Nëntetarja Zarife Hasanaj, e cila pak ditë më parë humbi jetën në krye të detyrës gjatë një misioni ushtarak në kuadër të operacioneve të NATO-s në një bazë në Letoni, u shpall “Dëshmor i atdheut”. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ka vizituar familjen Hasanaj. “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake” u tha zonja Xhaçka familjarëve. Ajo u shpreh se qeveria do ju japi mbështetje për çdo nevoje.
Sot trupi i nëntetares shqiptare është përcjellë për në Shqiperi. Në bazen Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.
