futbollistik “Hajvalia” Ismet Munishi dhe ndihmës trajneri i klubit “Vushtrria” Faruk Statovci, do të përballen në Komisionin Disiplinor të FFK-së.

Kjo vjen për shkak të reagimeve të ashpra dhe sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Hajvalia-Feronikeli, përkatësisht në ndeshjen Prishtina-Vushtrria.
Munishi edhe më herët ishte ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor.

Prishtinë: Dëmtohet gypi i ujit

0

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” permes nje kumtese ka njoftuar se “punimet e fazës së dytë të investimeve për ndrrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen “Dodona” në Prishtinë, janë duke vazhduar edhe më tej.
Dje në orët e mbrëmjes është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm nga kontraktorët, përgjatë punimeve të tyre në kuadër të kësaj faze të investimeve.
Si shkak i dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes “Dodona” kanë mbetë pa ujë të pijshëm, derisa kontraktorët janë në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin.
Sipas informacioneve që kemi, pritet që sanimi i gypit të përfundojë në orët e pasdites së sotme, me ç’rast edhe furnizimi me ujë të pijshëm t’iu kthehet konsumatorëve të njërës pjesë të kësaj lagje të Prishtinës”.

Drejtoria e burgut: S'ka pasur grevë urie në burgjet e Maqedonisë

0

Lidija Gavrilova, drejtoresh e Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve deklaroi se të burgosurit nuk janë futur në grevë urie, raporton zhurnal.mk

Për Slloboden Pecat, theksoi se të burgosurit në Idrizovë dhe në burgjet në Shtip dhe në Tetovë, vetëm disa ditë kanë refuzuar që të e hanë ushqimin e burgut dhe janë ushqyer me ushqimet që ia kanë nisur nga shtëpia. Në të gjitha burgjet tjera në vend, nuk ka pasur refuzim të ushqimit të burgut, thekoi ajo, raporton zhurnal.mk

Gavrilova është decide se informacioni për grevë urie në burgjet për përkrahjen e iniciativës për ndryshimin e ligjit për amnisti është i pasaktë.

“ Ato të burgosur që e kanë përkrahur iniciativën, në mënyrë paqësore e kanë shprehur miratimin e iniciativës përmes mbledhjes së nënshkrimeve në shenjë përkrahjeje”, sqaroi ajo.

Kadaj – Bujupi: Ky është vetëm fillimi

0

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se ndalimi i raportimit të kryeministrit Isa Mustafa, në këtë formë është vetëm fillimi i veprimeve të opozitës për të ndaluar dëmet që po sjell ai.

Veprimin e sotëm e ka parë të domosdoshëm Kadaj – Bujupi, e cila thotë se Mustafa e ka kapur shtetin dhe bandat janë futur në Kuvend.

Ajo, tha se vetëm në këtë formë po e mbrojnë mandatin e deputetit.

“Veprimet në këtë seancë janë përgjigje dhe vetëm një nismë për një kryeministër qe e ka marrë kontrollin dhe mbron interesat e shteteve tjera. Në vend se të tërheq nënshkrimin ai veç njofton. Është mënyra më e vogël që mund të bëjmë që të ndalim këtë kryeministër që e ka humb kontrollin mbi veprimet e veta”, tha Donika Kadaj – Bujupi.

Merkel: SHBA të pranojë numër më të madh të azilkërkuesve

0

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të pranojnë një numër më të madh të azilkërkuesve, në momentin kur Evropa po përballet me valën më të madhe të refugjatëve dhe azilkërkuesve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Merkel tha se nuk është reale që Evropa do të përballet vetëm me sukses me këtë krizë, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se do të pranojë së paku 10 mijë refugjatë sirianë, brenda vitit fiskal, i cili fillon në tetor.

Por plani i Shtëpisë së Bardhë po përballet me kundërshtim të ashpër në Kongres, ku republikanët kanë kërkuar të drejtën për të reviduar dhe për të refuzuar planin, duke përmendur si arsyetim frikën nga terrorizmi./21 Media/

Zubin Potok: Sulmohet me sprej, ia marrin dokumentet e tenderit

0

Një person i komunitetit serb është sulmuar nga tre persona të tjerë në Zubin Potok të Mitrovicës, derisa ishte duke ecur në rrugë dhe kanë arritur t’i marrin dokumentacionin për tenderin e një firme ndërtimore.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej tyre e ka përdorur sprej, duke i hedhur në sy viktimës dhe dy të tjerët ia kanë marrë dokumentacionin për tenderin e një firme ndërtimore.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Beqiri: Veprimet e opozitës- të rrezikshme, nënshkrimi nuk tërhiqet

0

Sjelljet e sotme të opozitës në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i LDK-së, thotë se nuk kanë të bëjnë as me demokraci e as me zgjedhje të lira.

