Kosovë: Vetëm 14 mijë veteranë do të marrin pagë

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e caktimin e pagës së veteranëve të UÇK-së. Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ata që kanë fituar statusin e veteranit deri në moshën 35 vjeçare do të marrin pagën prej 130 euro, ndërsa ata mbi 35 vjeç do të marrin pagën prej 170 euro.

Por se kur do të filloj dhënia e pagës për veteranët do të njoftoj ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u tha se janë rreth 14 mijë persona të papunë që do të përfitojnë pagën që i takon në bazë të ligjit për veteranët.

Prishtinë: SBASHKU paralajmëron nisjen e grevave

0

Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë fillimin e grevave në sistemin arsimor, prej muajit të ardhshëm, pasi që Qeveria e Kosovës, siç thonë ata, nuk po i realizon kërkesat e tyre. Drejtuesit e SBASHK-ut, gjatë muajit shtator kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj nuk e përjashtojnë as grevën si formë e presionit ndaj Qeverisë.

Riktheni shkëlqimin e stolive me vetëm pak punë

0

A jeni zhgënjyer nga sotlitë tuaja prej argjeni të cilat me kohën e kanë humbur shkëlqimin. Më poshtë mund të kuptoni përbërësit të cilë do rikthejnë shëklimin e atolive tuaja, me vetëm pak punë dhe kujdes.

Përbërësit:

Një enë të cilën mund ta mbuloni me letër alumini.

1 filxhan uje i vëluar,

1/2 filxhan uthull,

1 lugë gjelle, sodë bikarbon,

Shikoni në fotografitë më poshtë, hapat…

stol-shkelqim-argjend-pastrim-kujdes-bukuri

Një virus i rrezikshëm infekton 39 aplikacione në Apple App Store

0

Një virus i rrezikshëm ka prekur dyqanin e aplikacioneve të Apple-it, duke rrezikuar kështu miliona iPhone apo iPad. Kompania ka njoftuar se deri tani të paktën 39 aplikacione në Apple App Store janë infektuar nga ky virus dashakeqës. Pjesë e aplikacioneve janë edhe aplikacioni shumë popullorë për mesazhe, WeChat, si dhe shërbimi për gjetjen e një taksie, Didi Chuxing.

Ky virus i ri infekton aplikacionin pa dijeninë e zhvilluesit e tij. Virusi është quajtur XcodeGhost, meqë është përdorur një version i falsifikuar i softuerit Xcode për të zhvilluar këtë virus dashakeqës.

Virusi XcodeGhost mund të përdoret nga piratët kibernetikë për të ndërhyrë tek informacionet personale të përdoruesve ose tek sistemi lokal.

Një zëdhënëse e Apple deklaroi se aplikacionet e krijuara përmes softuerit të falsifikuar XcodeGhost, është hequr tashmë nga App Store.

“Ne po punojmë me specialistët për t’u siguruar që klientët po përdorin versionin e duhur të Xcode për të rindërtuar aplikacionet e tyre”, deklaroi Christine Monaghan.

Shërbimi sekret gjerman i shqetësuar nga propaganda islamike

0

Shërbimet e brendshme sekrete gjermane u shprehën sot të shqetësuar nga përpjekjet e lëvizjes islamike për të rekrutuar mes qindra mijëra imigrantëve të mbërritur në vend.

“Fakti që islamikët, nën mbulimin e ndihmës humanitare tentojnë të ndryshojnë për qëllimet e tyre situatën e refugjatëve duke bërë propagande dhe duke u përpjekur për të rekrutuar, na shqetëson shumë”, theksoi Bundesamt für Verfassungsschutz (Zyra për mbrojtjen e Kushtetutës) në një komunikatë.

“Ne bëjmë kujdes me të rinjtë refugjatë të pashoqëruar që mund të jenë pre e lehtë për islamikët”, theksoi shërbimi i brendshëm sekret.

Këto shërbime nuk kanë asnjë informacion të besueshëm duke të lënë të mendosh se grupet xhihadiste kanë përdorur fluksin e refugjatëve për t’u futur në territorin federal.

Përveç të tjerave, sipas shërbimit të brendshëm sekret, rreth 740 persona kanë lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste si Shtetit Islamik në Siri apo në Irak.

Sami Lushtaku do të transferohet në Burgun e Gërdofcit

0

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim që Sami Lushtaku të transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës, ka njoftuar zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi. Vendimi është marrë pas një seance që ka përfunduar pak para mesnatës. Sami Lushtaku është dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte./21Media

Policia ndalon sulmin ndaj kryeministrit të Kosovës (Foto)

0

Policia e Kosovës ka identifikuar disa persona të cilët po planifikonin ta sulmonin eskortën e kryeministrit Isa Mustafa.

Në momentin që policia ka kërkuar që të kontrollojë të dyshuarit se cka kanë në qantat e tyre, ata kanë gjuajtur qantat dhe kanë ikur.
Ata po planifikonin që të hidhnin mjete të forta për t’i shpërthyer gomat e veturës së kryeministrit.

 

Prishtinë: Kurbanët të theren në thertoret e licencuara

0

Komuna e Prishtinës me anë të një komunikate për media sqaron se therja e Kurbanëve nuk lejohet në tregun e kafshëve,po vetëm në thertoret e licencuara.

Komuna e Prishtinës sqaron opinionin publik se në komunikatën e e lëshuar për therjen dhe shitjen e kurbanëve ditë më parë, gabimisht është thënë se lejohet therja e kurbanëve në tregun e kafshëve. Në fakt shitja e kurbanëve lejohet vetëm në tregun e kafshëve e jo në tregjet tjera të qytetit, ndërsa therja e tyre lejohet vetëm në thertoret e licencuara.
Kërkojmë falje për përvjedhjen e këtij gabimi!,thuhet në komunikatën e komunës.

Rafinha gjashtë muaj jashtë fushës

0

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha pritet të jetë jashtë fushë së gjelbër për gjashtë muaj pas iu ka nënshtruar një operacioni në gju.
Mesfushori 22-vjeçari pësoi një çarje të ligamenteve në gju gjatë barazimit 1:1 javën e kaluar në Ligën e Kampionëve ndaj Romës. Në deklaratën në faqen zyrtare të Barcelonës, të martën është konfirmuar se Rafinha ka pasur një operacion të suksesshëm dhe se ai do të fillojë një rehabilitimi të gjatë.

“Sipas shërbimeve mjekësore të klubit, Rafinha është operuar me sukses nga mjekët Ramon Cugat dhe Ricard Pruna në gju pas lëndimit që ai pësoi në ndeshjen kundër romakëve. Lojtari pritet të jetë jashtë për rreth gjashtë muaj”, thuhet në deklaratë.

Kroaci, Serbi: Kamionët e bllokojnë kufirin

0

Shoferët e kamionëve, të zemëruar me pritjet e gjata në kufirin e Kroacisë me Serbinë, mbrëmë vonë e kanë bllokuar trafikun në autostradën më të madhe ndërmjet dy vendeve. Kjo bllokadë u bë në periudhën kur të dy vendet janë të ballafaquara me fluksin e madh të imigrantëve nga Lindja e Afërt, Afrika dhe Azia, që udhëtojnë për në shtetet perëndimore të Evropës.