Serbia i kundërpërgjigjet me embargo Kroacisë, mbyll kufijtë për mallrat

0

​Serbia ka ndaluar transportin e mallrave të Kroacisë, në shenjë hakmarrje ndaj kësaj të fundit që mbylli kufijtë për të detyruar Beogradin të drejtojë klandestinët drejt Hungarisë.

Tensionet e krijuara nga fluski i klandestinëve në kufirin e përbashkët, kanë çuar në pikën më kritike marrëdhëniet mes dy vendeve që nga përmbysja e Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000.

Embargo e Serbisë erdhi pasi Zagrebi ndaloi të gjithë kamionët që vinin nga Serbia, përfshirë edhe ata që ishin të ngarkuar me mallra dhe nga tetë gjithsej mbylli shtatë pikat kufitare , me argumentin se Serbia duhet të drejtojë emigrantët jo vetëm në Kroaci, por në Hungari dhe Rumani.

Megjithatë, autoritetet serbe i lanë një afat Kroacisë deri në mesnatë që të heqë bllokadën, por ndaj indiferencës së Zagrebit, erdhi embargo e Serbisë. Beogradi zyrtar nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Nebojsha Stefanoviç u shpreh:

“Nga ky moment, policia serbe dhe agjencitë shtetërore nuk do të lejojnë hyrjen në territorin e Republikës së Serbisë, në të gjitha kalimet kufitare të çdo mje ti mallrash të regjistruar në Kroaci dhe as hyrjen e çdo kamioni që transporton mallra të prodhura në Kroaci, pavarësisht nga fakti nëse kamionët janë regjistruar në Kroaci ose në një vend tjetër”.

Stefanoviç shtoi se gjithsesi Serbia është e gatshme për marrëveshje nëse ka vullnet nga pala kroate.

Maqedoni: Refugjatët festojnë Bajramin

0

Namazi i Kurban Bajramit u fal edhe në Gjevgjeli tw Maqedonisë nën tenda, ku qindra refugjatë ndoqën imamin e dërguar nga Bashkësia Fetare Islame. Pavarësisht se larg shtëpisë, dhe të brengosur për fatin e tyre, refugjatët kryer ritet në lot e përqafime. Gëzim kishte edhe tek më të vegjlit të cilët vraponin drejt pakove më ëmbëlsira që organizatat humanitare u kishin përgatitur.

Në mesin e atyre që sot në mëngjes arritën në qendrën e pranimit është edhe Wasid-i nga Damasku, student i administrimit të biznesit.

“Çdo vit në Siri e kremtonim Bajramin shumë më mirë, por u detyruam të braktisim shtetin tonë, dhe ndoshta në të ardhmen do të kremtojmë këtë festë bashkë me familjet tona në paqe. Gjithë myslimanëve u dëshiroj paqe sepse kur ka paqe gjithmonë është Bajram”, tha Vasid, refugjat nga Siria.

“Bajram është, po sikur të mos jetë, sepse njerëzit janë larg nga vendlindja dhe familjet e tyre. Nuk e kam parë familjen prej një viti, dëgjohem vetëm përmes telefonit. U dërgova mesazh për Bajram. Ua uroj festën të gjithë myslimanëve, ne duam vetëm një jetë më të mirë, asgjë më tepër”, theksoi Muhamed, refugjat nga Siria..

“Ndjehem mirë, në mëngjes kryem lutjen, u ndje një lloj uniteti”, deklaroi Husein, refugjat nga Afganista ni.

“Nuk jam i lumtur, sepse në vendin tim ka luftë, kemi lënë gjithçka, por çfarë mund të bëjmë. Familja ime është e lumtur gjithsesi, që iku nga vatra e luftës”, shtoi më tej Nabir, refugjat nga Siria.

Ndërsa një tren me rreth 600 refugjatë u nis drejt vendkalimit kufitar verior në Tabanoc, në qendrën e pranimit arrinin grupe të reja. Ministria e Brendshme njoftoi se vetëm dje ka regjistruar mbi 2 mijë refugjatë kryesisht nga Siria. Për të zbutur harxhimet rreth ndihmës së refugjatëve, Komisioni Evropian së fundmi ka vendosur të ndajë 17 milion euro për Serbinë dhe Kosovën por ende nuk është definuar se në çfarë mënyrë do të ndahen paratë./kp/

Maqedoni: Kriza politike prodhon parti të reja

0

Kriza politike në Maqedoni ka nxjerrë në sipërfaqe parti të reja politike të cilat vlerësojnë se tani është momenti i duhur për imponimin e tyre si opsioni i tretë politik.

Kjo, në veçanti vjen në shprehje tek shqiptarët të cilët brenda një periudhe të shkurtër kanë nxjerr dy parti të reja dhe disa të tjera si fraksione të dala nga partitë ekzistuese, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Madje, lëvizja “Besa“ një subjekt i ri ka dal me propozimin për formimin e një këshilli mbipartiak opozitar që do të kishte si qëllim bashkimin e të gjitha partive të reja për të mposhtur, siç thuhet, “partitë kriminalizuara aktuale të cilat qëllim parësor në veprimtarinë e tyre kanë interesat personale“.

“Lëvizja “Besa“ i qaset kësaj iniciative me vullnet që të artikulohet dhe mobilizohet sa më fuqishëm zëri opozitar, pa pretendime të veçanta për përfitime të kujtdoqoftë.

Jemi në gjendje të bashkëpunojmë me secilin, kushdoqoftë ai, mjafton ta ketë këtë ideal dhe këtë dëshirë“, ka deklaruar Bilall Kasami, nga Lëvizja “Besa“.

