Si po e ndihmon Norvegjia Brazilin për të shpëtuar Amazonën

0

Në shtator 2008, qeveritë e Brazilit dhe Norvegjisë ranë në një ujdi: nga ai moment deri në 2015-ën, vendi skandinav çdo vit do t’i paguante atij amerikano-latin shuma të konsiderueshme parash me kusht që Brazili të ulte në mënyrë të ndjeshme e të qëndrueshme shpyllëzimin e Amazonës.
Dhe Brazili ia doli, duke ulur me 75 për qind shpyllëzimin në “mushkërinë e Tokës” brenda këtyre shtatë viteve. Kështu që norvegjezët e respektuan marrëveshjen, dhe në dhjetor do t’i japin qeverisë braziliane 100 milionë dollarë. Kjo shumë u shtohet 900 milionë dollarëve të tjera që qeveria e Norvegjisë ka paguar që nga 2008-a.

Vitet e fundit Norvegjia ka bërë marrëveshje të ngjashme edhe me vende të tjera, mes të cilave Tanzania, Indonezia dhe Liberia. Këto marrëveshje janë pjesë e nismës NICFI (Nisma Ndërkombëtare e Norvegjisë për Klimën dhe Pyjet), e ideuar nga ministri norvegjez i Klimës dhe Mjedisit. Çdo vit NICFI u shpërndan rreth 300 milionë euro vendeve të ndryshme për luftimin e shpyllëzimit.

Falë ndihmës nga Norvegjia, Brazili i ka shtrënguar normat për mbrojtjen e mjedisit dhe e ka luftuar më lehtë problemin e shpyllëzimit. Sipas vlerësimeve, në shtatë vitet e fundit është arritur të shpëtohen rreth 53 mijë kilometra katrorë pyje amazoniane, e barabartë me më shumë se 14 milionë fusha futbolli.

Rezultatet pozitive po i shtyjnë dy shtetet ta zgjasin edhe më tej bashkëpunimin që është përshëndetur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun: “Ky është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar që duhet të kemi për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për planetin tonë”.

Dua Lipa performon në Youtube Space Los Angeles(Video)

0

Lipa paralajmëron edhe një projekt tjetër, të titulluar “Be The One”. Lipa jeton prej kohësh në Angli.
Së fundmi, ajo ka rrëmbyer zemrat e adhuruesve nga Kosova me këngën “New Love”. Madje, djemtë nga Maroon 5 lobuan për të.
Dua Lipa, një vajzë në të 20-tat e saj, simpatike e shumë e talentuar, ka marrë pjesë në sesionin e Youtube Space në Los Angeles. Lipa në Facebookun e saj ka publikuar videon ku shihet duke kënduar “Thinking Bout You”.
Lipa paralajmëron edhe një projekt tjetër, të titulluar “Be The One”. Lipa jeton prej kohësh në Angli.
Youtube Space janë hapësira ku kompania Youtube u jep mundësi artistëve dhe producentëve muzikorë të promovojnë veten e tyre. Të tilla sesione mbahen edhe në Tokio, Paris, Berlin, Londër, Nju Jork e Sao Paulo.

SHBA: Rusia mund t’i sulmoj kryengritësit e moderuar në Siri

0

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Rusia mund t’i sulmoj kryengritësit e moderuar në Siri, që luftojnë kundër presidentit, Bashar al-Assad, në mënyrë të pakontrolluar, deklaroi sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter. Ai theksoi se nëse Rusia është atje për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe për ta kërkuar një zgjidhje politike për krizën në Siri, atëherë nuk do të duhej t’i sulmonte në mënyrë të “pakontrolluar” armiqtë e Assadit. Në këtë rast, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të mund të “gjenin fusha të bashkëpunimit”.

Merkel: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, vende të sigurta

0

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur në Gjermani. Kështu ka deklaruar kancelarje e Gjermanisë Angela Merkel, duke shtuar se rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre. Kancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të migrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, shtete “të sigurta” të origjinës dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për migrantët, që posa kanë arritur. Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

Femra, ja çfarë ju bëjnë takat e larta

0

Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë. Këto të fundit rrëshqasin përpara kur ju vishni këpucë me takë të lartë.
E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve me majë.

Përveç kësaj, gishtërinjtë shtyhen përpara, gjë që krijon vështirësi: dhembje, thonj që hyjnë në mish etj.
Nëse këpucët në fjalë janë të mbyllura, për shembull, gishtërinjtë kanë tendencë të zënë myk.
Këpucët me taka të larta çekuilibrojnë trupin. Kur ju i vishni këpucët me takë të lartë, ato kanë tendencë për të kaluar prapa për të ruajtur një ekuilibër të mirë.

Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të lartë dëmton gjunjët.

Por të veshësh këpucë me taka të larta nuk ka vetëm anë negative.
Sipas një studimi të bërë nga urologia italiane Maria Cerruto, veshja e takave të larta lejon gratë për të ushtruar të gjithë muskujt e legenit.

