Epilogun e seancës së parë të sesionit vjeshtor pak kush e kishte pritur. Nga një seancë në të cilën pritej raportimi i kryeministrit Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht, ajo përfundoi me tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Derisa kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti deshi të hedh në votim kërkesën e kryeministrit për të raportuar javën tjetër, kjo nuk u lejua nga opozita. Derisa pengohej mbarvajtja e seancës, pati shtyrje me duar dhe fjalosje në mes zëvëndësministrit Kujtim Shala dhe Rexhep Selimit, e deri te çkyerja e fletave nga Sabri Hamiti./ 21 Media
