Shfuqizohet dënimi për Gabrielin

0

Federata Angleze e Futbollit ka shfuqizuar vendimin për dënimin e mbrojtësit të Arsenalit, Gabriel Paulista, pas
Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Paulista do të mund të luajë në ndeshjet e ardhshme për skuadrën e tij, pavarësisht se është ndëshkuar me karton të kuq në derbin e së shtunës ndaj Chelseas.

Ky vendim u mor nga Federata Angleze e Futbollit, të cilët shfuqizuan dënimin që braziliani e kishte marrë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, në përplasjen me sulmuesin e të kaltërve të Londrës, Diego Costa.

‘Topçinjtë’ kishin apeluar për shfuqizimin e këtij dënimi, i cili parashihte dënimin e brazilianit për tri ndeshje.

Norvegjia forcon kontrollin e kufirit me Suedinë

0

Norvegjia rrit kontrollin kufitar në të gjitha pikat kryesore për shkak të kalimit gjithnjë e më të madh te refugjatëve nga Suedia.
Autoritetet norvegjeze kanë thënë se do të shtojnë kontrollet policore ndaj refugjatëve në kufirin me Suedinë pas një rritje rekorde të numrit të azilkërkuesve që udhëtojnë në vendetet nordike, raporton TheLocal.no.

Qeveria e koalicionit të krahut të djathtë i bëri thirrje sot policisë për të rritur kontrollet në zonat kufitare për shkak të fluksit të madh të refugjatëve.

“Për shkak të rritjes së fluksit të azilkërkuesve, është e rëndësishme që autoritetet norvegjeze sa më shpejt të jetë e mundur të përcaktojnë identitetin dhe të kaluarën e njerëzve të cilët vijnë në vendin tonë. Kjo masë u miratua për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe për të intensifikuar luftën kundër krimit transnacional”, tha ministri norvegjez i Drejtësisë, Anders Anundsen.

Norvegjia ndan një kufi me Suedinë prej 1.630 kilometrash të gjatë.

​Ndahet nga jeta Tonin Tërshana

0

​Legjenda e muzikës shqiptare, rekordmeni i skenës dhe festivaleve, “Mjeshtri i Madh”, Tonin Tërshana, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hens në ambjentet e QSUT “Nënë Terza” në moshën 68-vjeçare.
Lindur në Shkodër në vitin 1947, këngëtari Tonin Tërshana përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4-t në Radio-Tirana, me këngën “Kur vjen pranvera” me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekstin e Fatos Arapit, artisti merr çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Tonin Tërshana ka fituar çmimin e parë edhe në Festivalin e 11-të të RTVSH.

Këngëtari i skenës dhe festivaleve të RTSH-së, mjaft i pëlqyer nga publiku për zërin e tij melodioz dhe emocionin e veçantë që transmetonte, ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para e duke u bërë keshtu një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale.

Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kenga e nenes”, “Fishekzjare në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj” etj.

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka akorduar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Stoltenberg viziton Ukrainën

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes në Ukrainë. Në takimin e udhëhequr nga Presidenti Petro Porosheko krahas Stoltenberg morën pjesë edhe Kryeministri Arseniy Yatsenyuk si dhe anëtarët e qeverisë.
Poroshenko duke vënë në dukje se bashkëpunimi i Ukrainës me NATO-n për sigurinë globale në një priudhë ku sulmet e Rusisë janë në vazhdim kanë një rëndësi strategjike, theksoi se ky takim me pjesëmarrjen e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ka një rëndësi historike.

Poroshenko në fjalën e tij tha gjithashtu se edhe pse Ukraina dhe NATO nuk janë aleatë ligjorë, ata kanë një aleancë më të afërt se partneri. Ai ka theksuar se bashkëpunimi i frytshëm mes palëve në ditët e sotme përbajnë një perspektivë shumë të madhe. Poroshenko duke vënë në dukjes e Ukraina në Samitin e NATO-s që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Varshavë ka pritshmëri në çështjen e përcaktimit të strategjisë për afrimin e Ukrainës drejt Organizatës dhe se në këtë samit do të shqyrtohen detajet e bashkëpunimit.

– “Japim mbështetje të plotë”-

Ndërsa Stoltenberg në fjalën e tij tha se zbatimi i marrëvshjes së Misnkut është e vetmja rrugë për zjgidhjen e krizës në lindje. Ai ka theksuar se “Ne mbështesim plotësisht zbatimin e marrëveshjes së Minskut si rrugë e vetme për sovranitetin dhe integritetin territorial i Ukrainës si dhe për zgjidhjen e problematikës në lindje”. Stoltenberg duke vënë në dukje se Ukraina duhet të marrë vendime të vështira në lidhje me rajonet në lindje ka theskuar se vendi në këtë kuadër duhet të zbatojë marrëveshjen e Minskut dhe për të siguruar sovranitetin duhet të përparojë drejt rrugës së paqet dhe stabilitetit,shkruan AA.
Pas takimit u nënshkrua deklarata e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak mes NATO-s dhe Ukarinës i cili në lidhje me “statusin e Përfaqësisë së NATO-s në Ukrainë” parashikon hapjen e përfaqësisë të NATO-s në Kiev dhe programin e hartës së rrugës i cili parashikon partneritetin në fushën e komunikimit strategjik mes NATO-s dhe këtij vendi. Këto deklarata u firmosën për palën e Ukrainës nga ministri i Jashtëmö Pavlo Klimkin dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjesö Aleksandr Turçinov dhe për palën e organizatës nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-sö Stoltenberg.

