Lewandowski në Spanjë?

0

Agjenti i sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka pohuar se klienti i tij mund të largohet nga klubi gjerman në të ardhmen, mirëpo destinacioni më i mundur është Spanja.
Ai shton se Manchester United mund të përjashtohet në këtë garë, pasi sipas tij, lojtarit nuk i pëlqen moti i zakonshëm në Angli.

“Lojra si ajo kundër Wolfsburg do të ndihmojë jashtëzakonisht një lojtar që të rritet”, deklaroi agjenti i polakut, pasi ky i fundit arriti të shënonte ndaj Wolfsburg pesë gola për më pak se 10 minuta.
“Unë kam një plan për pjesën tjetër të karrierës së Robert. A mund të jetë në plan kalimi në Manchester? Atje gjithmonë bie shi. Mynih ka mot shumë më të bukur dhe është një vend më i mirë për të jetuar”.

“Spanja? Atje ndoshta është mjedisi më i mirë për një futbollist profesionist”.

Sulmuesi ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2019.

Horoskopi ditor (25 shtator 2015)

0

Dashi

Kreativiteti juaj në punë do të bëjë që ju të dalloheni nga pjesa tjetër e stafit. Megjithatë ndihma e të tjerëve është gjithmonë e nevojshme për të arritur dhe përfunduar ato që ju i keni vënë qëllim vetes. Por krahas kësaj është dikush që do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, mos hezito t’ja ofroni.

Demi

Kundërshtimi i Hënës dhe Venusi, do të shkaktojë shumë probleme në familje dhe punë. Kritika edhe më e vogël do shkaktojë irritim tek ju. Megjithatë, dashuria do të jetë e mirë sidomos në sajë të kalimit të Marsit në shenjën e Demit.

Binjakët

Këtë të premte do të ndjeheni të lodhur saqë nuk do të jeni në gjendje as për të kryer angazhimet e ditës. Megjithatë mëngjesi do të jetë i mbushur me fat, por në mbrëmje gjërat do ndryshojnë dhe një rrezik i papritur mund të prishë planet tuaja. Më mirë do të ishte të mendonit një alternativë tjetër.

Gaforrja

Horoskopi sot ofron momente tensioni, sidomos në familje, ku ju do të jeni i përfshirë në çështjet që ju shqetësojnë shumë pak. Ju nuk do jeni të disponueshëm, madje as në dashuri nuk do të mund të jeni pozitiv. Për fat të mirë në mbrëmje Hëna në Ujor do t’ju jap harmoni dhe qetësi të madhe.

Luani

Thuajini lamtumirë Marsit i cili tani do të kalojë te Virgjëresha. Më në fund do të jeni në një gjendje më të relaksuar për të rregulluar gjërat më me qetësi. Këtë të premte megjithatë ju do ju duhet të luftoni me opozitën e Hënës. Edhe pse do ju kushtoji shumë përpjekje, në fund do të dilni fitimtarë.

Virgjëresha

Sot horoskopi shënon hyrjen e Marsit në shenjën tuaj, e cila ju jep një vitalitet të fortë, por edhe shumë favore. Përsa i përket marrëdhënies me partnerit dhe me kolegët e punës, paraqiten të mira nëse do të dini të zgjidhni komunikimin e duhur. Mundohuni të menaxhoni më mirë kohën dhe energjinë për të marrë në drejtim objektivat tuaja.

Peshorja

Në favor të hënës në shenjën tuaj do e keni mjaft të lehtë pëlqimin nga miqtë dhe kolegët tuaj. Sot ju do të jeni shumë karizmatik. Mundohuni të mos harroni për angazhimet tuaja, një dëshirë e juaja do të realizohet në fundjavë. Dashuria dhe shëndeti i mirë.

Akrepi

Horoskopi për sot paraqet një ditë gri për ju të shenjës së Akrepit. Parashikohen disa konflikte pa shkak gjatë kësaj dite të cilat do t’ju mërzisin pa masë, pasi gjithçka do ta mbani brenda vetes. Në dashuri jeni të pavendosur se çfarë duhet të bëni. Duhet të sqaroheni njëherë me veten.

