Shkencë: “Studimet albanistike në Amerikë”(Video)

0

Studimet albanistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndihmesë me vlerë në njohjen e botës shqiptare. Albanistët amerikanë kanë shtruar çështje themelore në studimet gjuhësore shqiptare. Kështu u tha në konferencën shkencore “Studimet albanistike në Amerikë”, që filloj sot në Prishtinë e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. / 21 Media

Veseli: Kosova ka përmbushur detyrimet ndaj liberalizimit të vizave

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, znj. Ulrike Lunaçek.

Kryetari Veseli e njohu Delegacionin me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, nevojën e nënshkrimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim me deputetët evropianë, z. Veseli vuri në dukje se Kosova ka përmbushur detyrimet e veta karshi standardeve për liberalizim të vizave. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e procesit të dialogut, si dhe zhvillimit ekonomik.

“Është sfidë zhvillimi ekonomik. Sot të rinjtë tanë kanë vështirësi, ngase zhvillimi që vjen nga lëvizja e lirë e njerëzve, ideve dhe mallrave, mbetet ende e kufizuar. Po presim që nënshkrimi i MSA-së të ndodh sa më shpejt dhe procesi i euro-integrimeve të vendit tonë të vijojë me intensitet”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Zonja Lunaçek dhe anëtarët tjerë të delegacionit shprehën mbështetjen për proceset integruese që po kalon Kosova dhe punën e përkushtuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova gëzon mbështetje të fuqishme të deputetëve të Parlamentit Evropian dhe vuri në dukje se zhvillimi ekonomik mbetet sfidë për rajonin dhe më gjerë.

Dënohet Xhaka!

0

Federata Zvicerane e Futbollit përdor “dorë të rëndë” ndaj Taulant Xhakës. Mesfushori u pezullua për katër javë në Superligën helvete, pas episodit në humbjen 4-3 që Basel pësoi në fushën e Young Boys. Futbollisti shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes, pasi humbi kontrollin gjatë një debati me Renato Steffen. Pas shkëmbimit të fjalëve, Xhaka e goditi kundërshtarin me shuplakë duke shkaktuar tension në fushë ndaj lojtarëve të të dyja skuadrave.

Disiplinori në Zvicër nuk mbajti parasysh faktin që Steffen e provokoi verbalisht Xhakën, por vendosi të ndëshkonte vetëm agresionin fizik ndaj futbollistit të Young Boys. Prej shuplakës, mesfushori kuqezi u pezullua menjëherë për tre ndeshje zyrtare. Dënimit i shtohet skualifikimi edhe për një tjetër takim, pasi më parë gjatë përballjes lojtari i Basel ishte ndëshkuar me kartonin e katërt të verdhë, që shoqërohet me pezullimin për një tjetër ndeshje. Një vendim të cilin Baseli do ta apelojë, për të ulur dënimin e titullarit të padiskutueshëm të skuadrës kampione, transmeton Supersport. Prej dënimit, deri në impenjimet me Kombëtaren për sfidat me Serbinë dhe Armeninë, Taulant Xhaka do të humbasë dy ndeshje të kampionatit kundër Luganos dhe Zurich. Pezullimi nuk pritet të ndikojë në formën e lojtarit për kualifikueset e Euro 2016, edhe sepse ai do të ketë mundësi të aktivizohet në ndeshjen e Europa League, ku gjatë javës së ardhshme Baseli do të luajë përballë Lech Poznan.