Take

Shefi i sigurisë në UEFA, drejton Shqipëri-Serbi

0

Paraditen e djeshme në orën 10.00, në Federatën Shqiptare të Futbollit u zhvillua një mbledhje me karakter informues në lidhje me organizmin e ndeshjes Shqipëri – Serbi, që do të zhvillohet më datë 8 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në takim morën pjesë përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s Keni Skot, ambasadori i republikës serbe në Tiranë, Miroljub Zariç dhe përfaqësues të Federatës Serbe të Futbollit, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë Altin Qato, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca dhe përfaqësues të organizmave që kanë lidhje me zhvillimin e ndeshjes.

Në qendër të vëmendjes, së këtij takimi, ishin masat që do të merren në mënyrë që gjithçka në këtë ndeshje të shkojë sa më mirë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, që ishte edhe mikpritësi i takimit, pas përfundimit të tij, deklaroi për faqen zyrtare të FSHF: “Ishte një takim informues, në vazhdën e konsultave dhe takimeve që kemi zhvilluar gjatë gjithë kësaj periudhe, për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje. Të gjithë të pranishmit, informuan në lidhje me masat që duhet të marrin në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë”. Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s, të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Policisë së Shtetit, u nisën për në Elbasan ku inspektuan stadiumin “Elbasan Arena”.

Oficeri i UEFA-s për sigurinë vendosi që mediat të mos ishin të pranishme për asnjë moment në sallën e mbledhjeve, ndërsa i kërkoi të pranishmëve që detajet e diskutuara të mbahen “Top sekret”. “Çdo gjë është e detajuar. Është marrë një plan shumë i fort masash për sigurinë. Të gjitha janë në shërbim të ndeshjes, që të jetë sa më korrekte. Masat po merren mos të ketë incidente brenda dhe jashtë stadiumit. Shpresojmë që e gjithë kjo punë ti shërbejë rezultatit pozitiv drejt atij që është objektivi i Kombëtares” deklaroi Shulku. Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç refuzoi të japë komente rreth mbledhjes apo kërkesave të palës që përfaqësonte. “E di që jeni mjaft të interesuar,shkruan Shekulli.
Por, keni pjesëmarrës të tjerë në mbledhje, unë nuk mund te komentoj”, është shprehur serbi. Siguria më 8 tetor në Elbasan Arena është në duart e Keni Skot. Bëhet fjalë për një prej zyrtarëve më të lart të UEFA-s, që shërben në rolin e Oficerit të Sigurisë për institucionin e Mishel Platini. Britaniku është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Madje, prej ngjarjeve të një viti më parë, kur sfida në Beograd u ndërpre mes dhunës dhe racizimit ndaj lojtarëve kuqezi. Keni Skot ishte zyrtari i lart i UEFA-s që bëri të pamundurën për vazhdimin e sfidës së 14 tetorit, duke anashkaluar thirrjet anti-shqiptare, incidentet dhe brutalitetin nga huliganët serbë.

Tensionohen raportet Serbi-Kroaci

0

Janë shtuar tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, në pamundësi që këto dy vende të gjejnë një mënyrë të duhur për t’u ballafaquar me mijëra migrantë, të cilët përmes vendeve të Ballkanit, duan të shkojnë në BE. Serbia ka ndaluar të enjten importet kroate, në shenjë proteste, pasi kjo e fundit ka mbyllur të gjithë kufijtë me Serbinë.

Tsipras merr një telefonat nga Obama

0

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, ka pranuar për fitoren e tij një telefonat nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Kjo bëhet e ditur përmes një deklarate për media të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se pos urimit për fitoren Obama me Tsipras kanë biseduar edhe për reformat që fqinji ynë jugor është i detyruar të zbatojë për të kapërcyer krizën.

Një temë tjetër që dy liderët kanë biseduar sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, ka qenë edhe kriza e fundit e refugjatëve sirianë pasi në Greqi kanë zbarkuar një numër i madh i tyre.

Në mesin e këtyre bisedave dy liderët nuk kanë lënë pa prekur si temë edhe problemet me Qipron dhe përpjekjet që po bënë pala greke për një zgjidhje të pranueshme.

Objektivat e OKB-së për transformimin e botës

0

Më shumë se 150 udhëheqës nga e gjithë bota, duke përfshirë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin e OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, më 25-27 shtator në Selinë Qendrore të OKB-së në Nju Jork, për të miratuar zyrtarisht një program të ri ambicioz për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky program historik do të shërbejë si pikënisje për veprim nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë kombëtare për të nxitur prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë, në 15 vitet në vijim.

Në një deklaratë pas konsensusit të arritur nga Shtetet Anëtare në lidhje me dokumentin që doli nga Samiti më 2 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha: “Marrëveshja përfshin një program universal, transformues dhe të integruar që përbën një kthesë historike për botën.”

“Ky është programi i Popullit, një plan veprimi për t’i dhënë fund kudo varfërisë në të gjitha dimensionet, në mënyrë të pakthyeshme, dhe për të ecur të gjithë me një hap,” – tha ai.