Shigjetari

Ditë me fat. Venusi dhe Hëna së bashku do t’ju mundësojnë disa takime të rëndësishme këtë të premte. Në fakt për ju janë planifikuar lajme të mira si në punë ashtu edhe në dashuri. Puna juaj është vlerësuar shumë, veçanërisht pasi keni arritur të bëni më talentet tuaj atë që asnjë se ka arritur. Kjo nuk do të ngelet pa u shpërblyer.

Bricjapi

Kjo e premte do të jetë plot me qëllime të mira, por vështirë për tu ruajtur gjatë! Në fakt, ju do ta filloni ditën duke bërë pazar, por kjo do të zbresë më shumë financat se sa ju e keni planifikuar. Mbrëmja paraqitet e mbushur me harmoni në shoqërinë e miqve.

Ujori

Ju të shenjës së Ujorit ditën e sotme do të keni një mbështetëse të fortë Hënën e cila së bashku me Uranin bën që gjithçka e planifikuar nga ju të shkojë më së miri. Edhe në dashuri është një moment pozitiv. Marsi ju përshëndet dhe do ju bëjë të harroni keqkuptimet që keni kaluar kohët e fundit me partnerin duke i zgjidhur problemet tuaja.

Peshqit

Marsi mund t’ju shkaktojë disa probleme ditën e sotme duke ju rrezikuar në biznes dhe në familje që të keni disa konflikte. Në mbrëmje tensioni do të ulet, por ju do të ndjeheni sërish të lodhur si pasojë e stresit të akumuluar gjatë të gjithë javës. Mundohuni që në mbrëmje të dilni për ajër të pastër për t’u ndjerë pak më të qetë me veten.

Sot asteroidi kalon afër Tokës

0

Sot do të kalojë afër Tokës një asteroid. Agjencia e Hapsirës NASA ka thënë se një asteroid masiv do të kalojë pranë Tokës ka shtuar se nuk ka rrezik për planetin tonë.

NASA konfirmon se Asteroid 2012 TT5 prej 270 metrash do të kalojë pranë Tokës dhe se njerëzimi do të jetojë edhe ditën tjetër…

Sofi Cruz, vogelushja që sfidoi sigurinë dhe takoi Papën

0

​Sofi Cruz,vajza 5 vjeçare emigrante e paligjshëm meksikane, në SHBA, ka sfiduar sistemin e sofistikuar të sigurisë , ngritur nga autoritetet e Uashingtonit për të mbrojtur Papa Françeskun.

Me lejen e vete Atit të Shenjët vogelushja Sofi Cruz, mbërriti te vetura e tij.Ajo kishte në dorë një letër ku shkruhej: “Flisni me Obamën dhe bindeni ta ndryshojë ligjin për emigracionin.

sofi kruz2

Shkarkohet Jabllanoviq

0

Përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës kanë vendosur që nga enjtja Aleksandër Jabllanoviq të mos jetë më as përfaqësues, as kryetar i Listës “Srpska”.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që Jabllanoviq të japë llogari për mjetet financiare që i ka shpenzuar.

Me këtë vendim ata e kanë njoftuar drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të enjten në mëngjes, në Beograd. Branimir Stojanoviq, zv.kryeministër i Kosovës, ka thënë se presin një përgjigje nga Qeveria e Serbisë.

Sipas tij, ky vendim nuk do ta përçajë Listën “Srpska”.

Ndërsa, Qeveria e Serbisë ka mbështetur këtë vendim.

Si ishte Shqipëria në vitet 1990-‘92(FOTO)

0
Këto foto të fotografit grek Nikos Economopoulos, përmbledhin harkun kohor 1990-1992 në Shqipëri.

Siç shihet, fotografi ndalet te njerëzit, fytyra e tyre, veshja, shikimi, ecja, argëtimi për të na dhënë një panoramë të asaj që Shqipëria ishte asokohe.

Fotot janë marrë nga portali Magnumphotos.

ALBANIA. Korce. 1990.

