Londër, zjarr në xhaminë më të madhe në Evropën Perëndimore

0

Xhamia më e madhe në Evropën Perëndimore gjatë të shtunës është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm
Mediat britanike raportojnë se për fikjen e zjarrit të rënë në xhaminë Bajtul Futuh në Londrën jugore marrin pjesë dhjetë automjete zjarrfikëse dhe 70 zjarrfikës. Sipas informatave jozyrtare, zjarri ka shpërthyer në katin e poshtëm të xhamisë, ku më pas ka përfshirë edhe katin e parë.

Nga policia londineze njoftuan se ende nuk i dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, dhe që për më tepër informacion do të dalin pas fikjes së zjarrit dhe hetimit i cili do të bëhet. Nga ndihma e shpejtë bëjnë të ditur se është një person i asfiksuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Xhamia Bajtul Fatah është ndërtuar në vitin 2003, ndërsa ka kushtuar rreth 5,5 milionë paund. Shumë njerëz e konsiderojnë si njëra nga xhamitë më të mëdha në Evropën Perëndimore, ndërkohë ajo ka një kapacitet prej rreth 10.000 personash.

Han: Vala tjetër e refugjatëve do të jetë nga Libani

0

Komisionari për Zgjerim për Bashkimin Evropian Johannes Han ka vlerësuar se vala e ardhshme e refugjatëve do të mund të jenë nga Libani “shtet i brishtë në të cilin situata është dramatike”.
“Jam i brengosur me zhvillimet në Liban . Situata është pjesërisht dramatike . Nga ky vend mund të shkojë vala tjetër e refugjatëve “, tha Han në një intervistë për Die Welt ,duke shtuar se në Liban tashmë janë 1.2 milionë refugjatë sirianë .

Han ka vlerësuar se Libani është vendi më i ndjeshëm në regjin duke insistuar në jo stabilitetin politik në këtë vend, shkallën e lartë të papunësisë dhe ekonominë e keqe.

Në mënyrë si ta ndalojnë fluksin e refugjatëve, Bashkimi Evropian ka vendosur të mërkurën që të ndihmojnë financiarisht Libanin, Jordaninë dhe Turqinë të cilat kanë pranuar numrin më të madh të refugjatëve nga Siria dhe Iraku.

1Kafe me Mamen në TV21

0

Nga kjo e diele në TV21 në Maqedoni,këngëtarja Big Mama do të startojë me emisionin e saj “1Kafe me Mamen”,i cili fillon në orën 15:00.
E veçanta e këtij emisioni të Bigut do të jetë se do të ketë shumë gjëra të bukura për shikuesit duke filluar nga musafirët në studio,muzikë live gjatë emisionit,gjëra ekskluzive,lojëra interesante etj.
Shikuesit nga Kosova emisionin e Big Mamës mund ta ndjekin në TV21 M në rrjetin tokësorë dixhital me një antenë të thjeshtë tokësore.
Platforma e 21Media, frekuenca 48, apo bëni kerkim automatik ne kanalet dixhitale.

Mustafa dhe Thaçi në Samitin kundër ISIS-it (Video)

0

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi udhëtuan për në Nju-Jork, ku do të marrin pjesë në Samitin kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm. U ftuan nga presidenti amerikan Obama. Samitin në Nju Jork do ta ndjekë edhe drejtori i Informacionit i Radiotelevizionit 21 Eugen Saraçini./21Media

Kosovë: Nuk ka rritje të çmimeve të karburanteve (Video)

0

Vendimi i Qeverisë një ditë më parë për vendosjen e normës së tatimit të akcizës nga 10% në 15% për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera po shihet si vendim pozitiv nga naftëtarët.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ky vendim nuk do të ndikoj në rritjen e çmimit të karburanteve.

Një çmim në raft, një tjetër në arkë(Video)

0

Konsumatorët po ankohen se shpesh mashtrohen në dyqane. Një çmim figuron në raft e një çmim tjetër në arkë.
Inspektorati i tregut për pesë muaj gjobiti 18 pronarë dyqanesh.

