Pollozhani: Nuk jemi mbledhur këtu nga dëshira, por nga dhimbja e nënave për djemtë!

0

“Kjo protestë është organizuar kundër diskriminimit nuk jemi mbledhur nga dëshira por nga dhimbja dhe klithma e fëmijëve për baballarët dhe nënave për djemtë. Jemi mbledhur për të shprehur solidaritet kur janë në pyetje shqiptaret”, u shpreh Shpëtim Pollozhani nga Shoqata e të burgosurve politik.

“DITA E EVROPËS”, OSMANI OPTIMIST PËR NË QERSHOR ZHBOGAR: KENI PLOTËSUAR KUSHTET, VENDIMIN E SJELLIN ANËTARËT E BE-së

0

Sot është “Dita e Evropës”, ndërsa integrimi euroatlantik mbetet prioritet i Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, theksoi se kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave.

“Sot mund të them që ne kemi arritur t’i përmbushim të gjitha premtimet tona që ishin shumë të ndjeshme dhe vendime të rëndë për tu marrë. Por nuk mund të bëhej ndryshe dhe nuk mund të prisnim edhe një dekadë për të humbur edhe një gjeneratë tjetër. Ne do të vazhdojmë me reformat tona në pikat kryesore dhe ky është një shans të cilin nuk guxojmë ta humbin”, tha Bujar Osmani, zëvednsës kryeministër për Çështje

Evropiane.Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, tha se Maqedonia e Veriut ka punuar shumë, dhe e meriton fillimin e negociatave për në qershor,  por siç tha, vendimin do ta marrin  vendet anëtare të BE-së.

“Më vjen mirë që jam sot këtu në vendin i cili është burim i stabilitetit për rajonin dhe më tej. Në vendin që ka marrë vendime të rënda dhe të dhimbshme dhe që vazhdon me reformat. Në vendin që po sjell lajme të mira për Ballkanin. Sot nuk mund të deklarohem për hapjen e negociatave në qershor sepse ky është vendim i vendeve tona anëtare, por ju keni gjëra të rëndësishme dhe bindëse  për të treguar dhe gota është duke u mbushur”, Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup.

Presidenti i ardhshëm Stevo Pendarovski, u shpreh se gjatë mandatit të tij 5 vjeçar do të angazhohet për përmbushjen e synimeve të BE-së.

“Sigurisht që në 5 vitet e ardhshme si president, qëllimi im kryesor  me këtë qeveri ose  tjetër qeveri të ardhshme do të jetë të përmbushi qëllimin tonë për të qenë anëtare e NATO-s. Në radhë të parë do të doja të isha bashkuesi i popullit i cili ka qenë shumë keq i ndarë në të kaluarën. Që nga dita e parë në punë do të filloj me opozitën, me organizatat joqeveritare me mediat me eksperte dhe me të gjithë që kanë qëllim që një ditë të jenë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së”, Stevo Pendarovski, presidenti i ardhshëm.

Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004 ndërsa statusin e vendit kandidat e mori një vit më vonë. Në vitin 2009 BE-ja rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim. Në shtator të vitit të kaluar vendi e ka filluar skrining procesin shpjegues për aderim në Bashkimin Evropian me Kapitullin 23. Maqedonia e Veriut pritet që nga Këshilli i BE-së në qershor të marrë vendim për negociata. Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillonte para fundit të vitit 2019.

Përgatiti: Zimer Jashari

Filloi protesta në Shkup për rastin “Lagja e Trimave”

0

Në sheshin “Skenderbeu”, në Shkup filloi protesta e paralajmëruar nga Shoqata e të burgosurve politik dhe Këshillit të familjarëve të burgosur më dënime të rënda të grupit të Kumanovës.

 

Nëntetarja Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmor i atdheut”

0

Nëntetarja Zarife Hasanaj, e cila pak ditë më parë humbi jetën në krye të detyrës gjatë një misioni ushtarak në kuadër të operacioneve të NATO-s në një bazë në Letoni, u shpall “Dëshmor i atdheut”. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ka vizituar familjen Hasanaj. “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake” u tha zonja Xhaçka familjarëve. Ajo u shpreh se qeveria do ju japi mbështetje për çdo nevoje.
Sot trupi i nëntetares shqiptare është përcjellë për në Shqiperi. Në bazen Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Boshnjakovski: Qeveria jep mendim negativ për punën e RTVM!

