Pesë filmat ku luan Bekim Fehmiu shfaqen për pesë ditë

TË FUNDIT

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: “Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.
Edicioni i dytë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, do të vazhdojë në Kosovë. Pas prezantimit të skenës kulturore e artistike kosovare në Serbi, ky festival do të shtrihet edhe në Kosovë nëpërmes organizimit të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut.
Bekim Fehmiu, aktor shqiptar – është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi.

Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 6 – 10 tetor 2015, në dy qytete me rëndësi memoriale në jetën e Bekim Fehmiut, përkatësisht në Prishtinë dhe Prizren. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: “Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.
Kjo ngjarje do të ketë ceremoninë e hapjes në Kino ABC në Prishtinë, me 6 tetor 2015, prej orës 19.30, ku do të shfaqet edhe filmi “Mbledhësit e Puplave”, ndër të tjera i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967. Ndërsa shfaqja e filmave të tjerë do vazhdoj në bazë të orarit të planifikuar deri me datë 10 Tetor 2015, në Kino ABC and Dokukino.