Refugjatët në Siberi, në ish-kampet naziste, në ishujt pa banorë…

TË FUNDIT

Me rritjen e numrit të refugjatëve, të cilët po hyjnë në Evropë, partitë të ndryshme evropiane dhe përfaqësues politik kanë filluar të ofrojnë propozime nga më të ndryshmet, për shpërndarjen dhe akomodimin e refugjatëve.
Përkundër faktit se strehimore dhe kampe të përkohshme për pranim janë ndërtuar anembanë Evropës, politikanë të ndryshëm evropiane kanë bërë disa propozime të pazakonshme. Siç dihet, Partia e të Gjelbërve e Norvegjisë ka propozuar që refugjatët të dërgohen në Gadishullin Svalbard, në veriun e largët, në afërsi të Arktikut. Ky territor ka 2600 banorë, por ekonomia aty është në rënie e sipër. Politikanët norvegjez kanë argumentuar se dërgimi i refugjatëve në rajonin në fjalë do të ngjallte sektorin e punës.
Në anën tjetër, kryeredaktori i revistës amerikane, Progres Riport, Fred Foldvari, ka një ide tjetër. Ai tha se rajoni i Siberisë në Rusi është një vend mjaft i përshtatshëm për vendosjen e refugjatëve nga Lindja e Afërt.
Siç tha ai, nëse refugjatët vendosen atje, kjo do të shkonte edhe në dobi të Rusisë, edhe të Evropës, ngase në një anë do të zbutej trysnia ndaj pjesës tjetër të Evropës, ndërsa refugjatët do të ngjallnin këto rajone të largëta të Rusisë. Polonia, e cila ka përjetuar humbje të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, së fundi ka nisur hetimet në lidhje me një shkrim për rindërtimin e ish-kampit të përqendrimit, Aushvic. Teksti u publikua në faqen në Fejsbuk të televizioni TV N24, ndërsa disa nga komentuesit propozuan dërgimin e refugjatëve në ish-kampet naziste. Megjithatë, përdorimi i ish-kampeve naziste, për çfarëdo qëllimi, mbetet një çështje tejet e ndjeshme në Evropë.
Gjithashtu ka propozime që azilkërkuesit të dërgohen në ishujt në Detin Mesdhe, që shtrihen mes Greqisë dhe Italisë.
Ideja rrjedh nga miliarderi egjiptian, Nagib Savirsa, i cili thuhet se synon të blejë disa ishuj nga Greqia dhe Italia, në të cilin do të krijonte një shtet të ri për refugjatët./21Media