1990-1992, imazhe të një Shqipërie që nuk shlyhet nga kujtesa (Foto)

FSHF: Takim konsultativ për ndeshjen Shqipëri-Serbi

0

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, në qendër të vëmendjes së këtij takimi, ishin masat që do të merren për të garantuar rendin dhe zhvillimin normal të ndeshjes

24.09.2015 Fatjon Cuka sports

TIRANË (AA) – Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) u zhvillua sot një mbledhje me karakter informues në lidhje me organizmin e ndeshjes Shqipëri – Serbi, që do të zhvillohet më datë 8 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet zyrtare nga FSHF bëjnë të ditur se në takim morën pjesë përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s Keny Scott, ambasadori i Republikës së Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariç, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Serbisë,zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Altin Qato, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Plarent Ndreca dhe përfaqësues të organizmave që kanë lidhje me zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, në qendër të vëmendjes së këtij takimi, ishin masat që do të merren për të garantuar rendin dhe zhvillimin normal të ndeshjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, që ishte edhe mikpritësi i takimit, pas përfundimit të tij, deklaroi për faqen zyrtare të FSHF se: “Ishte një takim informues, në vazhdën e konsultave dhe takimeve që kemi zhvilluar gjatë gjithë kësaj periudhe, për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje. Të gjithë të pranishmit, informuan në lidhje me masat që duhet të marrin në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë”.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s, të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar u nisën për në Elbasan ku inspektuan nga afër stadiumin “Elbasan Arena”.

Papa në SHBA: “Ekuilibër delikat” në luftën kundër ekstremizmit fetar

0

Papa Françesku mbajti një fjalim historik në Kongresin amerikan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Ati i Shenjtë, në fjalimin e tij shprehu respektin ndaj Amerikës dhe vlerave të këtij vendi, preku temat më të mëdha që shqetësojnë botën sot dhe frymëzoi sallën ku ishin mbledhur dy dhomat e Kongresit me mesazhet e tij.

Është hera e parë që njëPapë flet në një Kongres amerikan.“Jam mirënjohës që jam këtu në tokën e të lirëve dhe në atdheun e trimave”, tha ai. Dhe duartrokitjet shpërthyen në atë moment dhe gjatë gjithë fjalimit. Pas tij ishin ulur dy katolikë amerikanë: Nënpresidenti Joe Biden dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner.

Papa Françesku e hapi fjalimin e tij historik në Kongres duke e përshkruar veten si një “bir i këtij kontinenti të madh” i bashkuar me Amerikën në një qëllim të përbashkët.

Papa preku të gjitha çështjet që shqetësojnë sot botën. Ai shprehu shqetësimin që bota është sot në konflikt. Papa bën thirrje për n jë “ekuilibër delikat” në luftën kundër ekstremizmit fetar për të garantuar se liritë themelore të njeriut nuk do të shkelen. Ai tha në fjalimin e tij para Kongresit se asnjë fe “nuk është e imunizuar nga format e keqkuptimit individual ose nga ekstremizmi ideologjik.”

Papa Françesku shprehu shqetësim të thellë në lidhje me masakrimin e të krishterëve dhe pakicave të tjera fetare në Lindjen e Mesme nga duart e ekstremistëve islamikë, me frikën se prania e krishterë në rajon është e rrezikuar.

Papa tha se liritë fetare, intelektuale dhe individuale duhet të mbrohen, ndërkohë që luftohet dhuna që kryhet në emër të fesë.

Papa bëri thirrje që të tregohet kujdes për të mos e ndarë botën në mënyrë simpliste në dy kampe – e mira dhe e keqja.

Ati i Shenjtë foli me ndjeshmëri të lartë për çështjen e emigracionit, madje edhe me nota personale.

“Të gjithë në kemi qenë dikur të huaj diku. E them këtë si bir imigrantësh”, tha ai duke iu referuar faktit që prindërit e tij ishin imigrantë italianë në Argjentinë.

Duke folur për krizën e imigracionit në Evropë, si dhe për debatet në Shtetet e Bashkuara mbi emigracionin nga Amerika Latine, Papa Françesku u bëri thirrje ligjvënësve “për t’u përgjigjur në një mënyrë që është gjithmonë humane, e drejtë dhe vëllazërore.”

“Ne nuk duhet të trembemi nga numri i tyre, por t’i shohim ata si njerëz, duke vështruar fytyrat e tyre dhe duke dëgjuar historitë e tyre, duke u përpjekur për t’iu përgjigjur sa më mirë që mundemi gjendjes së tyre,” tha Papa.

Ai përdori si ilustrim atë që e quajti rregull të artë: “Trajtoi të tjerët ashtu siç do doje të të trajtonin ata ty. Kjo na jep një drejtim të qartë”, tha ai duke shtuar se gjithkush duhet të trajtohet me respekt.

