Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 130-të ka miratuar informacionin për ndërtimin e Qendrës Klinike. Në konferencën e sotme, Mile Boshnjakoski tha se me ndërtimin e Qendrës Klinike do të përmirësohen kushtet si për të punësuarit po edhe për qytetarët. Ai shtoi se sipas planit fillestar, Qendra Klinike do të ndahet në pesë nivele dhe do të ketë 102.000 metra hektarë hapësirë. Për sigurimin e mjeteve janë angazhuar, Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave.
“Do të ketë 1300 krevate, 20 salla operimi, katër salla angiografike, tetë salla për lindje dhe 65 ambulanca për veprimtari specialistike konsultative. Prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë është ndërtimi i sistemit të qëndrueshëm, cilësor dhe afatgjatë, i cili do të sigurojë shërbime më cilësore për qytetarët dhe kushte pune më të mira për stafin mjekësor”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski./TV21
Bankënotat me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në përdorim në fillim të vitit 2020. Nga viti i ardhshëm qytetarët në do të kenë rastin që të bëjnë pazar me bankënotat prej 500 dhe 10 denarëve. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhësi. Guvernatorja e bankës popullore Anita Angellovska-Bezhovska tha se nuk është paraparë që në paratë e reja të figuron gjuha shqipe.
“Në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, bankënotat që do të lëshohen në përdorim në fillim të vitit të ri, nuk do ta përmbajnë. Presim të bëjmë konsultime shtesë dhe të veprojmë në përshtatje me kornizën ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska.
Nga Banka popullore thonë se për bankënotat e reja fillimisht janë konsultuar me propozuesit e ligjit. Sipas Bezhovskës paratë e reja gradualisht do të lëshohen në përdorim sipas nevojës.
“Paratë e kanë ciklin e tyre natyral të përdorimit. Në fakt pritjet për lëshimin e parave me emrin e ri, janë dimensionuar në pajtueshmëri me nevojën për para të gatshme në qarkullim dhe ciklin natyral të përdorimin dhe tërheqjen e tyre nga qarkullimi. Kjo do të thotë se sipas nevojës për lëshimin e parave të reja, gradualisht do të bëhet edhe zëvendësimi i tyre”, potencoi Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska.
Me vendimet e botuara në “Gazetën Zyrtare” të nënshkruar nga Guvernatorja Anita Angelovska-Bezhovska, kartëmonedhat prej 10 dhe 500 denarë do të marrin emrin e ri të Bankës Popullore. Në vendim thuhet: “Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë” zëvendësohet me fjalët “Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ndryshe, para një viti hynë në përdorim kartëmonedhat polimere.
Berati dhe Ilija janë viti i dytë në shkollën e mesme Mihajllo Pupin në Shkup. Ata sëbashku kanë bërë video me të cilën shprehin revoltën për ajrin e ndotur që e thithin banorët e vendit. Ata fituan vendin e parë për video më të mirë të fushatës “Mos injoro, reago” të organizuar nga Instituti për studim komunikimi. Berati dhe Ilija thonë se të rinjtë mund të kontribuojnë për ajër të pastër.
“Ne së bashku me Beratin kemi bërë një video që mund të kapë se si ajri do të ishte më i mirë për ne. Ajo që ne e thithim dhe e nxjerrim nga brenda. Paaftësia që është kudo rreth nesh, dhe kjo na pengon shumë”, u shpreh Ilija Ristov, nxënës.
“Ndotja e mjedisit jetësor është një problem kritik në Maqedoni, sidomos për neve të rinjtë të cilët do të jetojmë me gjenerata. Mendoj se duhet të kemi ajër të pastër për të ardhmen tonë dhe të tjerëve”, tha Berat Ahmetaj, nxënës.
Profesori tha se edukimi mediatik nuk është i integruar mjaftueshëm në sistemin arsimor.
“Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shoqërisë Informatike theksin e vendosin në teknologjitë e reja, ndërsa, edukimi mediatik nuk është i pranishëm fare apo është vetëm në disa njësi në arsimin fillor dhe të mesëm”.
Ndryshe nxënës nga qytete të ndryshme morën mirënjohje për kontributin për mjedis më të pastër përmes lajmeve, videove dhe fotografive.
Presidenti i Francës Emanuel Makron sot deklaroi se trupi zgjedhor i BE-së po ballafaqohet me zgjedhje serioze, nga njëra anë e ardhmja e përbashkët evropiane, ndërsa nga ana tjetër nacionalizmi.
“A duam që të vazhdojmë të punojmë së bashku që punët të shkojnë më mirë apo duam ta shkatërrojmë BE-në dhe t’i kthehemi nacionalizmit”, pyeti Makroni në Sibiu, para samitit të BE-së.
