BIK: Haxhilerët tanë janë shëndosh e mirë

0

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar me anë të një komunikate se haxhilerët nga Kosova që gjenden në Mekë janë shëndosh e mirë.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se të gjithëbesimtarët tanë që gjenden në Mekë për të kryer Haxhin, janë shëndosh e mirë, fatbardhësisht nuk janë të përfshirë në aksidentin që ka ndodhur sot në periferi të Mekës.

Besimtarët tanë veç janë kthyer në Mekë ku po kryejnë  ritet të Haxhit, thuhet në komunikatë”.

Mekë: Me qindra pelegrinë të vdekur

0

(e plotësuar)Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700  persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmuje në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.

Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës.

Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh.

Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.

…………………………….

150 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur pasi janë shtypur nga turma gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë.

Ngjarja e ndodhur në lagjen Mina, 5 km larg Mekës, është bërë e ditur nga zyrtarët sauditë. Mësohet se ekipet e ndihmës së shpejtë janë drejtuar menjëherë në vendngjarje.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë gjatë pelegrinazhit kur në vitin 1999, si pasojë e shtypjes nga turma, humbën jetën 1’500 persona. Pvarësisht shtimit të masave të sigurisë, tragjedia sërish nuk është shmangur.

Besimtarët kanë qenë duke kremtuar festën e Kuban Bajramit, e cila njihet ndryshe si Festa e Sakrificës.

​Thaçi për Die Presse: Rusia është një kërcënim për Ballkanin

0

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, në një intervistë për të përditshmen më të madhe ditore në Austri “Die Presse” ka thënë se Kosova është viktimë e tërthortë e krizës së refugjatëve me të cilën po merret tash intensivisht BE-ja dhe se nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të saj.

“Ne jemi një viktimë e tërthortë e kësaj krize. Në fillim të vitit ka pasur një periudhë të shkurtër të migrimit ilegal nga Kosova për në BE. Por, ne e kemi ndalur atë. Tani ne jemi duke punuar për të kthyer në Kosovë këta njerëz nga Gjermania dhe vendet e tjera. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të Brukselit”, ka thënë Thaçi për Die Presse, ku ka sqaruar se ky ishte edhe një mashtrim i kontrabandistëve me interes financiar. “Ne kemi arrestuar disa prej tyre. Dhe ne kemi nisur fushata informuese për të informuar qytetarët tanë që të kuptojnë, se ata nuk do të marrin azil në vendet e BE-së”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka bërë progres, por ende ka nevojë për të bërë më shumë. Këtë vit, ka shtuar Thaçi për ditoren austriake, ne kemi si guruar investime të huaja që arrijnë në 1.5 miliard euro. Por se, nuk mund të mohohet që krijimi i vendeve të reja të punës mbetet problemi më i madh. “Politikanët e të gjitha vendeve të rajonit i quajnë sfida të njëjta: ekonominë dhe vendet e punës. Për fat të mirë nuk ka pasur kurrë më shumë bashkëpunim në rajon se sa tani. Këtë e ka dëshmuar edhe Samiti Ballkanik i Vjenës në gusht. Çdo politikan në rajon duhet ta përmbyll shpejtë kapitullin e së kaluarës. Ngaqë ne ende paguajmë çmimin për luftërat në ish-Jugosllavi”, ka deklaruar Thaçi për austriaken Die Presse.

Thaçi është pyetur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se krijimi i saj ishte një çështje shumë e ndjeshme. “Vendimi nuk ishte i lehtë, por ne e kemi bërë atë. Ky ishte një detyrim ndërkombëtar i Kosovës. Edhe pse nuk ishte vendim popullor, megjithatë ishte një vendim i drejtë”, ka thënë Thaçi. Ndërk aq, i pyetur nëse anëtarët e PDK-së mund të jenë në vëmendjen e Gjykatës Speciale, ai ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me personat, por me procesin, i cili ofron një shans. “Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje, çfarë me këtë vendi mund të fitojë. Ne nuk duhet të diskutojmë mbi emrat. Kosova ka dëshmuar pjekurinë ndërkombëtare me vendimin për themelimin e gjykatës”, ka deklaruar Thaçi.

