Stadiumi i Prishtinës i rrethuar me mbeturina(Video)

0

Lokalet e pashfrytëzuara tek Stadiumi I Prishtinës, janë bërë lokacion i hedhjes së mbeturinave! Nga mbeturinat e shumta që hedhen këtu edhe kundërmon. Qytetarët që kalojnë andej pari ankohen dhe kërkojnë të ndërmirret diçka./ 21 Media

Bakllavaja " Angela Merkel" në Çarshinë e Shkupit(VIDEO)

0

Festa nuk është e njejtë pa ëmbëlsirë.Shumë njerëz të ze syri në Çarshi në Shkup, të cilët shkojnë nëëmbëltore të ndryshme për të blerë edhe bakllavan , ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste. Nëse deri më sot keni kërkuar bakllava, një ëmbëltore e vogël u jep mundësinë tashmë të kërkoni bakllava me një emër tjetër. Kemi bakllava “Angela Merkel”, shkruan në letrën e ngjitur në xhamin e një ëmbëltoreje në Çarshinë e Shkupit.Ta ndjekim raportin e TV21 nga Maqedonia. /21 Media

Jahjaga: “ Të mbizotëroj shëndeti, mirëqenia dhe gëzimi”(Video)

0

Për nder të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame ka organizuar pritje përurimi.
Presidentja e Kosovës dhe përfaqësues tjerë institucionalë e partiakë, vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës, prej nga përcollën mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit për të gjithë shqiptarët e besimit islam. Aty u pritën nga myftiu Naim Tërnava./ 21 Media

“A doni me bo bajram?” Fëmijët trokasin derë më derë për të fituar sheqerka

0

Atmosferë festive po mbizotëron në lagjen Serava të Shkupit. Pjesën më të bukur të kësaj dite e bëjnë fëmijët, të cilët çdo vit organizohen për Festat e Bajramit, dhe i vizitojnë të gjithë fqinjët me radhë.

Ky akt i fëmijëve, duket se po pëlqehet nga të rriturit të cilët i mirëpresin me, ndonjë ëmbëlsirë të përgatitur ose me ndonjë sheqerkë.

Kjo ditë shfrytëzohet në maksimum nga fëmijët, mirëpo mysafirët që vijnë në shtëpitë e tyre, nuk i takojnë, sepse ato e kalojnë ditën nëpër shumë shtëpi për bërë bajram, thotë një fëmijë i kësaj i kësaj lagje.

“Në shumë shtëpi kam qenë për të bërë Bajram, dhe ende do të vazhdojë.

A kanë ardhur te ju mysafir me bo Bajram? – nuk e dijë, nuk kam qenë, se kam qenë duke bërë Bajram”, thonë fëmijët.

Këngën e njëjtë e dinë të gjithë , dhe për koordinimin e tyre, se ku të shkojnë ata, përkujdesen disa që janë pak më të rritur.

Disa fëmijë, anipse kanë marrë nga një sheqerkë, iu pëlqen të marrin më shumë. Ndërsa mikpritësit, kanë mirëkuptim për këtë gjë dhe në shenjë gëzimi shpërndajnë sheqerka, duke hedhur me dorë. Por, nuk janë vetëm sheqerkat ato që i tërheqit fëmijët, kjo festë iu sjellë atyre edhe përfitime në para.

“Kam mbledhë shumë pare dhe do të vazhdoj ende të bëj bajram”, tha njëri nga fëmijët.

Fëmijët e gëzuar, dhe me buzëqeshje në fytyrë, uruan festën e Kurban Bajramit.

Përgatiti: Miradie Hasani

Nesër dihet kush u pranua në konvikt(Video)

0

​Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës“Hasan Prishtina”nëPrishtinë, nesër do të shpall rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte.
Në kuadër të përgatitjeve të cilat po bëhen për vendosjen e studentëve, Qendra e Studentëve më03 shtator ka shpallkonkursin për pranimin e studentëvepër strehim, konkursi ishte i hapur 10 ditë.
Sipas një njoftimi të kësaj qendre, afati për ankesa eventuale është më datat 28 dhe 29 të këtij muajidhe dorëzohen bashkë me numrine dokumentacionit, në zyrën e sallës në konviktin nr VI, nga ora 10:30 deri 14:00.
Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet më datë 09 tetor./ 21 Media

Myftiu Tërnava: Zoti të na udhëzojë e mëshirojë(Video)

0

Besimtarët islam në Kosovë po festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror i faljes së namazit të Kurban Bajramit, u mbajt në xhaminë “Sulltan Mehmet-Fatih”, e njohur si Xhamia e Madhe, në Prishtinë./ 21 Media

Prishtina po betonizohet! (Video)

0

Prishtina po përballet me mungesën e sipërfaqeve të gjelbruara. Ajo ka shkelur çdo normë ndërkombëtare lidhur me metrin katror që i takon një banori! Të thuash se është ndërtuar dhe betonizuar vend e pavend dhe se tash është bukur vështirë të korrigjohen lëshimet e bëra në vitet e kaluara…/ 21 Media

Prishtinë: Nënkalimet e mbikalimet- si bunkerat e Enverit!(Video)

0

Nënkalimet dhe mbikalimet në kryqytetin e Kosovës, të ndërtuara në kohë të ndryshme dhe padyshim shumë të kushtueshme, nuk po shfrytëzohen nga qytetarët. Komuna e Prishtinës, thotë se do të marrë masa që të gjithë nënkalimet dhe mbikalimet në kryeqytet të bëhen të shfrytëzueshme.Si dhe kur, ende nuk dihet…/ 21 Media

“Katarina Josipi” sivjet për artistët mbarëkombëtar(Video)

0

Përveç artistëve nga Kosova, edicionin e sivjetmë të konkursit për çmimin kombëtar për dramë origjinale “Katarina Josipi”, do të mund të aplikojnë edhe artistët mbarë shqiptar. Këtë e ka bërë të ditur, drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari./21 Media

Mustafa: Festë që ndërlidhet me paqen, ndërlidhet me sakrificën

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe udhëheqësit tjerë të bashkësisë.

Gjatë vizitës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Urimi i kryeministrit Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës:

Jemi sot këtu në Bashkësinë Islame, t’i urojmë Myftiut dhe të gjithë besimtarëve islamë me fat Festën e Kurban Bajramit.

Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen, ndërlidhet me sakrificën, ndërlidhet me besimin që t’i ndihmojmë njëri- tjetrit, që të punojmë bashkërisht, t’i zhvillojmë këto procese që janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion edhe në botë.

Po ashtu, t’i falënderojmë njerëzit që po i kontribuojnë paqes, po i kontribuojnë stabilitetit, po i kontribuojnë sigurisë së vendit dhe sigurisë së regjionit.