Ai vlerësoi se për shkak të rritjes së populizmit në mbarë kontinentin evropian një përzgjedhje e tillë doli në plan të parë, ndërsa përgjigjen do ta japin zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga data 23 deri më 26 maj.
Për popujt e Ballkanit, rruga drejt Evropës është rrugë në një drejtim, ndërsa Marrëveshja e Prespës e ka theksuar përkushtimin e Greqisë për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, thotë mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në deklaratën me shkrim me rastin e Ditës së Evropës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Shefi i diplomacisë greke thotë se Greqia e promovon “idenë evropiane në dimensionin e vet shoqëror dhe demokratik”.
“Marrëveshja e Prespës përsëri e theksoi përkushtimin e palëkundur të vendit për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, që fqinjësia jonë të bëhet rajon i një bashkëpunimi dhe bashkëjetese të qetë. Për popujt e Ballkanit, rruga drejt Evropës është rrufë në një drejtim. Kjo është rrugë drejt stabilitetit, prosperitetit të shoqërive dhe konsolidim i institucioneve demokratike, thotë Katrugalos.
Shefi i diplomacisë greke u përqendrua edhe në zgjedhjet e ardhshme evropiane për t cilat thotë se “paraqesin sfidë ekzistenciale me përmasa historike për Evropën”, sepse ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme për të ardhmen.
Në ndryshimet kadrovike të kabinetit qeveritar ose në fshesën të cilën e paralajmëroi kryeministri Zaev, jozyrtarisht përmenden se do të përfshihen edhe funksionar të BDI-së. Por Tahir Hani nga kjo parti në emisionin Click Plus tha se BDI që nga themelimi i saj ka udhëhequr politike autonome dhe se në asnjë moment nuk ka lejuar pozicionin e imponimit nga subjektet tjera.
“Nëse flasim për reforma apo rikonstruim të qeverisë në gjitha proceset politike kemi rikonstruime të qeverisë. A janë ato në masë të vogla apo të mëdha, por ka rikonstruime. Por nëse flasim për ndërhyrjen e një subjekti politik në një subjekt tjetër politik, BDI që nga themelimi i saj ka udhëhequr politike autonome dhe në asnjë momente nuk ka lejuar pozicionin e imponimet nga subjektet tjera”, u shpreh Tahir Hani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Shenasi Xheladini nga Lëvizja Besa tha se paralajmërimi i Zaevit për fshesën minimizon peshën e partnerëve të tij të koalicionit.
“Deklarata e Zaevit për pastrim apo siç e thotë fshesa, e minimizon peshën e partnerëve të tij të koalicionit”, tha Shenasi Xheladini nga Lëvizja Besa.
Ndërsa Arben Labënishti nga Alternativa tha se nëse kryeministri ka identifikuar ngecje të punëve programore, është e drejtë e tij të bëj rikonstruim të qeverisë.
“Është e drejtë e Kryeministrit kur identifikon pamjaftueshmëri apo ngecje të punëve programore të ministrive. Në këto momente është e drejtë e tij, të kërkon rikonstruim të qeverisë. Ndërkohë partitë të cilat e përbëjnë koalicionin qeverisës kanë të drejtën të sjellin argumente për punët e ministrive të cilat ata drejtojnë”, theksoi Arben Llabënishti nga Alternativa.
Ndryshe dje zëvendëskryeministri Bujar Osmani, tha se javën e ardhshme pritet të ketë takim mes Zaevit dhe Ahmetit, për të diskutuar zhvillimet aktuale politike.
Komisioni antikorrupsion miratoi nisjen e procedurave për dyshimet ndaj zyrtarë të kabinetit qeveritar. Iniciuar nga VMRO-DPMNE në këto lëndë përfshihet emri i kryeministrit Zaev kur ishte kryetar i Strumicës, ministrit Mançevski si dhe zëvendëskryeministrin Angjushev.
“Për kompaninë “MHE-Topolki”, ku një ndër pronarët është Koço Agjushev, përmes kompanisë “Fero Invest”, ndërsa vëllai i tij Todor Angjushev është drejtues dhe i ka ndarë tokë ndërtimore me marrëveshje të aty për atyshme në sipërfaqe 7 mijë e 705 metra katror në Komunën Drenovë për ndërtim të Hidrocentralit “topollka”, u shpreh Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Antikorrupsioni gjithashtu miratoi edhe nisjen e procedurës për dyshimin se Sasho Bërndevski ka blerë 18 mijë e 462 metra katrorë me çmim të ulët, e që i është mundësuar nga kryetari i atëhershëm i Strumicës Zoran Zaev. E propozimet për nisje procedurash për qeveritarët nuk përfunduan këtu.
