Spektakël në Champions, Real Madridi mposht Interin 2-1

TË FUNDIT

Real Madridi ka mposhtur Interin 2-1 në një ndeshje spektakolare të Ligës së Kampionëve, transmeton TV21.

Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 14-të përmes Kylian Mbappes, pas asistimit të Brahim Diazit.

Federico Valverde dyfishoi epërsinë në minutën e 23-të, pas një gabimi të portierit të Interit, Josep Martinez.

Italianët u rikthyen në lojë në minutën e 77-të, kur Carlos Augusto shënoi për 2-1.

Interi kërkoi me ngulm barazimin deri në fund, por Thibaut Courtois me disa pritje vendimtare, përfshirë atë ndaj Henrikh Mkhitaryanit në minutën e 90-të, shpëtoi Realin.

Në fund, Real Madridi rezistoi dhe mori një fitore të madhe në një përballje me shumë raste dhe emocione.