Tërnava me mesazh urimi për besimtarët mysliman

0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, do t’i i drejtohet sot me mesazh urimi opinionit të gjerë me rastin e festës së Kurban – Bajramit. Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është nesër, më 24 shtator, ndërsa manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe), në Prishtinë, me fillim në ora 5:45, me faljen e namazit të sabahut.

Zhbogar: Ajo që ndodhi dje në Kuvend, nuk është aspak demokratike

0

Situata e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës ka marrë nota të ulëta nga Bashkimi Evropian, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadori i SHBA-së dhe i Britanisë së Madhe. Të gjithë e kanë quajtur të papranueshme dhunën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ajo nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur situatat e rëndësishme për vendin. Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike funksionojnë.

Modelja më e paguar

0

Gisele Bundchen është modelja më e paguar në botë. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” edhe për këtë vit përpiloi listën specifike në këtë fushë dhe Bundchen është në krye të saj, pavarësisht tërheqjes nga pasarelat. “Sipas Forbes”, bashkëshortja e kuotërbekut amerikan, Tom Brady, vitin e kaluar përfitoi plot 44 milionë dollarë.
Shumë të distancuara prej saj, në vendin e dytë dhe të tretë, pozicionohen Adriana Lima dhe Cara Delevingne që gjatë 2014-ës përfituan nga 9 milionë dollarë.

Por, Delevingne ka edhe burime të tjera të ardhurash, pasi përveç pasarelave të modës ajo është e përfshirë edhe në botën e muzikës.

Klasifikimi i “Forbes” për modelet më të paguara vijon me holandezen Doutzen Kroes, që përfitoi 7.5 milionë dollarë, e ndjekur nga Stella McCartney e Natalia Vodianova. Në dhjetëshen e modeleve më të paguara figurojnë edhe emra të njohur si Miranda Kerr, Alessandra Ambrosio apo Candice Swanepoel.

Franca me “Mustang”, provon të hyjë në Oscars

0

Filmi është xhiruar në Gjermani, Francë dhe Turqi. Herën e fundit kur Franca hyri në kategori ishte në vitin 2009-të, me filmin “A Prophet” nga Jacques Audiard.
Filmi i regjisorit turk Deniz Gamze, i realizuar nga një produksion francez, është nominimi shtetëror i Francës për kategorinë e filmit më të mirë të huaj në ceremoninë e The Oscars.
Në verën e hershme, Lale dhe katër motrat e saj në një fshat turk luajnë me djelmosha. Pesë motra që dëshirojnë lirinë por të cilat duhet të martohen, sepse nisin të bëhen teknikalitetet që ato të jenë të “rehatuara” me burra në shtëpi.
Filmi është xhiruar në Gjermani, Francë dhe Turqi. Herën e fundit kur Franca hyri në kategori ishte në vitin 2009-të, me filmin “A Prophet” nga Jacques Audiard, por nuk fitoi,shkruan Kultplus.com
Ceremonia e The Oscars do të mbahet në 28 shkurt të vitit tjetër, ndërsa nominimet do të shpallen me datë 14 janar

S’do të ketë seanca pa tërhequr nënshkrimet e marrëveshjeve

0

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke komentuar veprimet në Kuvend, por edhe planin e veprimeve të mëtejshme të opozitës, tha se VV do të bllokojë Kuvendin deri në anulim të marrëveshjeve në Bruksel. Molliqaj tha se opozita do të vazhdojë të bllokojë punën e Kuvendit dhe nuk do të lejoj mbajtjen e asnjë seance parlamentare pa tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e fundit në Bruksel, ku bën pjesë edhe ajo për asociacionin./21Media

​Walcott drejtë La Ligës

0

Skuadra katalunase Barcelona kishte vendosur të shesë sulmuesin Pedro, i cili është larguar nga Spanja, për të nisur një aventurë në Premierligë, duke iu bashkuar Chelseat.
Tashmë katalanasit do të kërkojnë një sulmues, i cili do të ofrojë garanci nga bankina, pasi sulmi titullar përbëhet nga Neymar, Mesi dhe Suarez.

Njëri ndër emrat që po përmendet është sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcot, i cili duke mos qenë përkrahës i projektit të Wengerit kërkon të shkojë gjetiu. Ndaj, është shumë afër mendesh në afatin e janarit, Barcelona do të ketë mundësi të transferojë lojtarët që kërkon, pra edhe Walcott pritet që shumë shpejt të veshë fanellën e Barcelonës.

Prishtinë: ​ASHAK përgatit konferencën “Studimet albanistike në Amerikë”

0

Këshilli organizues i konferencë shkencore “Studimet albanistike në Amerikë” do të mbajë një konferencë për media për të prezantuar hollësi rreth kësaj ngjarje të rëndësishme shkencore.
Organizuar nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 25-26 shtator 2015 mbahet konferenca shkencore “Studimet albanistike në Amerikë”.

Rreth 50 studiues nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Gjermania, Kanadaja, Italia, Franca, Polonia, Norvegjia, Maqedonia, Kina, dhe Bullgaria do të paraqiten me kumtesa gjatë dy ditëve të konferencës.
Konferenca për media mbahet në mjediset e ASHAK, në orën 11:00.

​Komuna e Graçanicës nënshkruan Memorandum kundër korrupsionit

0

Shefi i UNDP – së Andrew Russell dhe shefi i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne do ta vizitojnë sot Komunën e Graçanicës ku me kryetarin e komunës Vlladeta Kostiq do të nënshkruajnë Memorandumin e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të UNDP-së “Lufta kundër korrupsionit”.

Programi i UNDP-së kundër korrupsionit përkrahet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Graçanicës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapa konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.
Me këtë plan kundër korrupsionit, Komuna e Graçanicës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar këtë plan, si Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe së shpejti do t’u bashkëngjitet edhe komuna e Mamushës.
Më përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve, thuhet në njoftimin e komunës.
Nënshkrimi do të bëhet në ora 12:00, në ambientet e komunës së Graçanicës.

​Ansambli i muzikës Japoneze, me koncert në Prishtinë

0

Ambasada e Japonisë në Austri do të organizojë një koncert me muzikë tradicionale Japoneze nga Ansambli “WA-League”, të mërkurën më 23 shtator nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, pa pagesë.

“WA-League” me krenari paraqet për herë të parë në Kosovë artistet e merituar të Tsugaru-Shamisen (Kitarës Japoneze) nga Zonjusha Chie HANAWA, si dhe artistin e famshëm zotëriun Kazuya SATOH ne flaut së bashku në një koncert të mrekullueshëm kombinuar me instrumentet tradicionale Japoneze dhe melodi me stil modern. Të dy muzikantë do të mbështeten nga një artist tjetër të talentuar ne piano zotëriu Tamami HIROTA.

Sipas një njoftimi të Zyrës Ndërlidhëse të Japonisë në Kosovë, koncerti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Fondacionin Japonez dhe Japan Tobacco International.

Jablanoviqit i kërkohet tërheqja e tij nga Lista serbe

0

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë sot do të mbahet konferenca për gazetarë e kryetarit të “Listës Serbe” Aleksandër Jablanoviqit.

Tema e konferencës është ”Thirrja popullit serb nga përfaqësuesit e dalluar të Listës Serbe me të cilën kërkohet tërheqja e Aleksandër Jablanoviqit nga të gjitha funksionet në këtë Listë”.
Konferencën e organizon “Lista Serbe” dhe fillon në ora 12:00.