0

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, sot në pres konferencë për media potencoi se Qeveria ka dhënë mendim negativ për raportin e punës në RTVM, pasi servisi publik ka shkuar në minus 26 milion denarë.

Hoxha: Takimi i radhës për PPS-në do të mbahet nesër!

0

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha në pres konferencën njoftoj se sa i përket takimit të djeshëm për Prokurorin Publike Speciale është biseduar për neni 105 që është pengesë për ligjin për Prokurorin Publike Speciale. Hoxha njoftoi se takimi i radhës do të mbahet gjatë ditës së nesërme.

TË SHTUNËN SPËRKATJE ME AEROPLAN KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP!

0

Qytet i Shkupit më 11 maj në orët e hershme të mëngjesit do të bëjë dezinsektimin kundër mushkonjave, nga Qyteti i Shkupit lajmërojnë bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Qyteti i Shkupit I informon qytetarët se dezinsektimi me aeroplan (faza e parë) në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë
11.05. 2019 (e shtunë), në orët e mëngjesit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të përshtatshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Dita e Evropës – vendi pret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve

0

Evropa sot e shënon ditën e saj 9 Majin – simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, e prezantojnë identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Në këtë ditë në vitin 1950 Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për mbajtje të paqes në kontinentin e shkatërruar dhe të ndarë nga luftërat. Propozimi, i njohur si “Deklarata e Shumanit” konsiderohet si fillim i formimit të asaj që sot e dimë si Bashkimi Evropian.

Maqedonia e Veriut pret që nga Këshilli i BE-së në qershor do të marrë datë për fillim të bisedimeve. Në atë paraprakisht do të pasojë raport i Komisioni Evropian. Marrëveshje për Ligjin për prokurori publik është një nga kushtet për marrje të raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në panel tha se Maqedonia e Veriut tani është duke hyrë në 20 ditët e fundit para publikimit të raportit të sivjetmë të Komisionit Evropian, duke shprehur pritshmëri se ky do të jetë raport në bazë të së cilit vendi do të marrë vendim për fillimin e negociatave me BE-në në qershor.

Tha se pas zgjedhje presidenciale të mirë organizuara, vendi tani është duke hyrë në një stabilitet dhe parashikueshmëri politike.

“Në këto dhjetë ditë do ta koncentrojmë të gjithë energjinë shoqërore, shtetërore dhe politike që të mos lëmë asnjë argument që fillimisht ta marrim raportin më të pastër dhe rekomandimin më pozitiv, por edhe vendimin pozitiv”, tha Osmani.

Paralajmëroi se të premten në Bruksel para Komisionit Evropian do ta ketë fjalimin e fundit para raportit.

Vendi është kandidat që nga viti 2005 për anëtarësim në BE. Në vitin 2001 është i pari nga rajoni që e ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim – asociimit. Në vitin 2004 aplikoi për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e mori statusin vendit kandidat.

Në vitin 2009, pas disa reformave të thella në sferat kyçe, e mori për herë të parë edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, paralelisht edhe me liberalizimin e regjimit të vizave dhe që atëherë e këndej nëntë herë me radhë, përfundimisht edhe me këtë rekomandim në vitin  2018, KE-ja rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat aderuese, por nga shkaqe të njohura politike deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Rekomandimet e Komisionit në vitin 2015 dhe 2016 u miratuan rekomandimet – të kushtëzuara me Marrëveshjen e Përzhinës, implementimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte.

Komisioni Evropian në raportin për vendin më 17 prill të vitit të kaluar rekomandoi që vendi t’i fillojë bisedimet me BE-në.