Miratuar nga të 193 Shtetet Anëtare të OKB-së, programi i propozuar, që titullohet “Ta transformojmë botën: Programi për Zhvillim të Qëndrueshëm, 2030”, konsiston në një Deklaratë, 17 Objektiva për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe 169 tregues të synuar, një rubrikë mbi mjetet e vënies në zbatim dhe partneritetin e ripërtërirë global, dhe një kornizë për shqyrtim dhe ndjekje të ecurisë.

Ky program është i veçantë sepse kërkon veprim nga të gjitha vendet, të varfra, të pasura dhe të mesme. Ai pranon se eliminimi i varfërisë duhet të ecë paralelisht me një plan për rritjen ekonomike në të cilin trajtohen një varg nevojash sociale përfshirë arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe punësimin, duke trajtuar edhe ndryshimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit. Në të mbulohen edhe çështje të tilla si pabarazia, infrastruktura, energjia, konsumi, biodiversiteti, oqeanet dhe industrializimi.

Programi i ri për zhvillim të qëndrueshëm mbështetet tek suksesi i Konferencës për Financimin për Zhvillim që u mbyll kohët e fundit në Adis Abebë të Etiopisë. Pritet që ky program të ndikojë pozitivisht edh e në negociatat për një marrëveshje universale dhe kuptimplotë për klimën në Paris në muajin dhjetor.

Procesi ndërqeveritar drejt veprimit global në të mirë të njerëzve dhe planetit

Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM), të cilët sollën lëvizjen më të suksesshme kundër varfërisë në histori, shërbejnë si trampolinë për programin e ri për zhvillim të qëndrueshëm që do të miratohet nga udhëheqësit e botës me data 25-27 Shtator 2015

Pas Konferencës së OKB-së për Mjedisin dhe Zhvillimin (Samiti për Tokën) të mbajtur në 1992 në Rio de Zhanjero, Brazil, bota ka identifikuar një rrugë të re drejt mirëqenies për njerëzit: rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm, i prezantuar në Agjenda 21, pranonte se zhvillimi ekonomik duhet drejtpeshuar me një rritje e cila përmbush nevojat e njerëzve dhe mbron mjedisin.

Programi i ri për zhvillim të qëndrueshëm mbështe tet tek rezultatet e Samitit Botëror të vitit 2002 për Zhvillim të Qëndrueshëm, Samiti i vitit 2010 për OZHM-të, rezultatet e Konferencës së OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm në 2012 (Rio+20) dhe mendimet e njerëzve në mbarë botën.

Duke njohur sukseset e OZHM-ve, vendet kanë rënë dakord në dokumentin “E ardhmja që duam”, i cili doli nga Rio+20, që të krijojnë një grup pune të hapur për të hartuar një paketë objektivash për zhvillim të qëndrueshëm, për diskutim dhe veprim.

Pas më shumë se një vit diskutimesh dhe konsultimesh gjithëpërfshirëse dhe intensive, Grupi i Hapur i Punës propozoi 17 objektiva konkretë të shoqëruar me 169 tregues të synuar.

Negociatat ndërqeveritare për përbërjen e objektivave kanë zgjatur më shumë se dy vjet dhe kanë përfshirë kontribute të shumta nga shoqëria civile dhe nga palë të tjera interesi. Konsultimet gjithëpërfshirëse dhe transparente çuan në arritjen e një konsensusi më 2 gusht për një dokument mbi programin e ri për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky program i ri do të miratohet nga udhëheqësit e botës në Samitin për Zhvillimin e Qëndrueshëm, të muajit shtator 2015.

Cilat janë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm?

Objektivi 1 Eliminimi i varfërisë në të gjitha format kudo

Objektivi 2 Eliminimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme

Objektivi 3 Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe

Objektivi 4 Sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të drejtë dhe nxitja e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë

Objektivi 5 Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave

Obje ktivi 6 Sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujësjellës-kanalizimeve për të gjithë

Objektivi 7 Sigurimi i lidhjes me energji të përballueshme, të sigurt, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë

Objektivi 8 Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë

Objektivi 9 Ndërtimi i infrastrukturave rezistuese, nxitja e industrializimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitja e novacionit

Objektivi 10 Zvogëlimi i pabarazisë brendapërbrenda vendeve dhe mes tyre

Objektivi 11 Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm

Objektivi 12 Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit

Obje ktivi 13 Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij

Objektivi 14 Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillimin e qëndrueshëm

Objektivi 15 Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit

Objektivi 16 Nxitja e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimi i mundësisë për drejtësi për të gjithë dhe ngritja e institucioneve të efektshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet

Objektivi 17 Fuqizimi i mjeteve të vënies në zbatim dhe rigjallërimi i partneritetit botëror për zhvillim të qëndrueshëm.

​Një delegacion i Parlamentit Evropian takon krerët e shtetit

0

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtë të Parlamentit Evropian (AFET), i cili është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë, do të takohet me krerët e shtetit në Kosovë.
Ky delegacion duke filluar që nga ora 08:15, do të takojë presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

E më vonë, rreth orës 09:15, do të takojë edhe Kryeministrin Isa Mustafa, por, bashkë me dy ministrat e tij, atë të drejtësisë Hajredin Kuçi dhe atë për Integrime Evropiane Bekim Çollaku.
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.