Nëse duam më shumë siguri, le të japim siguri, nëse duam jetë le të japim jetë, nëse duam mundësi, le të krijojmë mundësi.

Papa Françesku foli për pabarëzinë dhe drejtësinë sociale dhe klimën. Papa bëri thirrje që t’i jepet fund dënimit me vdekje në SHBA dhe në botë. Ai tha se çdo jetë është e shenjtë dhe shoqëria vetëm mund të përfitojë nga rehabilitimin i njerëzve të dënuar për krime.

Gjatë gjithë fjalimit, Papa përmendi katër figura qendrore amerikane, jetët e të cilëve mund të shërbejë si frymëzim ndërsa bota përballet me sfidat e vështira të sotme. Dy prej tyre ishin Abraham Lincoln dhe Martin Luther King. I pari për rolin e tij në lirinë dhe demokracinë amerikane. I dyti për ëndrrën, të drejtat civile. Ai tha se Amerika vazhdon të jetë tokë e shumë ëndrrave.

Dy të tjerët ishin Dorothy Day, themeluese e Lëvizjes së Punëtorëve Katolikë që përdori fenë e saj pë r të punuar për drejtësi sociale. Ndërsa I katërti ishte Thomas Merton, që nuk pati patur origjinë katolike u bë një murg I njohur dhe autor I njohur që nxiste paqen.

Pas fjalimit që u përshëndet me duartokitje të gjata, Papa foli edhe para të gjithë admiruesve të mbledhur para Kapitolit duke i përshëndetur ata ngrohtë.

Ishte një ditë e pazakontë për Washingtonin dhe Papa dukej në humor shumë të mirë. Solemniteti ishte kudo që nga pritja në Shtëpinë e Bardhë, tek entuziazmi i turmave në rrugët e Uashingtonit, tek Bazilika ku mbajtin meshën. Papa nuk hezitoi të përmendte tema delikate për politikën globale dhe amerikane si për shembull ngrohja globale. Papa Françesku u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin hapa urgjente për të parandaluar shkatërrimin e mjedisit në botë dhe për të lehtësuar problemin e varfërisë. Ai tha se probl emi i ndryshimeve klimatike, nuk mund t’i lihet brezit pasardhës.

Pas një parade në Parkun Kombëtar të Uashingtonit, Papa do të drejtojë një takim lutjesh me peshkopët amerikanë, si dhe një meshë ceremoniale për shpalljen shenjtor të Junipero Serras, priftit françeskan, i cili themeloi misionin katolik në brigjet e Kalifornisë, gjatë marshimit me pushtuesit spanjollë.

Policët kërcënohen në Prishtinë e Prizren, tre të arrestuar

0

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit duke mos i përfillur urdhrat kanë penguar zyrtarët policore derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kurse, në Prizren është arrestuar një i dyshuar, nën ndikim të alkoolit, pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri tre viktimat meshkuj, derisa ishin në një veturë përballë kalimit me të dyshuarin.

I dyshuari pasi është dërguar në stacion policor ka kanosur verbalisht një zyrtar policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KP

Blatter: FIFA t’i mbështesë SHBA-të dhe Zvicrën në hetime

0

Presidenti i Federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka kërkuar që kjo federatë ta mbështes hetimin amerikan dhe zviceran, lidhur me rastin për korrupsion në futboll, megjithqë hetimet e të dy vendeve mund ta godasin edhe atë, raporton AP nga Cyrihu.

FIFA duhet të bashkëpunoj, “pavarësisht se sa afër shtëpisë janë ato hetime”, ka shkruar sot Blatter në kolumnën e tij javore në revistën e FIFA-s.

“Kjo është rrugë e vështirë, të cilën ne duhet ta ndjekim, nëse jemi seriozë për ndryshime”, ka shkruar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Ky shkrim u paraqit një ditë pasi prokurori i përgjithshëm zviceran, Michael Lauber, i ka bërë presion FIFA-s që më mos e bllokoj dorëzimin e emailave të sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, i cili javën e kaluar është suspenduar nga Federata ndërkombëtare e futbollit, për shkak të lidhshmërisë së tij me marrrëveshjen e propozuar të shitjes në tregun e zi të biletave të Kupës Botërore.

Sot FIFA është pajtuar që t’i dorëzojnë emailat e zotit Valcke, kanë thënë prokurorët zviceranë.