Në shtator të vitit të kaluar vendi e ka filluar skrining procesin shpjegues për aderim në Bashkimin Evropian me Kapitullin 23 Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale. Me këtë Maqedonia e Veriut filloi maratonë që do të zgjat një periudhë më të gjatë, gjatësia e së cilës do të varet para se gjithash nga gatishmëria e vendit për ndryshime dhe reforma të thella.

Vendi pritet nga Këshilli i BE-së në qershor të marrë vendim për negociata.

Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillonte para fundit të vitit 2019./MIA

KSHZ, po shqyrton ankesat e VMRO-DPMNE-së!

0

Komisionit Shtetërorë i Zgjedhjeve po shqyrton ankesat e VMRO-DPMNE-së për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Pran Komisionit Shtetëror Zgjedhor, opozitarja VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar 11 ankesa të cilët janë për zgjedhjet presidenciale dhe një ankesë është për zgjedhjet lokale në Komunën e Novo Sellës.

Pendarovski për RTSH: Do të jem president edhe i shqiptarëve!

0

Stevo Pendarovski është i kënaqur me mënyrën se si shkoi balotazhi dhe me votat e marra në raundin e dytë që e bënë president.Por pak minuta pasi është mbyllur procesi i votimit dhe shifrat flasin për të, ai gjen kohë që për Radiotelevizionin Publik Shqiptar të bëjë një analizë edhe të raundit të parë.

Padyshim nuk e fsheh dot që atmosfera në stafin tim këtu në zyrat qëndrorwe të LSDM është më mirë se në raundin e parë pasi ishim disi të surprizuar për pjesmarrjen e paktë në atë raund, por sot u duk që në mëngjes vrulli i votimit dhe jemi të kënaqur. Padyshim që shifrat për mua ishin të mira edhe në atë raund, por dalja në votime ishte jo e kënaqshme dhe ky ishte një lloj mesazhi i elektoratit për qeverinë se në këto dy vite nuk i kishin përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Por kishte nga ata që ishin të lodhur me zgjedhjet, sepse ishin të katërtat në 4 vite, në 2016 zgjedhjet parlamentare, në 2017 zgjedhjet lokale, referendumin për emrin vitin që shkoi dhe tani dy raunde presidenciale dhe më duhet të them që pjesmarrja në raundin e dytë është shumë e mirë dhe reflektoi edhe në rëzultat, tha zoti Pendarovski.

Sipas presidentit të ri të vendit këto zgjedhje ishin mjaft të rëndësishme në aspektin multietnik të vendit dhe sidomos të shqiptarëve vendimtarë me votën e tyre.

Nuk është e rëndësishme karriera ime personale politike, nëse do të bëhej president Stevo Pendarovski apo do të ishte Gordana Siljanovska, por unë jam kandidat i një koalicioni të gjerë partish politike, unë përfaqësoj për herë të parë në historinë postkomuniste të ketij vendi 31 parti politike që qëndrojnë pas kandidaturës sime dhe mes tyre 4 parti jo një po katër parti shqiptare dy parti turqish, parti të serbëve të vllehëve dhe 3 të romëve pra një koalicion ndëretnik partish i paparë ndonjëherë në këtë vend dhe padyshim ishte kënaqësi e madhe e imja për të qëndruar në ballë të këtij koalicioni të gjerë politik dhe etnik. Por të mos harrojmë që nga ana tjetër kishim një kandidate që përfaqësonte një parti e cila ende është mjaft nacionaliste si VMRO DPMNE me një retorikë nacionaliste dhe populiste të pabesueshme, më besoni me një retorikë të pabesueshme për kohën kur jetojmë, e mund ta imagjinoni vetë në vitin 2019 pas 3 dekadash të një demokracie formale sërish kjo zonjë dhe kryetari i partisë që e mbështet nuk i ftuan shqiptarët etnikë qoftë dhe formalisht nuk i ftuan shqiptarët etnikë që të votojnë. Ai ftoi këdo që të votojë për zonjën Siljanovska, turq, serbë, romë dhe maqedonas, por shqiptarët nuk i ftoi dhe të gjithë në atë moment menduan, do të jetë ndonjë gabim, do e korigjojë veten. Por jo ai nuk tha asgjë për shqiptarët dhe gjatë gjithë fushatës ata kishin një frymë etnocentrike dhe një retorikë etnocentrike dhe unë e kam theksuar gjithnjë që kjo frymë nuk është e keqe për këtë vend, por kjo frymë është e rrezikshme për këtë vend i cili gjithnjë përtej aktualitetit ka qënë një vend multietnik, tha zoti Pendarovski.