Për Die Presse, Thaçi ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet me padi dhe se Kosova ka udhëhequr një luftë mbrojtëse. “Unë nuk mund të jap asnjë garanci se nuk ka pasur në Kosovë sulme nga njerëz të pezmatuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Por, kjo nuk mund të barazohet me përpjekjet e serbëve për gjenocid. Është e rëndësishme se tani çdo gjë është transparente. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse ka mundur të imagjinojë gjatë luftës, që një ditë do t’i udhëheq negociat at karshi palës serbe, kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç, që asokohe ishte ministër i Informacionit në Beograd dhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, i cili ka qenë zëdhënës i partisë së diktatorit Sllobodan Millosheviq, Thaçi ka thënë se negociatat nuk ishin atëherë të pakonceptueshme, por se kurrë nuk do të kishte mundur të imagjinojë se do të luanin në të njëjtin ekip të futbollit, si në Samitin Ballkanik të Vjenës. “Aty në mbrëmje, ekipi i politikanëve të Ballkanit ka luajtur kundër ekipit të politikanëve të BE-së”, ka thënë Thaçi.

Për Die Presse, Thaçi ka thënë se Serbia de facto tashmë e ka pranuar se Kosova është shtet i pavarur. “Beogradi çdo ditë bën hapa që e shpien atë më afër një njohjeje zyrtare të Kosovës. Kryeministri Vuçiç ka luajtur një rol konstruktiv në përfundimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. Ato janë në interes të të dyja vend eve, që kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe përshpejtojnë procesin tonë të integrimit për në BE”, ka thënë Thaçi.

Për t’u bërë anëtar i OKB-së, Kosovës i nevojitet pëlqimi i Moskës, kurse i pyetur nga Die Presse nëse sheh ndonjë shans, që aleati i Serbisë Rusia ta njeh Kosovën, Thaçi ka thënë se rusët nuk mund të jenë serbë më të mëdhenj se vetë serbët.

“Ne kemi lidhur marrëveshje me Beogradin, për t’i normalizuar marrëdhëniet. Prandaj, do duhej që edhe Rusia të ketë një pamje më pozitive për Kosovën dhe që ta njohin pavarësinë tonë. Ne duam marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ne e shohim atë si një kërcënim, pasi që Moska dëshiron të rrisë ndikimin në rajonin e Ballkanit se sa në të kaluarën. Sa më shumë që BE-ja lejon kohë për ta pranuar këtë rajon, aq më i madh do të jetë kërcënimi”, ka përfunduar Thaçi.

Merkel: SHBA Rusia dhe Lindja e Mesme ndihmë për krizën e migrantëve

0

Vendet e Bashkimit Evropian, duhet ta kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe vendeve tjera të Lindjes së Mesme, për të luftuar shkaktarët e valës së migrantëve, të cilët duan të hynë në BE, ka thënë kancelaria gjermane Angela Merkel.

Merkel i ka bërë këto komente në parlamentin gjermanë, duke thënë se situata e migrantëve mund të zgjidhet, vetëm duke adresuar çështjen tek shkaktarët e këtij eksodi.

“Ajo mund të ndodhët vetëm me ndihmën e partnerëve transatlantik,” ka thënë Merkel.

Merkel ka thënë se marrëveshja e arritur për 1 miliardë euro për ndihma për migrantë sirianë nga Lindja e Mesme, është vetëm hapi i parë.

“Tani duhet ta shfrytëzojmë këtë shenjë unitetit, për të shënuar progres ,“ ka thënë ajo.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropianë janë dakorduar që të dërgojnë 1 miliardë euro, ndihma Turqisë, Libanit dhe Jordanisë, për t’u ndihmuar me përballimin e krizës së migrantëve, me të cilat po ballafaqohen këto vende, si dhe për të ndalur fluksin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Jahjaga: Në Bajram t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit

0

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës për të përgëzuar atë, myftiun Naim Tërnava dhe mbarë komunitetin mysliman të vendit për festën e Kurban Bajramit.

