Elena Sadiku finaliste për Topin e Artë, shqiptarja e parë në garë për çmimin e trajneres më të mirë

TË FUNDIT

Elena Sadiku ka shkruar historinë, duke u bërë shqiptarja e parë që përfshihet mes finalisteve për çmimin e trajneres më të mirë në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë.

Sadiku është e vetmja trajnere femër në mesin e pesë finalisteve, ndërsa në garë janë edhe Jonatan Gireldez, Andrée Jeglertz, Nils Nielsen dhe Pere Romeu.

Ajo e siguroi këtë nominim pas suksesit historik me Celtic, të cilin e udhëhoqi drejt titullit të parë kampion në Scottish Women’s Premier League, që u vendos në mënyrë dramatike në javën e fundit të sezonit.

Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës në janar të vitit 2024, Sadiku është shndërruar në një nga emrat e rëndësishëm të futbollit europian të femrave.