“Veprimi i sotëm tregon se këta opozitar nuk kanë as argumente as nerva të dëgjojnë mendime ndryshe. Sot nuk e patën gatishmërinë të dëgjojnë kryeministrin dhe pastaj me argumente të thonë formën e tyre. Nuk kanë seriozitet veprimi as ofertë më të mirë, mënyra të tilla që nuk i bëjnë nderë as Kosovës as institucioneve. Të mbetet në ndërgjegjen e tyre dhe qytetarët ta vlerësojnë vet”, tha Beqiri.

Beqiri, tha se duhet të ruhet dinjiteti i secilit, ndërsa veprimin e opozitës e quajti të rrezikshëm për vendin.

Ndër të tjera shefi i grupit parlamentar të LDK-së, tha se nënshkrimi nuk tërhiqet.

“Po harrojnë që ajo marrëveshje është votu me 27 qershor 2013, e kjo që ka ndodhë është derivat i asaj marrëveshje. Nuk ka shanse të tërhiqet nënshkrimi”, ka thënë Beqiri.

Komisioneri Hahn përshëndeti reformat e bëra nga Kosova

0

Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku zhvilloi sot takim me Komisionerin Johannes Hahn, në Bruksel, ku diskutuan për reformat dhe progresin në agjendën evropiane të vendit. Në fokus të bisedës ishte nevoja për të vazhduar me hapat e radhës të agjendës evropiane të vendit, përkatësisht nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim si dhe vendimin meritor për Liberalizimin e Vizave për qytetarët Në këtë rast, Komisioneri Hahn përshëndeti reformat e bëra nga Kosova duke përfshirë edhe vendime të guximshme në lidhje me dialogun për normalizim të marrëdhënieve
ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE, përfundimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përkushtimin për procesin e dhomave të Ministri Çollaku duke shprehur besimin se viti 2015, do të shënoj kthesë pozitive në marrëdhëniet e Kosovës dhe BE-së ka nënvizuar që tani është momenti i duhur që BE të konfirmoj në mënyrë konkrete perspektivën Evropiane për Kosovën. Për më tepër, Ministri Çollaku shtoi se:
“E ardhmja evropiane duhet të konkretizohet për shkak se Kosova ka bërë reforma të thella dhe qytetarët duhet të shohin rezultate konkrete edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Sot kam marrë konfirmim nga Komisioneri Hahn se Komisioni Evropian së bashku me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë këtë parasysh, dhe se shumë shpejtë qytetarët do të binden se Kosova si të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme evropiane”.

Qeveria e Kosovës dënon aktet e sotme në Kuvend

0

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate ka dënuar aktet e dhunës të zhvilluara nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit, ku kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po informonte deputetët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur më marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se të gjithë kanë për detyrim të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shmangin veprimet që tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit të cilat dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton Kuvendin e Kosovës që të krijojë kushte normale të punës, në mënyrë që sot të vazhdoj pa pengesa seanca e Kuvendit të Kosovës dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të informohen në detaje për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vlerëson se ato do t’i hapin rrugë integrimeve euroatlantike të vendit, dhe se janë mbështetur fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja.

Zagrebi akuzon Beogradin se po “bombardon” me refugjatë

0

Kroacia ka paralajmëruar sot se është e gatshme që të mbyllë në tërësi kalimin kufitar Bajakovë-Batrovci në brezin kufitar me Serbinë, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiq, ka akuzuar Serbinë se në mënyrë të organizuar po drejton refugjatët kah territori i Kroacisë, në vend se ti dërgoi drejtë Hungarisë.
Ostojiq tha se Zagrebi do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, për të bindur Serbinë që mos të flet fjalë të kota dhe që refugjatët ti drejtojë me autobusë kah kufiri me Hungarinë dhe paralajmëroi mbylljen e kalimit kufitar Bajakovë.

Ai më tutje shtoi se në Kroaci gjatë ditëve të kaluara kanë hyrë mbi 30 mijë refugjatë dhe kanë dal 27 mijë prej tyre.
Përndryshe, Zagrebi tashmë ka mbyllur kalimin për qarkullim për kamionët nga Serbia, duke nxitur reagimin e Kryeministrit të serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nëse Bashkimi Evropian nuk reagon ndaj këtij vendimi të Kroacisë deri në orët e pasdites, atëherë Beogradi do të ndërmerr kundër-masa./21 MEDIA /