Atmosferë festive po mbizotëron në lagjen Serava të Shkupit. Pjesën më të bukur të kësaj dite e bëjnë fëmijët, të cilët çdo vit organizohen për Festat e Bajramit, dhe i vizitojnë të gjithë fqinjët me radhë.
Ky akt i fëmijëve, duket se po pëlqehet nga të rriturit të cilët i mirëpresin me, ndonjë ëmbëlsirë të përgatitur ose me ndonjë sheqerkë.
Kjo ditë shfrytëzohet në maksimum nga fëmijët, mirëpo mysafirët që vijnë në shtëpitë e tyre, nuk i takojnë, sepse ato e kalojnë ditën nëpër shumë shtëpi për bërë bajram, thotë një fëmijë i kësaj i kësaj lagje.
“Në shumë shtëpi kam qenë për të bërë Bajram, dhe ende do të vazhdojë.
A kanë ardhur te ju mysafir me bo Bajram? – nuk e dijë, nuk kam qenë, se kam qenë duke bërë Bajram”, thonë fëmijët.
Këngën e njëjtë e dinë të gjithë , dhe për koordinimin e tyre, se ku të shkojnë ata, përkujdesen disa që janë pak më të rritur.
Disa fëmijë, anipse kanë marrë nga një sheqerkë, iu pëlqen të marrin më shumë. Ndërsa mikpritësit, kanë mirëkuptim për këtë gjë dhe në shenjë gëzimi shpërndajnë sheqerka, duke hedhur me dorë. Por, nuk janë vetëm sheqerkat ato që i tërheqit fëmijët, kjo festë iu sjellë atyre edhe përfitime në para.
“Kam mbledhë shumë pare dhe do të vazhdoj ende të bëj bajram”, tha njëri nga fëmijët.
Fëmijët e gëzuar, dhe me buzëqeshje në fytyrë, uruan festën e Kurban Bajramit.
Përgatiti: Miradie Hasani
