Bruksel: Alarm, bombë në një ndërtesë?

0

Ndërtesa e vjetër e Parlamentit Federal në Bruksel është evakuuar për shkak të lajmërimit se në të është vendosur një bombë.

Hyrjen në ndërtesë po e ruan policia, derisa ekipet speciale me ndihmën edhe të qenve, po kontrollojnë brenda që kryesisht shfrytëzohet për pritje dhe ceremoni të ngjashme sepse parlamenti zakonisht mblidhet në ndërtesë të re.

Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaje se nga I kanë marrë informatat për bombë, as deri kur ndërtesa do të jetë e bllokuar.

Prishtinë: Aksident, një i vdekur

0

Një aksident me fatalitet ka ndodh para pak çastesh në Bardhosh të Prishtinës.

Një këmbësor ka humbur jetën nga goditja e një makine e tipit Mercedes.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Sipas saj aksidenti ka ndodhur rreth orës 14, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, derisa policia ka arrestuar ngasësin e veturës e cila ka shkelur këmbësorin.

PDSH: Thaçi priti drejtorin e IRI-t

0

Sipas një kumtese nga PDSH, “Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, sot në Shkup, realizoi takim me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropë, z.Jan Erik Surotchak.
Në një takim të hapur dhe shumë miqësor është biseduar për situatën politike në vend, për forma e hulumtimeve të opinionin publik, si dhe për mënyrat me të cilat IRI mund të kontribuojë në promovimin e proceseve demokratike në vend.
Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim me Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) do të intensifikohet edhe më shumë”.

Mitrovicë: Bahtiri shkarkoi 6 drejtorët e tij

0

​Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka shkarkuar gjashtë drejtorë, Ajmane Barani, drejtoreshë e drejtorisë për Arsim, Mensur Beqiri, drejtor për Mirëqenie Sociale, Besim Beka, drejtor për Kadastër, Enver Uka, drejtor për Mbrojtje të Mjedisit, Naxharije Pllana, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Ardian Kavaja, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.

Nga këta gjashtë drejtorë, tre prej tyre janë të LDK-së, dy të AKS-së, dhe një i AAK-së.

Bahtiri, gjatë një konference të jashtëzakonshme me gazetarë të mbajtur sot në Mitrovicë, tha se kohët e fundit ka qenë i shqetësuar me performancën e dobët të këtyre drejtorëve, ndërsa ka kërkuar nga partneri i koalicionit LDK, që të miratojë këtë vendim dhe t’ia dërgojë emrat e njerëzve më profesionistë.

Kosovapress-i kishte raportuar dje për dorëheqjen e drejtorit për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Blerim Baruti, dhe se në vend të tij sot është emëruar Besnik Beka, drejtor i deritashëm i drejtorisë për Prokurim.

Ndryshe, sot gjatë seancës së rregullt të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, është shtyrë miratimi i buxhetit për vitin 2016, pasi asamblistët opozitarë kërkuan shtyrjen e kësaj pike për javën e ardhme,me ç’rast ka nxitur kryetarin B ahtiri t’ju thotë asamblistëve të PDK-së se ‘nuk do të bëjë koalicion kurrë me ta’.

“Kam pasur një shqetësim në lidhje me drejtorët të cilët kanë qenë në koalicion dhe të cilët i falënderoj për punën që kanë bërë. Por unë mendoj se ata duhet të ndërrohen për arsye se LDK-ja ka njerëz shumë më të devotshëm, më të qëndrueshëm, njerëz të cilët i çojnë proceset shumë më përpara, dhe unë kam marr vendim t’i ndërroj disa drejtorë si nga LDK-ja ashtu edhe nga AKR-ja, e këta janë, drejtoresha e Arsimit Ajmane Barani, drejtoresha e Shëndetësisë Naxharije Pllana, Drejtoria për Mbrojtje dhe Mjedis Enver Uka, Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi, Besim Beka dhe Drejtoria për Integrim dhe Mirëqenie Sociale Mensur Beqiri. Kërkoj nga partia në koalicion që të miratojë këtë vendim timin dhe t’i dërgojë njerëzit e devotshëm, të cilët kanë një performansë shumë më të mirë, që të qeverisim së bashku… Asnjëherë nuk kam thënë se do të bëjë koalicion me PDK-në, kam thënë nga Brukseli se do ta shqyrtojë koalicionin me LDK-në, dhe kjo është ajo që e kam thënë për reformimin e qeverisjes time për arsye se qytetarët presin shumë më shumë sesa deri tani dhe për këtë çështje kam dashur që njëherë e përgjithmonë të sjellë njerëz të devotshëm”, ka thënë Bahtiri.

Koliq: Hajnat i vodhën dy lopë skamnorit!(VIDEO)

0

Në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës familjes Mustafa persona të panjohjur ia vodhë humbën dy lopë prej të cilave kanë jetuar. Kryefamiljari i kësaj familjeje tregon se të hënën në mëngjes në shtallë nuk i ka gjetur lopët, dhe për këtë thotë se i ka lajmëruar edhe policinë mirëpo deri më tash nuk kanë ndonjë informatë lidhur më të dyshuarit./ 21 Media

​Shqipëria merr 32 mln dollarë kredi nga Banka Botërore

0

Tashmë çdo qytetar shqiptar që kërkon të marrë shërbime apo dokumente të caktuara në institucionet shtetërore, do të bëjë vetëm një kërkesë dhe me pjesën tjetër do të merret vetë administrata publike.

Ky sistem i ri synon të shmang jo vetëm sorollatjet dhe burokracitë që kanë ekzistuar deri më sot në Shqipëri, por edhe korrupsionin.