Ai do të jetë edhe president i shqiptarëve dhe këtë e pohon pa asnjë mëdyshje.

Padyshim, absolutisht po, ky është një fakt i njohur në Maqedoni, unë garova për president për të dytën herë, 5 vjet më parë me të njejtin koalicion pas meje megjithëse unë jam pa parti, por koalicioni me 11 parti më mbështeti mua i udhëhequr edhe atëhere nga LSDM, mora 35 mijë vota shqiptarësh etnikë pak a shumë megjithëse ata ishin në koalicion me qeverinë atëhere. Por vetëm falë axhendës sime ku thoja se ky duhet të jetë një vend ku të gjithë duhet të ndjehen të barabartë me njeri tjetrin, sepse për mua në këtë vend nuk duhet të ketë asnjë komunitet etnik i cili duhet të ndjehet i privilegjuar dhe një tjetër që ndjehet i diskriminuar, nuk mund të jesh i privilegjuar për shkak të bekgraundit tënd etnik, apo bekgraundit tënd fetar apo pse i përket një partie për të cilën ti voton. Është e thjeshtë , të gjithë maqedonasit, shqiptarët, serbët, boshnjakët duhet të jenë të barabartë me njëri tjetrin kjo është e vetmja recetë e suksesit. Jo për integrimin euroatlantik, por për kohezionin e brendshëm në vend, për paqen. Asnjë politikan serioz dhe i përgjegjshëm nuk duhet të harrojë se në 2001 ne ishim ata që nënshkruam marrëveshjen e Ohrit, unë isha këshilltar për sigurinë i presidentit të atëhershëm Boris Trajkovski, babai i asaj marrëveshjeje që u nënshkrua për ti dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që erdhi si pasojë se shqiptarët u ndjenë të lënë mënjanë, ata u lanë jashtë sistemit dhe ata reaguan për statusin e tyre, ne ndryshuam kushtetutën, ne nënshkruam marrëveshjen dhe në të thuhet përfaqësim i barabartë për të gjitha komunitetet etnike, përfshi shqiptarët ,dhe krejt papritur Mickovski nuk i përmend shqiptarët etnikë tha zoti Pendarovski.

Sipas presidentit të zgjedhur Maqedonia e Veriut është një vend më i mirë edhe për shqiptarët,se sa vite më parë dhe janë shifrat që flasin për këtë gjë.

Po, Maqedonia sot është më e mirë dhe kjo duket në shifra që janë të vërtetueshme, me ministrat shqiptarë në qeveri për shembull, në 2001 dhe 2002 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kishim në të gjithë administratën shtetërore maqedonase vetëm 2.4 përqind shqiptarë në të gjitha institucionet e vendit, ndërsa sot kemi mbi 19 përqind përfaqësim në këto insitutcione, dhe për një vend me burime shumë të kufizuara financiare ky është një hap i madh përpara. Padyshim që nuk mund të them se shqiptarët janë 100% njësoj me vëllezërit e tyre maqedonas të përfaqësuar në këtë vend, por mund të them me plot gojën se janë në një pozicion shumë më të mirë se sa vite më parë apo se sa në dekadën e parë pas pavarësisë, tha zoti Pendarovski.

