Era bëhet e ‘zezë’ (Foto)

0

Këngëtarja Era Istrefi sic duket me ndryshimin e motit ka vendosur që edhe ajo ta ndërroj paksa lookun e saj.
Kësaj rradhe Era e ndërron stilin e flokëve, përkatësisht flokët e bardha ajo i kthenë në të zeza.
Se a i shkon ngjyra e zezë Erës apo jo,mund ta gjykoni vetë në foton e mëposhtme.

Robert Lehrbaumer dirigjon koncert të Filarmonisë së Kosovës

0

Filarmonia e Kosovës koncertin e radhës do ta mbajë më 27 shtator në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Soliste e kësaj mbrëmjeje do të jetë pianistja e mirënjohur kosovare, Lejla Pula, ndërsa koncerti do të dirigjohet nga austriaku Robert Lehrbaumer.
Koncerti fillon nga ora 20:00.

​ShBA e gatshme të ndihmojë Kosovën në luftimin e Korrupsionit

0

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, tha se sondazhet tregojnë se qytetarët e shohin korrupsionin si pengesën kryesore.

Delawie theksoi se luftimi i korrupsionit kërkon shumë punë.

Ai tha se ShBA është e gatshme ta ndihmoj Kosovën në luftimin e korrupsionit

Pele: Preferoj Arsenalin para Chelseas

0

Legjenda braziliane Pele ka thënë se ai do luante më përpara për Arsenalin se sa për Chelsean, nëse ai do ishte në kohën e tij. Arsenal do ishte një skuadër e mirë për të luajtur. Më pëlqejnë skuadrat që luajnë futboll të hapur. Sot është e vështirë të vendosësh se cilat ekipe luajnë në këtë mënyrë. Mes Chelseat dhe Arsenal? Do luaja për Arsenal nëse do kisha shansin, përfundoi Pele.

Mustafa: Peshk i madh është secili që bënë korrupsion

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se si shoqëri nuk kanë krijuar kritere morale as ligjore për ta luftuar korrupsionin.

Ai tha se nuk luftohet korrupsioni duke kërkuar peshq të mëdhenj, pasi sipas tij peshk i madh është secili që bënë korrupsion.

Mustafa, shtoi se duhet ta luftojnë korrupsionin edhe në institucione edhe në agjenci të pavarura që ta zhdukin këtë dukuri

Si ndikon vjeshta në lëkurën tuaj ?

0

Periudha e vjeshtës mund të paralajmërojë shumë gjëra, por ajo gjithashtu sinjalizon diçka që ju mund ta keni anashkaluar- ndryshimin e kujdesit të lëkurës. Sepse gjetja e rrobave tuaja më të trasha për këtë periudhë është mjaft e lehtë, por duhet të dini edhe se çfarë ndodhë saktësisht me ndryshimin e lëkurës suaj dhe komplikimet e tranzicionit. Ja çfarë duhet të dini për gjendjen e lëkurës suaj:

Është shumë e thatë
Moti i ftohtë është shenjë se ju duhet të shtoni më tepër produkte hidratuese në rutinën tuaj. Nuk keni nevojë për sapune reklamuese, keni nevojë më tepër për pastrues të butë që kanë efekt hidratues.

Është shumë e ndjeshme

Lëkura bëhet shumë e ndjeshme apo sensitive me ndryshimin dhe ftohjen e motit gjatë kësaj stine. Ndoshta duhet të pushoni së përdoruri preparatet kozmetike për një periudhë. Kur ju të përmirësoni këtë barrier dhe ti jepni pushim lëkurës suaj nga irritimi i mundshëm (si psh. acidet dhe scrub) lëkura mund të mirret me ndërtimin e kolagjenit, thotë dermatologu Ava Shamban. Nga ana tjetër, largoni trajtimet aggressive për pak kohë dhe përpiquni të bëni më pak eksfoliant fytyrës (një herë në javë në krahasim me dy herë) – përqëndrohuni në pastrim të butë dhe hidratim.

