Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka çmuar lartë përkrahjen që Presidenti Amerikan, Barack Obama, po i jep Kosovës.
Sipas tij, mbështetja dhënë Kosovës nga miqtë ndërkombëtar, janë inkurajim për të vazhduar rrugën përpara, raporton lajmi.net.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit:
E mirëpres dhe e çmoj lartë përkrahjen e shprehur për Kosovën nga Presidenti Obama me rastin e pranimit të kredencialeve të ambasadores tonë të re në SHBA, znj. Vlora Çitaku. Lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike. Vlerësimi që e marrim nga miqtë dhe përkrahësit për angazhimin tonë për paqe dhe bashkëpunim, edhe kur kjo nënkupton marrjen e vendimeve të vështira, është inkurajim për të vazhduar rrugën tonë, por edhe konfirmim i marrëdhënies speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgjithmonë mirënjohës. HTH
– See more at: http://lajmi.net/thaci-cmon-larte-perkrahjen-presidentit-obama-per-kosoven/#sthash.jU62PNet.dpuf