Aksesi i qytetarëve për shërbimet publike do të lehtësohet falë një marrëveshje të re që Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot me Bankën Botërore, ku do të marrë një kredi prej 32 milionë dollarësh për ofrimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike në vend.

Kryeministri Rama u shpreh se me këtë marrëveshje tashmë sportelet nuk do të varen nga institucionet, por do të funksionojnë si institucione me vete, një rrjet i tërë në shërbim të qytetarit, dhe mbi të gjitha do shmanget korrupsioni.
Edhe ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se me këtë reformë administratës shtetërore i kërkohet të respektojë rregullat ashtu siç iu kërkohet edhe qytetarëve dhe biznesit.

Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani foli pak më në detaje për përfitimet që do të kenë qytetarët nga kjo marrëveshje, ndërsa nënvizoi shkurtimin e kohës për dokumentet dhe shërbimet që kërkohen në sportelet publike.

Shuma e kredisë prej 32 milionë dollarësh do të shlyhet për 20 vite, ku 7 vitet e para janë pa pagesë principali dhe norma e interesit është nën 2 %.

EULEX dërgon ndihma për refugjatët dhe emigrantët në Serbi

0

Të hënën, më 21 shtator, një konvoj prej pesë kamionëve të EULEX-it, rimorkio dhe një vinç kanë arritur në Beograd duke transportuar ndihma humanitare për refugjatët dhe emigrantët në Serbi.

Misioni i EULEX-it në Kosovë është duke dhënë si donacion pajisje shtëpiake dhe mjete për gatim, mikrovalë, aparat për ujë të ngrohtë, shtretër, dyshekë, dollapë, mjete higjienike dhe pajisje për siguri, si dhe gjeneratorë, ngrohëse, dhe një kontejner të pajisur me kabina dushi, hapësira për pastrim, dhe një tualet.

Siç thuhet në një komunikatë të EULEX-it, dorëzimi i pajisjeve është bërë në Leshtan/Beograd dhe Shid. Pjesa më e madhe është dorëzuar dje, më 22 shtator, në Shid, afër kufirit me Kroacinë. Pjesa tjetër do të dorëzohet sot në Kanjizhë. Donacioni i është dorëzuar Komisariatit për Refugjatë dhe Emigrantë në Serbi.

Donacioni është paraparë të ofrojë ndihmë të menjëhershme për refugjatët dhe emigrantët që aktualisht janë në kalim në Serbi.

Seaman ju kërkon tifozëve t’i besojnë Wengerit

0

Adhuruesit e Arsenalit janë të zhgënjyer me mungesën e rezultateve nën drejtimin e Arsen Wenger, por ish portieri i topçinjve David Seaman porositë ata që të kenë besim tek Wengeri.

“Tifozët janë të ndarë në këtë moment”, tha Seaman për Omnisport. “Shumë prej tyre duan Arsen jashtë skuadre, unë e di se ata më thonë. Por ajo që unë them është të jenë të kujdesshëm për atë që dëshirojnë dhe për këtë të shikojmë se çfarë ka ndodhur me Manchester United.

“Kjo nuk është gjithmonë e gjelbër në anën tjetër, dhe unë gjithmonë do të jem një tifoz i Arsene Wenger, sepse kam punuar me të dhe unë e di se sa i mirë është ai, dhe ai plotësisht di se çfarë ai është duke bërë” ka përfunduar Seaman.

Mogerini: Kriza e refugjatëve po zbeh reputacionin e Evropës

0

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, vlerësoi sot se qëndrimi i unionit kundrejt krizës së refugjatëve po dëmton reputacioni e tij, duke tërhequr vërejtjen se kjo mund të rezultojë me humbje të ndikimit, por edhe të kredibilitetin ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian.

Në intervistën dhënë medieve gjermane, Mogerini tha se Evropa duhet të jetë e besueshme brenda kufijve të vet dhe që brenda kufijve të saj të bëjë atë, që kërkon nga të tjerët që të bëjnë jashtë kufijve të Evropës.
Ajo theksoi se Evropa tenton të promovojë vlerat e veta në pjesët tjera të botës, por bëri të qartë se kjo nuk do të funksionojë, nëse evropianët këtë fillimisht nuk e bëjnë në shtëpitë e tyre, që të tregojnë respekt për pakicat, në veçanti për myslimanët.
Mogerini qartësoi se qysh tani veprimet e Bashkimit Evropian në lidhje me krizën e refugjatëve po dëmtojnë politikën e jashtme të unionit dhe po e dëmtojnë besueshmërinë e Bashkimit Evropian në botë./21 Media/

​Tahiri: Tash është radha e BE-së, presim shpërblimin

0

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë sot se Kosova ka dëshmuar seriozitet në dialogun me Serbinë dhe zbatim të marrëveshjeve të deritashme.

Ajo, gjatë një takimi që ka pasur me Ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me seli në Shkup, Mats Staffansson, tha se pas kësaj është radha e BE-së që ta shpërblejë Kosovën dhe pa vonesa të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe të merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tahiri dhe Staffansson siç edhe thuhet në një komunikatë për media kanë biseduar për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja shteteve, bashkëpunimin për reforma si dhe për mbështetjen për integrimet euro-atlantike për Kosovën.

Tahiri falënderoi për përkrahjen e veçantë të Suedisë për reformat evropiane për Kosovën si dhe njoftoi delegacionin suedez se sot Qeveria e Kosovës e ka miratuar edhe iniciativën për nënshkrimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin për reforma në mes Suedisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo që synon të rris bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks në programet e ofruara nga Suedia.

Nga ana e tij, ambasadori Staffansson vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, dhe konfirmoi përkrahjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai po ashtu, rikonfirmoi përkrahjen e fuqishme të Suedisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës