“DITA E EVROPËS”, OSMANI OPTIMIST PËR NË QERSHOR ZHBOGAR: KENI PLOTËSUAR KUSHTET, VENDIMIN E SJELLIN ANËTARËT E BE-së

TË FUNDIT

Sot është “Dita e Evropës”, ndërsa integrimi euroatlantik mbetet prioritet i Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, theksoi se kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave.

“Sot mund të them që ne kemi arritur t’i përmbushim të gjitha premtimet tona që ishin shumë të ndjeshme dhe vendime të rëndë për tu marrë. Por nuk mund të bëhej ndryshe dhe nuk mund të prisnim edhe një dekadë për të humbur edhe një gjeneratë tjetër. Ne do të vazhdojmë me reformat tona në pikat kryesore dhe ky është një shans të cilin nuk guxojmë ta humbin”, tha Bujar Osmani, zëvednsës kryeministër për Çështje

Evropiane.Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, tha se Maqedonia e Veriut ka punuar shumë, dhe e meriton fillimin e negociatave për në qershor,  por siç tha, vendimin do ta marrin  vendet anëtare të BE-së.

“Më vjen mirë që jam sot këtu në vendin i cili është burim i stabilitetit për rajonin dhe më tej. Në vendin që ka marrë vendime të rënda dhe të dhimbshme dhe që vazhdon me reformat. Në vendin që po sjell lajme të mira për Ballkanin. Sot nuk mund të deklarohem për hapjen e negociatave në qershor sepse ky është vendim i vendeve tona anëtare, por ju keni gjëra të rëndësishme dhe bindëse  për të treguar dhe gota është duke u mbushur”, Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup.

Presidenti i ardhshëm Stevo Pendarovski, u shpreh se gjatë mandatit të tij 5 vjeçar do të angazhohet për përmbushjen e synimeve të BE-së.

“Sigurisht që në 5 vitet e ardhshme si president, qëllimi im kryesor  me këtë qeveri ose  tjetër qeveri të ardhshme do të jetë të përmbushi qëllimin tonë për të qenë anëtare e NATO-s. Në radhë të parë do të doja të isha bashkuesi i popullit i cili ka qenë shumë keq i ndarë në të kaluarën. Që nga dita e parë në punë do të filloj me opozitën, me organizatat joqeveritare me mediat me eksperte dhe me të gjithë që kanë qëllim që një ditë të jenë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së”, Stevo Pendarovski, presidenti i ardhshëm.

Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004 ndërsa statusin e vendit kandidat e mori një vit më vonë. Në vitin 2009 BE-ja rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim. Në shtator të vitit të kaluar vendi e ka filluar skrining procesin shpjegues për aderim në Bashkimin Evropian me Kapitullin 23. Maqedonia e Veriut pritet që nga Këshilli i BE-së në qershor të marrë vendim për negociata. Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillonte para fundit të vitit 2019.

Përgatiti: Zimer Jashari