Shembje e radhës ne Shipkovicë, banorët e bllokuar dhe të izoluar

0

Festën e Bajramit në fshatin e Shipkovicës e zbehu rrëshqitja e dheut që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit. Pas vërshimeve që ndodhën në gusht, kjo ngjarje riktheu shqetësimin e banorëve të kësaj ane. Të gëzuar që të gjithë shpëtuan, por të trishtuar sepse edhe fëmijët u ndalën nga mësimi. Nxënësit që vijnë nga tri fshatrat përreth, sot nuk shkuan në shkollë, meqë rruga që çon atjë ishte e rrezikshme për t’u kaluar. Krejt kjo ndodhi, sipas banorëve, sepse u shembën muret mbrojtëse.

“Prej kur e kanë ndërtuar është e ndërtuar ‘fallc’ dhe rëndësia e kanë bllokuar ketë pjesë të fshatit. E gjitha ka qenë e zënë, pra nxënësit nga Veshalla, Bozofca, Brodeci dhe Shipkovica nuk kanë arritur të shkojnë në shkollë. Të pasdites kanë arritur të shkojnë, mirëpo të mëngjesit jo”, thotë Shukri Tahiri, banor i fshatit.

Banorët e kësaj lagje mbeten të izoluar dhe pa kyçje në rrugë. Përveç rrugës që është shembur sot, në këtë lagje kishte edhe një rrugë dytësore për kyçje në rrugën kryesore, e cila mbetet ende e parregulluar pas vërshimeve të fundit.

Kryetari i Shtabit të Emergjencës deklaroi se Komuna e Tetovës ndihmoi në hapjen e rrugës dhe premtoi që prej nesër do fillojë rinovimi i murit mbrojtës. Ai tha se ndërhyrja e shpejtë është urgjente, sepse rrezikohen shumë shtëpi në fshat.

“Më lajmëruan se është shembur dhe dolëm këtu. Rruga ishte e bllokuar dhe intervenuam në organet e komunës. Nga ora 11 ata arritën këtu dhe u organizuam për ta hapur rrugën. Ata na premtuan se që nga nesër do të marrin hapa konkretë, edhe për pastrimin edhe për fillimin e ndërtimit, po do të shohim sa do realizohen. Çdo shembje e një dheut tërheq edhe pjesën tjetër, nëse nuk merren hapa konkretë sa me shpejt mendoj se mund të na shembet edhe pjesa tjetër. Siç e shihni, edhe kjo shtëpi është në atë pjesën e rrezikshme”, theksoi Dashmir Sadiku, kryetar i Shtabit për Emergjencë të Shipkovicës.

Katër fshatrat Veshalla, Bozofca,Brodeci dhe Shipkovica, tëcilat humbën rrugën pas shiut të së enjtes që ua rrëzoi murin mbrojtës, mbesin me shpresë se komuna do t’u dal zot së shpejti, sepse druajnë nga rreziku që mund të sjellë ndonjë rrebesh tjetër shiu.

Shkup: Protestuesit kërkojnë rrugë më të sigurta

0

Nisma qytetare “Koce, na kthe rrugët”, me anë të një proteste të qetë i shprehu respekt çiklistit tashmë të ndjerë, 13 vjeçarit David, dhe të gjithë viktimave që kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike në rrugët e Shkupit, qofshin ata këmbësorë apo çiklistë. Qytetarët e tubuar në këtë protestë i lëshuan biçikletat për tokë në rrugën “Ilindenska” për të treguar rreziqet të cilat u kanosen këmbësorëve kur kalojnë rrugën në Shkup, raporton Anadolu Agency.

Protesta nga shatërvani në rrugën “Ilindenska” në Shkup vazhdoi në parkun e qytetit, ku Davidi për herë të fundit voziti biçikletën e tij me miqtë.

“Kërkojmë nga kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski që urgjentisht të marrë përsipër kujdesin dhe obligimin që ka për të gjithë qytetarët e Qytetit të Shkupit. Kërkojmë që urgjentisht kjo infrastrukturë të jetë e sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Kërkojmë që bulevardet dhe rrugët të mos jenë pista të aeroplanëve në të cilat “fluturojnë” automobilët e me këtë rast të gjithë të tjerët do të jenë të kërcënuar. Koce na kthe rrugët, sepse duam të jemi këmbësorë”, theksoi njëri nga organizatorët e kësaj nisme, duke shtuar se vetëm gjatë tetë muajve të fundit në Shkup janë aksidentuar 15 këmbësorë dhe çiklistë.