Jahjaga i përgëzoi të gjithë qytetarët e besimit mysliman me urimin që këtë festë ta kalojnë me mirëqenie dhe me harmoni dhe t’ia shtrijnë dorën për njëri-tjetrit.

Ajo uroi që në të gjitha familjet të mbizotërojë mirëqenia e gëzimi.

Qeveria gjermane: Ribashkimi një sukses, por ka ende shumë për të bërë

0

Një çerek shekulli pas ribashkimit të Gjermanisë, landet e ish-Gjermanisë Lindore kanë ende shumë punë për të kapur ekonomikisht homologët e tyre perëndimorë, thuhet në një raport të Qeverisë.

”Megjithatë, zonat strukturalisht të dobëta në ekonomi në perëndim duhet të merren parasysh gjithashtu”, sipas raportit vjetor 2015 të Gjermanisë së Bashkuar.

“Qëllimi ishte për të krijuar kushte të barabarta të jetese në të gjithë Gjermaninë”, tha Iris Gleicke, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë për ish-Gjermaninë Lindore.

“Në veçanti, kjo preku pagat dhe pensionet”, shtoi ajo.

Raporti thotë se fuqia ekonomike në ish-landet e lindjes është dyfishuar që nga viti 1990, ndërkohë që shifrat e papunësisë kanë rënë në një nivel më të ulët. Infrastruktura është përmirësuar gjithashtu.

”Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) nga landet lindore është dyfishuar dhe tani qëndron në 67 për qind të PBB-së në perëndim”, thuhet në raport.

BIK: Liderët bëjnë bajram me Naim Tërnavën

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për vizitë në Bashkëinë Islame të Kosovës më rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Haradinaj është pritur nga kryemyftiu Naim Tërnava.

Për vizitë në Bashkësinë Islame ka shkuar edhe Dod Gjergji. Ai bashkë me përfaqësuesit e tjerë të fesë katolike është pritur nga kryemyftiu Tërnava.

Edhe kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës në orët e hershme të mëngjesit.

Ai me rastin e festës së Kurban Bajramit është pritur nga kryemyftiu Naim Tërnava.

Kroacia mbyll kufirin edhe për serbët

0

Kroacia ka mbyllur kufirin për qytetarët serbë, ka njoftuar policia kroate për Reutersin, pasi Serbia bllokoi trafikun kargo.

“Poseduesit e pasaportës serbe dhe veturat e regjistruara në Serbi nuk mund të hyjnë në Kroaci”, ka thënë një zyrtar policor nga Bajakovo, pika kryesore kufitare mes dy ish-republikave jugosllave.

Serbia bllokoi trafikun kargo të Kroacisë për shkak të emigrantëve, duke acaruar marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

Iraku po ballafaqohet edhe me sëmundjen e Kolerës

0

Iraku, i cili po ballafaqohet me rimarrjen e territoreve të saj nga grupi Shteti Islamik, tashmë ka filluar të ballafaqohet edhe me një problem tjetër.

Ky vend është përfshirë nga sëmundja vdekjeprurëse e Kolerës.

Ministria e shëndetësisë ka thënë se nga java e kaluar, kur është bërë evidentimi i rasteve të para me këtë sëmundje, deri më tani janë identifikuar 121 raste.

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe sëmundja po përhapet shumë shpejtë, në provincën Abu Ghraib dhe pjesët tjerë.

Së paku 54 persona janë identifikuar edhe në kryeqytet.

Kolera kryesisht vjen nga përdorimi i ujit dhe ushqimit të papastër.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka urdhëruar për masa urgjente në këtë drejtim.

Kjo përfshinë teste të përditshme të ujit të pijes si dhe furnizim me ujë të pijshëm për familjet që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, nga grupi i Shtetit Islamik.

Moti sot në Maqedoni

0

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave duke filluar nga pjesët perëndimore, ndërsa nga fundi i ditës me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës nga e premtja priten proceset të jenë edhe më intensive.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti i ngjashëm, paradite me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesataren ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri më 13, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 26 gradë Celsius.