ANTIKORRUPSIONI HAPË LËNDË PËR QEVERITARËT, NËN HETIM EDHE MERKO E VANGELLOVSKI

TË FUNDIT

Komisioni antikorrupsion miratoi nisjen e procedurave për dyshimet ndaj zyrtarë të kabinetit qeveritar. Iniciuar nga VMRO-DPMNE në këto lëndë përfshihet emri i kryeministrit Zaev kur ishte kryetar i Strumicës, ministrit Mançevski si dhe zëvendëskryeministrin Angjushev.

“Për kompaninë “MHE-Topolki”, ku një ndër pronarët është Koço Agjushev, përmes kompanisë “Fero Invest”, ndërsa vëllai i tij Todor Angjushev është drejtues dhe i ka ndarë tokë ndërtimore me marrëveshje të aty për atyshme në sipërfaqe 7 mijë e 705 metra katror në Komunën Drenovë për ndërtim të Hidrocentralit “topollka”, u shpreh Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Antikorrupsioni gjithashtu miratoi edhe nisjen e procedurës për dyshimin se Sasho Bërndevski ka blerë 18 mijë e 462 metra katrorë me çmim të ulët, e që i është mundësuar nga kryetari i atëhershëm i Strumicës Zoran Zaev. E propozimet për nisje procedurash për qeveritarët nuk përfunduan këtu.

“Më tutje, procedurë për lëndën “Global”, procedurë për lëndën “1 euro korrupsion”, procedurë për lëndën “Kompanitë greke të Mançevskit” dhe procedurë për lëndën “Kompanitë bullgare të Zaevit”, potencoi, Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Emra ministrash përmenden edhe në një lëndë tjetër që lidhet me furnizim ilaçesh dhe nepotizëm nga ana e ndihmës drejtoreshës së hematologjisë në Shkup, Irina Panovska-Stavridis.

“Ankesa ka të bëjë me ndikimin dhe kurdisjen e tenderëve në favor të kompanisë farmaceutike “DR.PANOVSKI” ku pronar është babai i saj dr.Zllatko Panovski. Në ankesë përmenden edhe disa parregullsi të tjera dhe ndryshime në sistematizimin për avancimin dhe vendosjen e njerëzve të tyre. Përmendet se përkrahje për veprat e tyre joligjore kanë pasur edhe nga ana e mikes së tyre në biznesit Ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerniska dhe Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe”, tha Shemshi Sallai, anëtar.

Krahas kabinetit qeveritar, procedurë do të hapet edhe për Kryetarin e Strugës Ramiz Merko, i cili tashmë nget veturë “Audi A6” në vlerë mbi 60 mijë euro, ndërsa janë blerë edhe disa makina të tjera që në total kapin vlerën prej 114 mijë eurove.

“Pra kemi dy momente, thirrjen e Ministrit Fazliu dhe nenin 67, pika 1, pra keqpërdorim të autorizimit për interes personal”, deklaroi nënkryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami.

Po ashtu për blerje të makinës luksoze do të hetohet edhe Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski.

“Në mënyrë identike si Merko, për mediat edhe Vangellovski ka thënë “a mendoni se i ka hije Kryetarit të Gjykatës të vozitet me “Shkoda”?”, dhe është deklaruar si Merko i cili ka thënë se nuk i ka hije Kryetarit të Komunës të vozitet me “Shkoda”, thekosoi nënkryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami.

Por dyshimet për  Vangellovskin dhe kolegët e tij juristë nuk përfundojnë këtu.

“Propozoj të hapim procedurë për vërtetim nëse kryetari i dikurshëm i Këshillit Gjyqësor Goran Karaxhovski, Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski si dhe kryetari i këshillit të prokurorëve Publike Kole Shteriev, për 3 vite kanë marrë “paushalle mujore” që ligjërisht nuk u takojnë”, deklaroi Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Antikorrupsioni gjithashtu miratoi edhe nisjen e procedurës për dyshimet për shitjen e tokës afër “Holidej-Inn” si dhe për konfirmim të dyshimeve për punë joligjore dhe shitje të tokës ndërtimore në Komunën e  Gasotivarit.

Përgatiti: Besir Arifi