Shkarkohet Jabllanoviq

TË FUNDIT

Përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës kanë vendosur që nga enjtja Aleksandër Jabllanoviq të mos jetë më as përfaqësues, as kryetar i Listës “Srpska”.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që Jabllanoviq të japë llogari për mjetet financiare që i ka shpenzuar.

Me këtë vendim ata e kanë njoftuar drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të enjten në mëngjes, në Beograd. Branimir Stojanoviq, zv.kryeministër i Kosovës, ka thënë se presin një përgjigje nga Qeveria e Serbisë.

Sipas tij, ky vendim nuk do ta përçajë Listën “Srpska”.

Ndërsa, Qeveria e Serbisë ka mbështetur këtë vendim.