Partitë aktuale BDI dhe PDSH kanë thënë se nuk i tremben konkurrencës partiake, por sipas tyre, lindja e partive të reja do të dëmtonte votën e elektoratit shqiptar pasi paraqitja e më shumë partive do të reflektohej në përfaqësimin me mandate në Kuvend.

Lëvizje të reja politike janë paraqitur edhe tek maqedonasit. Subjekt me karakter qytetar ka paralajmëruar ish kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, por edhe aktivistët e lëvizjes majtiste “Solidariteti“.

Zhvillimet e këtilla në skenën politike priten edhe në të ardhmen ndërkohë që vazhdojnë bisedimet mes partive për zbatimin e marrëveshjes politike që parasheh përgatitjen e terrenit për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill të vitit 20016. (REL)

“Arti si mëkat”, libri i ri i Ismail Kadaresë

0

Një fragment mjaft ngacmues nga kjo sprovë letrare është publikuar sot, si një ftesë për lexim, fragment që zbulon paksa nga ky libër i ri i shkrimtarit.
Shtëpia botuese Onufri njoftoi daljen në librari të librit më të ri të shkrimtarit Ismail Kadare, “Arti si mëkat”, një sprovë letrare, ku Kadare zbërthen lidhjet e artistit dhe shkrimtarit me artin dhe letërsinë.

Një fragment mjaft ngacmues nga kjo sprovë letrare është publikuar sot, si një ftesë për lexim, fragment që zbulon paksa nga ky libër i ri i shkrimtarit. […]

Ja fragmenti:
”Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s’është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik.
Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit”

Plagosje në Deçan, dy të arrestuar dhe një në arrati

0

​Tre të dyshuar në Deçan kanë sulmuar dhe më pas kanë plagosur një person në këmbë me armë zjarri.

Viktimësi ështëofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekutgjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jete.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsapersoni i tret gjendet në arrati së bashku me armën që është përdorur në rast./kp/

Kontrabandë me barna ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë(Video)

0

Për më shumë se një dekadë, në bjeshhkët e Hanit të Elezit në mënyrë ilegale hyjnë barna dhe produkte të tjera si duhani e tekstili. Ekipi ynë qëndroi dy netë radhazi në fshatin Vertomicë për të parë nga afër se si kotrabanduesit e zhvillojnë aktivitetin e tyre pa u penguar nga askush./ 21 Media

Obama dhe Putin takohen javën e ardhshme

0

Një zëdhënës i presidencës së Rusisë tha sot se presidenti, Vladimir Putin, do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama, më 28 shtator, gjatë qëndrimit të Putinit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka konfirmuar se presidenti Obama do të takohet me liderin rus, në margjinta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Putinit.

Ky zyrtar tha se refuzimi i takimit do të ishte “papërgjegjësi”.

Obama do të “diskutoj për Ukrainën dhe do të fokusohet për të siguruar se Moska do t’i repsektoj përkushtimet e Minskut”, ka thënë ky zyrtar amerikan.

Erdoan uron Bajramin në gjuhën shqipe

0

Numri një i Turqisë, Recep Tayyip Erdoan, ka uruar edhe në shqip Bajramin, në mesin e 12 gjuhëve me të cilin ai i është drejtuar popujve të ndryshëm myslimanë me rastin e kësaj feste.

Erdoan i është drejtuar përmes rrjeteve sociale ndjekësve të tij edhe në shqip.

“Duke i uruar popullit tonë dhe të gjithë botës Islame Gëzuar Kurban Bajramin, uroj që kjo festë të sjellë qetësi për të gjithë njerëzimin”, ka shkruar Erdogan.

Vdekja e pelegrinëve s’është pasojë e organizimit të dobët

0

Taheer Zaman, një pelegrin britanik që mori pjesë në ritualin e fundit të Haxhit, e që u largua pak orë më herët se sa të ndodhte tragjedia në Mina, ka thënë për BBC-në se masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë.

“Kam qenë në Mekë për Haxh disa herë në 20 vjetët e fundit. Në fakt, nuk kam parë kurrë më shumë masa të sigurisë në Haxh sesa këtë herë. Kam parë një njeri që i ra të fikët nga nxehti dhe lodhja dhe menjëherë dhjetë anëtarë të stafit mjekësor vrapuan te ai. Masat e sigurisë janë më shumë se adekuate. Ato ishin mbi nivelin e kërkuar”, ka thënë ai.

Në ditën e parë të Bajramit të Vogël në Mekë kanë humbur jetën 717 pelegrinë për shkak të tollovisë dhe shtyrjeve. Shtyllën e pestë të islamit këtë vit po e kryejnë rreth 2 milionë vetë.

Buçiti Çarshia e Shkupit nga tingujt shqip(Video)

0

“Sofra Shqiptare” ishte ngjarja e fundit në kuadër të organizimeve të shumtra që u bënë brenda manifestimit “Tingujt e Çarshisë”. Kurshumli Hani vështirë akomodoi mysafirët e këtij manifestimi që, publikut shkupjan, ia garantoi disa orë argëtim me muzikë shqipe. Megjithatë, ka të rinj që kërkojnë më shumë aktivitete në Shkup, sidomos për artistët e rinj. Por, që të kuptoni se si u përmbyllën “Tingujt e Çarshisë”, ndiqni kronikën e përgatitur nga ekipi i TV21 në Maqedoni./ 21 Media