“Më tutje, procedurë për lëndën “Global”, procedurë për lëndën “1 euro korrupsion”, procedurë për lëndën “Kompanitë greke të Mançevskit” dhe procedurë për lëndën “Kompanitë bullgare të Zaevit”, potencoi, Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Emra ministrash përmenden edhe në një lëndë tjetër që lidhet me furnizim ilaçesh dhe nepotizëm nga ana e ndihmës drejtoreshës së hematologjisë në Shkup, Irina Panovska-Stavridis.
“Ankesa ka të bëjë me ndikimin dhe kurdisjen e tenderëve në favor të kompanisë farmaceutike “DR.PANOVSKI” ku pronar është babai i saj dr.Zllatko Panovski. Në ankesë përmenden edhe disa parregullsi të tjera dhe ndryshime në sistematizimin për avancimin dhe vendosjen e njerëzve të tyre. Përmendet se përkrahje për veprat e tyre joligjore kanë pasur edhe nga ana e mikes së tyre në biznesit Ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerniska dhe Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe”, tha Shemshi Sallai, anëtar.
Krahas kabinetit qeveritar, procedurë do të hapet edhe për Kryetarin e Strugës Ramiz Merko, i cili tashmë nget veturë “Audi A6” në vlerë mbi 60 mijë euro, ndërsa janë blerë edhe disa makina të tjera që në total kapin vlerën prej 114 mijë eurove.
“Pra kemi dy momente, thirrjen e Ministrit Fazliu dhe nenin 67, pika 1, pra keqpërdorim të autorizimit për interes personal”, deklaroi nënkryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami.
Po ashtu për blerje të makinës luksoze do të hetohet edhe Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski.
“Në mënyrë identike si Merko, për mediat edhe Vangellovski ka thënë “a mendoni se i ka hije Kryetarit të Gjykatës të vozitet me “Shkoda”?”, dhe është deklaruar si Merko i cili ka thënë se nuk i ka hije Kryetarit të Komunës të vozitet me “Shkoda”, thekosoi nënkryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami.
Por dyshimet për Vangellovskin dhe kolegët e tij juristë nuk përfundojnë këtu.
“Propozoj të hapim procedurë për vërtetim nëse kryetari i dikurshëm i Këshillit Gjyqësor Goran Karaxhovski, Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski si dhe kryetari i këshillit të prokurorëve Publike Kole Shteriev, për 3 vite kanë marrë “paushalle mujore” që ligjërisht nuk u takojnë”, deklaroi Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Antikorrupsioni gjithashtu miratoi edhe nisjen e procedurës për dyshimet për shitjen e tokës afër “Holidej-Inn” si dhe për konfirmim të dyshimeve për punë joligjore dhe shitje të tokës ndërtimore në Komunën e Gasotivarit.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nëpërmjet rrjetit social Facebook, shkruan se mosmarrëveshjet e vjetra kokëforta e të paepura dypalëshe është e mundur të kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mund të përmirësohen edhe më tej në rajonin tonë.
“Mosmarrëveshjet e vjetra kokëforta e të paepura dypalëshe është e mundur të kapërcehen me zgjidhje që shohin drejt së ardhmes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kanë mundësi të përmirësohen edhe më tej në rajonin tonë, nëse kanalizohen drejt perspektivës së duhur europiane dhe euroatlantike. Në këtë drejtim, pesha dhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës është e jashtëzakonshme, dhe si e tillë meriton të çmohet si arritje e madhe”, shkruan Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të lëshohen në qarkullim monedhat e para të shkruara me emrin e ri të shtetit, këtë e bëri të ditur sot Guvernatorja e Bankës Kombëtare, Anita Angelovska-Bezhoska. Guvernatorja theksoi se në fillim do të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat prej 500 denarësh dhe pastaj ato prej 10 denarësh.
Angelovska-Bezhoska, potencoi se parat kanë një cikël natyror të përdorimit që do të merret parasysh kur të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat e reja, por gjithashtu do të merren në konsiderat edhe nevoja për lëshimin e parave të reja.
Thaçi nga Tirana tha se kishin mospajtime me Vuçiqin Pas takimit të samitit të Brdo Brijunit në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur para gazetarëve ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar si dy lider të rajonit, por që kanë pas mospajtime me që siç tha ai, Vuçiq mohon krimet e Serbisë në Kosovë.
Thaçi tha se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.
Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik.
Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta në konferencën me gazetarë.
Meta u pyet nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.
“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo Brijunit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu”, ka thënë Meta./21Media