Zllatko Radevski, babai i vajzës Ema 9 vjeçare e cila vdiq në trafik duke e shtypur një veturë, me pikëllim të thellë tha se nga pakujdesia e vozitësve dhe trafiku i çrregulluar ai ka humbur vajzën e tij 9 vjeçare.

“Vajzën time, e cila kthehej nga shkolla në këmbë së bashku me dy vajza, nuk e kam më. Meritë e kujt është kjo”, u shpreh Radevski.

Nga kjo nismë thanë se “protesta është kundër politikës së keqe qytetare, lidhur me infrastukturën katastrofale për këto dy kategori të qytetarëve.

Protesta përfundoi tek dyert e Qytetit të Shkupit duke vendosur kurorë me lule si dhe duke vendosur një pankart në të cilën shkruante “Koce, na kthe rrugët”.

Serbia dhe Kroacia hapin kufijtë

0

Pas krizës njëjavore në brezin kufitar, Serbia dhe Kroacia vendosën të shfuqizojnë masat, çdo gjë ju kthye normalitetit, por tani po shtrohet pyetja se sa janë dëmtuar marrëdhëniet edhe ashtu të brishta mes dy vendeve.
Kryeministrat e dy shteteve, ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ishin mysafir në televizionet shtetërore të palës tjetër. Përderisa Vuçiq tha se Serbia ka qenë e detyruar të ndërmerr kundërmasa, kolegu i tij kroat tha se është mik i serbëve.
Vuçiq ishte mysafir në televizion shtetëror të Kroacisë, HRT, dy orë pasi që Zagrebi zyrtar kumtoi se ka vendosur të zhbllokojë kufirin me Serbinë për kamionët me mallra dhe për automjetet tjera, ndërsa Milanoviq ishte mysafir në ditarin qendror të RTS-së, disa orë para se Serbia të reagonte me shfuqizimin e kundërmasave nga ana e saj.
Kryeministri i Serbisë tha se qeveria e Kroacisë është e mirë, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë motivet e veprimeve të saj të fundit.
Milanoviq pati një paraqitje shumë më emotive dhe shpjegoi deklaratën e tij, e cila u publikua në faqen e parë të të gjitha gazetave në Serbi, përcjellë me komente negative.
Më saktësisht, ai në një deklaratë kishte përdorur fjalët serbët dhe barbarët, por Milanoviq tha se me këtë rast ka menduar në deklaratat e zyrtarëve hungarezë, të cilët kishin theksuar se të gjithë kah jugu janë barbarë dhe se për këtë arsye është duke ngritur rrethoja në kufijtë e vet.
Duket se rolin vendimtar në zgjidhjen e krizës e pati Komisari evropian për politikë të fqinjësisë, Johanes Han, i cili kërkoi gjatë vizitës së tij në Serbi heqjen e menjëhershme të masave kufizuese, të vendosura nga Zagrebi dhe Beogradi.
Kjo ndodhi vetëm disa orë pas kërkesës së tij, përkundër faktit se status kuoja në kufi do të vazhdojë deri të hënën.

​Corbin: 11 shtatori, manipulim i Perëndimit

0

Lideri i porsazgjedhur i laburistëve në Angli Jeremy Corbin pretendon se sulmet terroriste më 11 shtator 2001 në SHBA kanë qenë manipulime të Perëndimit.
Sipas tij ky ka qenë manipulim në mënyrë që të mund të fillohet lufta në Afganistan.

Corbin këtë e ka thënë në një artikull që e ka shkruar para 12 vjetësh por sot e kanë publikuar mediat britanike.

Lideri i Partisë Laburiste , e dyta më e forta në Mbretërinë e Bashkuar, ka shprehur këto qëndrime në një seri artikujsh, me të cilat ai ka kritikuar ish- kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish- presidentin amerikan Xhorxh W. Bush të cilët shfrytëzuan sulmet e 11 shtatorit për të filluar luftën, shkruan “The Telegraph”.

“Pas 11 shtatorit ,pretendimet se përgjegjës për sulmet është Osama Bin Laden dhe Al Kaeda janë paraqitur shpejt dhe me zë të lartë. Kjo është kthyer shpejt në një sulm ndaj talebanëve dhe pastaj, edhe ndryshimi i r