Reagimet për planin e Brukselit për refugjatët

0

Shefi i agjencisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka deklaruar se është i dëshpëruar për faktin se plani i Bashkimit Evropian për të ndihmuar valën e refugjatëve nuk ka arritur të hap më shumë rrugë ligjore për hyrjen e tyre në Evropë.
Antonio Guteresh në parim përshëndeti planin e unionit për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve dhe për të shtuar ndihmat për shtetet fqinje të Sirisë, prej nga vijnë pjesa më e madhe e refugjatëve që muajve të fundit kanë hyrë në Greqi dhe Turqi.
Guteresh theksoi se duhet të bëhet më shumë për përmirësimin e kushteve në objektet për pranim dhe regjistrimin e mesatarisht 5 mijë personave, të cilët po hyjnë për çdo ditë në Evropë.
Shërbimi i Gutereshit vlerësoi se programi i Bashkimit Evropian është i kufizuar në krahasim me nevojat dhe bëri thirrje për rritjen e mundësive ligjore për qasjen e refugjatëve në territorin e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, vala e refugjatëve të ri, të cilët po hyjnë në Evropë, po vazhdon. Austria ka njoftuar sot do të vazhdojë edhe për 20 ditë tjera masat e kontrollit në kufi, të cilat Vjena i riktheu javën e kaluar dhe se për këtë sot ka njoftuar Komisionin e Evropës.
Policia hungareze ka njoftuar sot se ka nisur procedurat ligjore kundër 8100 refugjatëve të ri, të cilët kanë hyrë në territorin hungarez, ndërsa autoritetet kroate kanë theksuar se që nga fillimi i krizës, në Kroaci kanë hyrë mbi 55 mijë refugjatë, me 9 mijë prej tyre që kanë hyrë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Në Paris, Kryeministri i Francës, Manuel Valls, bëri të qartë se vendi i tij ka ofruar që të pranojë 30 mijë refugjatë dhe se nuk do të shkojë përtej kësaj shifre.

Kosovë: Pagesat për veteranët fillojnë prej 1 tetorit(VIDEO)

0

Nga 1 tetori të gjithë ata që kanë fituar statusin e veteranit luftëtarë do të mund të aplikojnë për t’i realizuar beneficionet.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi njoftoi kabinetin qeveritar se ka aprovuar udhëzimin administrativ për aplikim për pensionin e veteranit luftëtarë. Ai po ashtu tha se pagesa do të filloj të realizohet nga data e aplikimit që është 1 tetori.
Ndërsa me propozimin e kryeministrit edhe veteranët nën moshën 35 vjeçare do të marrin pensionin prej 170 euro, e jo 130 siç ishte marr vendim në mbledhjen e kaluar të Qeverisë./ 21 Media

Në radhë për një iPhone 6S (Foto)

0

Dalja në shitje e iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus ka shkaktuar radhë të gjata para dyqaneve të Apple-it në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera.
Kërkesa e madhe për risitë teknologjike ka bërë që qindra njerëz të mblidhen para dyqaneve në Londër, madje disa prej tyre kanë zënë radhën që një ditë më përpara, duke u gdhirë bashkë me tendën e fjetjes para vitrinave.

Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, interesi duket sikur është ulur. “The Telegraph” shkruan se 400 blerës prisnin radhën sot para dyqanit “Apple” në sheshin “Covent Garden”, ku një vit më parë radha përbëhej nga 1000 admirues të produkteve teknologjike të kompanisë së Steve Jobs.

1

2

3

4

Lokali më i çuditshëm në Berlin

0

Bari i pazakontë në Berlin i quajtur „Madame Claude“, definitivisht do tua marrë mendjen pa marrë parasysh se a jeni të dehur, sepse mobiljet në të gjenden në tavan. I inspiruar nga një ëndërr fëmijërore ku banesa ishte e kthyer mbrapsht, bari, i hapur nga disa shokë, ka mobilje dhe këpucë në tavan.

1_1443074779-1500129
Mos u brengosni, nuk duhet të uleni në tavan sepse bari ka karrige dhe tavolina edhe në dysheme poashtu, por në shikim të parë do tju vjen rëndë të dalloni pjesën e poshtme nga të sipërmen.Që të ruhet iluzioni, bari punon mjaft. Fotografia është e kthyer për 180 shkallë për ta theksuar pamjen reale të moblijeve të vendosura në tavan. Ja se si duket për mysafirët e barit.

