Hungaria me rrethojë edhe në kufi me Rumaninë?

TË FUNDIT

Ambasada e Rumanisë në Budapest ka kërkuar takim në ministrinë e Jashtme të Hungarisë, për të shprehur kundërshtimin e saj ndaj planeve të Rumanisë, për të ngritur rrethojë në brezin kufitar mes këtyre dy vendeve.
Ambasada ka kërkuar të dhëna dhe shpjegime shtesë për këto plane të autoriteteve hungareze, ka njoftuar ministria e Jashtme e Rumanisë.
Në Budapest, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Siarto, dënoi sot ashpër deklaratat e Kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta, i cili deklaroi se politikanët hungarezë nuk janë aspak më të mirë se ata sirianë dhe libianë, qytetarët e të cilëve po arratisën nga vendet e tyre.
Siarto tha se Ponta ka humbur kontrollin dhe se deklaratat e tij të pakuptimta kanë fyer gjithë Hungarinë.
Ponta mbrëmë reagoi ndaj planeve të Hungarisë për ngritjen e rrethojës, duke theksuar se planet e Hungarisë ngjallin kujtimet për Evropën e viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit të kaluar.
Ponta shkoi sot edhe një hap më larg, duke theksuar se Evropa ende nuk është e gatshme të menaxhojë krizën e refugjatëve, duke theksuar se përdorimi i forcës nuk është zgjidhje.
Kryeministri rumun më tutje shtoi se frikësohet se hungarezët mund të përdorin armët, në përpjekje për të ndalur refugjatët./21Media