Madje marrëdhënia me shqiptarët , por dhe trajtimi që duhet ti bëjnë maqedonasit atyre për presidentin e ri të Maqedonisë së veriut është vendimtar për integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Padyshim që duhej të kishim një proces të pastër zgjedhor dhe kjo u arrit, në mënyrë që të kishim një prezantim sa më të mirë në qershor në Bruksel kur të merret vendimi jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë, sepse kështu na u tha vjet në Sofje, që Shqipërisë dhe Maqedonisë do ti jepet qershorin e 2019 një datë për çeljen e negociatave dhe më besoni që ky është parakushti i fundit. Më besoni mua, ne u bëmë vend kandidat në 2005, pas kësaj ne nuk ecëm përpara për shkak të bllokadës greke me emrin, kjo është diçka tjetër, por ne e morëm statusin e kandidatit vetëm për zbatimin e mirë të marrëveshjes së Ohrit, sepse Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë mirë se Maqedonia duhet të jetë e qetë në aspektin interetnik, duhet të jemi mirë me njëri tjetrin të kemi stabilitet të brendshëm dhe vetëm pastaj pasi ti kemi realizuar këto mund të ecim me integrimin euroatlantik. Ne prej 2001 ecëm mirë përpara me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe me marrëdhënien ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në rradhë të parë dhe edhe më të tjerët padyshim, duke patur rezultate të mira dhe pas 4 vitesh morëm statusin e vendit kandidat në 2005. Sot nëse ne nuk do të jemi mirë në marrëdhënien tonë të brendshme ndëretnike sidomos me shqiptarët, ne nuk do ta marrim dot atë datë për çeljen e negociatave edhe pse mund të kemi bërë zgjedhje me standarte skandinave si këto presidenciale këtë herë. Absolutisht për rrugën tonë në drejtim të integrimit europian është thelbësore një marrëdhënie e mirë ndëretnike sidomos me shqiptaret dhe më pas me të tjerët. Për mua kjo është një vlerë e shtuar e imja që bëra një fushatë ku nuk dola të kërkoj vetëm votën e maqedonasve etnikë,pasi për mua Maqedonia nuk është vetëm e maqedonasve, por Maqedonia është një vend i kujtdo që jeton këtu,dhe jam dakord me ata që thonë se është shumë më e lehtë të jesh politikan në Slloveni ku nuk janë këto probleme pasi homogjeniteti etnik është i qartë dhe në Maqedoni nuk është shumë e lehtë të bëhesh kryeministër,president por as kryetar bashkie pas multietniciteti është vendimtar. Por nëse të duket e vështirë atëhere nuk ke pse garon pasi nuk je gati për këtë punë. Kaq e thjeshtë është kjo, tha zoti Pendarovski.

Ai tregon se cfarë e pret në ditën e parë të punës dhe krahason veten me paraardhësin e tij.

Imagjinoni ai nuk ishte dakord me emrin e ri kushtetues të vendit. A e imagjinoni dot presidenti i një vendi që nuk i pëlqen emri i vendit? Apo ligji i gjuhëve, por edhe shumë ligje të tjera në dukje më të thjeshtë dhe pa rëndësi si përshembull ligji për mbështetjen sociale për kategoritë në nevojë, nuk e ka nënshkruar, ai nuk nënshkruan asgjë pasi nuk i pëlqen emri i ri kushtetues i vendit. Padyshim që unë që në ditën e parë në zyrë do të nënshkruaj këto ligje pasi nuk është vetëm për ligjin e gjuhëve por janë ligje për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë vend. Puna e presidentit kjo është tua bëjë jetën më të lehtë njerëzve jo ti trajtojë ata në mënyra të ndryshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit aktin ligjor më të lartë kudo,dhe nëse nuk e respektoj kushtetutën si president atëhere nuk kam pse bëhem president i vendit, tha zoti Pendarovski.
.
Ndërkohë tregon pa drojë marrëdheniën e tij me shqiptarët pse ajo është e vecantë që nga fillimi.

Në 2014 unë isha politikani i parë etnik maqedonas i cili foli për herë të parë shqip në historinë e këtij vendi kur ju drejtova shqiptarëve në gjuhën e tyre nëpërmjet një spoti televiziv. Sepse slogani im në ato zgjedhje ishte….Maqedonia meriton president….tani slogani im ishte “Bashkë përpara” ndërsa tani i mbyllja mitingjet e mia elektorale me fjalët votoni për numrin tre ….tani them faleminderit, tha zoti Pendarovski për RTSH.