Çifti Jolie-Pitt plane për të zgjeruar familjen

0

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, përflitet se dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre duke birësuar një jetim sirian. Sipas medieve ndërkombëtare, aktorja 38-vjeçare është takuar me 3 vëllezër sirianë, të cilët kanë mbetur jetimë pasi babai i tyre ishte marrë nga ushtarët, ndërsa nëna kishe humbur jetën gjatë bombardimeve.

Çifti Jolie-Pitt, momentalisht janë prindër të 6 fëmijëve, ku 3 prej tyre janë biologjikë (Shiloh, Knox dhe Vivienne), ndërsa 3 janë të birësuar (Maddox, Pax dhe Zaharah).

Angelina Jolie, thuhet se dëshironte t’i birësonte të 3 vëllezërit, por kjo gjë është kundërshtuar nga Brad Pitt, duke thënë se do të ishte shumë e vështirë që fëmijët të përballeshin me këto ndryshime të papritura.

Papa Françesku: Duam një kishë për të ndërtuar ura

0

Papa Françesku tha sot në Kubë se “ne duam që kisha të ndërtojë ura, të hedhë poshtë muret dhe të mbjellë pajtimin”.
Papa foli gjatë mbajtjes së meshës në qytetin kuban të Santiagos, ku ishte ndalesa e fundit katërditore e udhëtimit të tij.

“Ne duam të jetë një kishë të shërbimit, si Maria, nëna e bamirësisë”, tha Françesku.

“Një kishë që del nga shtëpia dhe që lë tempujt e saj për të ecur përkrah jetës, për të mbështetur shpresën, për të qenë një shenjë e unitetit”, theksoi ai.

Mustafa: Vezët s’janë argument

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në intervistën dhënë sonte në Radiotelevizionin e Kosovës, e thirri opozitën që “të komunikojë me fjalë, me argumente dhe jo duke gjuajtur me vezë”.

“Në vend që të dalin dhe të thonë ne s’pajtohemi me këtë dhe kemi argumente pse s’pajtohemi, dalin e gjuajnë me vezë. E vezët s’janë argument”, tha Mustafa.
Opozita sot ndërpreu raportimin e kryeministrit në Parlament për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Bruksel, duke e gjuajtur atë dhe anëtarët tjerë të Qeverisë me vezë, pas çka mbledhja u ndërpre.

Prishtinë: Demolli takoi ambasadorin e Sllovenisë Miljan Majhen

0

Ministri i Ministrisë së Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli takoi sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e Qeverisë Sllovene për Kosovën dhe FSK-në.
Duke theksuar raportet e mira në mes dy shteteve dhe dy ministrive, si shembull bashkëpunimi, Demolli theksoi edhe pjesëmarrjen e një kontingjenti të FSK-së, në ushtrimin fushor “Reagimi i Menjëhershëm 15” të mbajtur në Slloveni dhe Kroaci, gjatë javës së shkuar.

Gjithashtu, Demolli e ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë në zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së në Forcat të Armatosura.
Gjatë takimit është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë dhe Ushtrinë e saj.

Nga ana e tij, ambasadori Majhen, ka shprehur kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes Ushtrisë së Sllovenisë dhe FSK-së. Ai ka vlerësuar arritjet e FSK-së, dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Reichel: Opozita u diskualifikua me hedhjen e vezëve

0

I deleguari për Ballkanin i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Ernst Reichel, ka komentuar veprimet e sotshme të opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke i quajtur këta të fundit si jo-bashkëpunues.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se këta deputetët që gjatë seancës së sotme hedhën vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, “e diskualifikuan vetën si bashkëbisedues në Kuvend”.

“ Ata janë të njëjtit njerëz që ankoheshin se kryeministri nuk po jep informata të mjaftueshme për rezultatet e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Reichel në Facebook.

Rikujtojmë se në seancën plenare fillimisht kryeministrit Mustafa i është ndërprerë fjalimi gjatë raportimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë, pasi deputetë të partive opozitare e kanë gjuajtur me vezë.

Pengesa e parë nga opozita ishte zhurma e krijuar pasi deputetët opozitarë filluan të flasin, e më pas edhe të hedhin vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa.

Gjuajtja me vezë e kryeministrit Isa Mustafa filloi kur ai gjatë fjalës së tij tha se marrëveshjet me Serbinë dhe ajo e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Prishtinë: Aty ku shiten kurbanët e Bajramit (VIDEO)

0

Dita e Kurban Bajramit po afrohet, e pikërisht në këtë ditë bëhet edhe therrja e Kurbanit që simbolizon sakrificen për krijuesin. Në tregun e kafshve në Prishtinë qytetarët kanë pasur mundesi që të bëjnë edhe blerjen e kurbanit. Disa prej tyre ankohen për çmimin e lartë mirpo shitsit kanë tjeter mendim./ 21 Media