Lëkura pëson tronditje nga stina e verës
Pavarsisht nëse keni kaluar muajt e fundit në plazh apo jo, ju pësoni dëmtime nga dielli në formën e pikave të zeza apo shenja plakjeje. Dr. Goldenberg rekomandon të shtoni në rutinën tuaj retinoid për të riparuar lëkurën dhe të shtoni pamjen rinore. Një tjetër symptom i muajve të verës është edhe zgjerimi i poreve. Dielli dhe nxehtësia stimulojnë gjëndrrat të prodhojnë më shumë yndyrë, ku së bashku me papastërtitë dhe keratinën mbushin poret. Rrezatimi ultravjollcë, i cili depërton në dermis, dobëson dhe prish kolagjenin dhe elastin-in, strukturën themelore të lëkurës dhe kjo i bën poret që të zgjerohen edhe më shumë, thekson dermatologia nga New York City, Dr. Ellen Marmur. Ajo sugjeron për serume apo hidratues me acid salicilik që ka efekt pastrues për poret.

Është më e ndijshme si pasojë e dëmtimeve të diellit
Jo sepse dielli është më i forte, por indeksi i rrezeve ultraviolet mund të vazhdojë të jetë i lartë dhe ju nuk jeni mjaftueshëm të vetëdijshëm për mbrojtje. Aplikoni hidratues me mbrojtje nga dielli të paktën çdo mëngjes dhe krem me mbrojtje nga dielli me SPF 50 kur jeni të ekspozuar në natyrë, këshillon Goldenberg.

Lëkura mund të mos ketë qarkullim të mirë të gjakut
Koha e ftohtë ngushton enët e gjakut dhe në këtë mënyrë mund të pengojë qarkullimin e saj. Pa rrjedhjen e duhur të gjakut në lëkurë, fytyra juaj mund të duket e zbehtë. Që të siguroheni për të mos humbur shkëlqimin tuaj, përdorni antioksidantë që janë të njohur për stimulimin e qarkullimit të gjakut, si ekstrakt rozmarinë, xhensen dhe menteje

Jahjaga: Sfida të mëdha, synojmë BE-në

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, zonja Ulrike Lunaçek.

Presidentja Jahjaga e njoftoi këtë delegacion me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në proceset dhe reformat që janë duke u zhvilluar e që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Presidentja Jahjaga tha para deputeteve evropianë se sfidat e Republikës së Kosovës janë të ngjashme me ato të të gjitha vendeve të rajonit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për tejkalimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë për të gjithë qytetarët.

Presidentja Jahjaga theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, vendosjen e rendit dhe ligjit, duke konstatuar se Kosova është shembull për gjithë rajonin për qasjen që ka treguar ndaj sfidave globale siç është ekstremizmi dhe radikalizmi.

Presidentja Jahjaga me deputetët evropianë bisedoi edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku edhe një herë ritheksoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces, pasi që vlerësoi se ka ngecje në zbatimin e tyre në praktikë. Ajo rikonfirmoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Serbinë.

Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi se vendimi për krijimin e kësaj force është bërë pas rishikimit të sektorit të sigurisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, zonja Ulrike Lunaçek dhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, shprehën mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës. Ata çmuan lart rolin e Presidentes Jahjaga në krijimin e imazhit shumë pozitiv të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e saj në zhvillimet brenda vendit.

Suharekë, burri e bënë gruan për spital

0

Një burrë nga Suhareka e ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshje ndërmjet vete.
Siç raporton Policia, viktimës i është dashur trajtim mjekësor pasi që ka pësuar lëndime.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graçanicë

0

Në fshatin Lapla Sellë të Graçanicës, Policia e Kosovës është njoftuar se një qytetar serb ka gjetur një mjet të pashpërthyer.
Pas marrjes së informacionit njoftohet se njësiti policor ka bërë sigurimin e vend – ngjarjes, përderisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Papa: Jemi pranë vëllezërve myslimanë

0

Papa Françesku shprehu ngushëllime për tragjedinë e së enjtes në Mekë, ku më shumë se 700 besimtarë myslimanë u vranë e mbi 800 të tjerë u plagosën nga shtypja gjatë ritualeve të shenjta të Haxhit.
”Jemi pranë vëllezërve myslimanë pas tragjedisë që ata pësuan në Mekë”, deklaroi Ati i Shenjtë, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të një meshe me përfaqësues të klerit, udhëheqësi i katolikëve dje përshëndeti “vëllezërit myslimanë” që “festojnë Ditën e Sakrificës”.