 

2_1443074783-6430789

Prishtinë: Veseli, korrupsioni zbehë imazhin e Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli potencoi sfidat me të cilat po përballet vendi ynë, si në konsolidimin e brendshëm shtetëror, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Në rrafshin e brendshëm, theksoi kryetari Veseli, janë bërë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit, por punët e pakryera ende janë shumë të mëdha.
“Fatkeqësisht, punët e mira që janë bërë, po errësohen nga një mori fenomenesh negative, sikurse janë korrupsioni dhe brishtësia institucionale. Të dy këto fenomene e ushqejnë njëra-tjetrën. Brishtësia institucionale krijon tokë pjellore për lulëzimin e korrupsionit. Dhe anasjelltas : korrupsioni i bën edhe më të brishta dhe më joefektive institucionet”, tha kryetari i Kuvendit.
Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari Veseli vuri në pah rëndësinë e ballafaqimit me faktin se perceptimi mbi korrupsionin në Kosovë është tejet i përhapur dhe raportet ndërkombëtare vazhdojnë ta theksojnë këtë perceptim, sikurse edhe mediat e opinioni publik.
Figura e zyrtarit shtetëror, në masë të madhe është diskredituar, duke krijuar kështu imazhin e një shoqërie të korruptuar. Pasojat prej kësaj, sipas kryetarit Veseli, janë tejet të mëdha: Kosova rrezikon të humbas kredibilitetin te mbështetësit dhe partnerët ndërkombëtarë, te të gjithë ata që mendojnë të investojnë kapitalin e tyre zhvillimor në Kosovë, si dhe te vet qytetarët tanë.

“Humbja e besimit të brendshëm dhe të jashtëm është lajmi më i keq për një shtet në zhvillim. Prandaj është urgjente që luftimin e korrupsionit ta ngrisim në prioritet nacional. Sot ne duhet që luftën kundër korrupsionit ta kuptojmë si akt patriotik. Sot, shteti i Kosovës ka nevojë për këtë lloj patriotizmi. Ky patriotizëm duhet të kultivohet së pari brenda vet institucioneve, duke filluar nga elitat politike. Kjo nuk bëhet përmes edukimit apo fushatave të vetëdijesimit, por përmes veprimit të pakompromis të ligjit. Heronjtë që i duhen sot Kosovës janë heronjtë që denoncojnë dhe luftojnë korrupsionin”, tha në fjalën e tij kryetari Veseli.
Kreu i legjislativit të vendit shtoi se përveç sundimit të ligjit, nuk ka formulë tjetër për të ecur përpara në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin demokratik të shtetit.
“Sot në botë janë përhapur shumë modelet politike që kombinojnë autoritarizmin politik me zhvillimin ekonomik. Ne kemi luftuar, kemi derdhur gjak, për t’i hequr qafesh këto modele. Rruga jonë është tjetër. Rruga jonë është modeli perëndimor i zhvillimit dhe mirëqenies. Duke luftuar korrupsionin ecim më shpejt drejt këtij modeli. Duke e luftuar përnjëmend, e jo duke bërë sehir me deklarata pompoze”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Teherani: Në tragjedinë e haxhillëkut kanë vdekur 113 iranianë

0

Zyrtarët e Iranit thonë se së paku 131 iranianë janë në mesin e 717 pelegrinëve, që dje kanë humbur jetën në rrëmujë gjatë haxhillëkut në Arabinë Saudite. Shefi i Organizatës iraniane të haxhillëkut, Said Ohadi tha se ishin plagosur edhe 60 iranianë të tjerë. Zyrtarët e Arabisë Saudite thanë se së paku 717 vetë kanë humbur jetën dhe 805 të tjerë janë plagosur, gjatë rrëmujës në vendin e ritualit të fundit të haxhillëku, kur qindra mijëra njerëz në mënyrë simbolike e kryejnë gjuajtjen e gurëve kundër djallit.

“A War” përfaqëson Danimarkën në Oscars

0

“A War” është filmi që sivjet do ta përfaqësojë Danimarkën në nominimet për ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve Oscars.

Filmi ka për regjisor Tobias Lindholm, ndërsa juria e ka quajtur filmin një sfidë në vetvete.
“Ishte një sfidë e veçantë të zgjedhësh këtë film, sepse kishim kandidatë të fortë për këtë garë” kanë shkruar anëtarët e jurisë.

Filmi është shfaqur në Festivalin e Venecias ndërsa përfshin luftën në Afganistan, dhe kthimin e ushtarëve të Danimarkës në atdheun e tyre.
Filmi zgjatë 115 minuta ndërsa në të luajnë Pilou Asbæk, Tuva Novotny, Dar Salim, Søren Malling, Charlotte Munck, Michael Gade Thomsen, Alex Høgh Andersen, Dulfi Al-Jabouri.