Nga viti i ardhshëm do të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat me emrin e ri të vendit!

TË FUNDIT

Në fillim të vitit të ardhshëm do të lëshohen në qarkullim monedhat e para të shkruara me emrin e ri të shtetit, këtë e bëri të ditur sot Guvernatorja e  Bankës Kombëtare, Anita Angelovska-Bezhoska.  Guvernatorja theksoi se në fillim do të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat prej 500 denarësh dhe pastaj ato prej 10 denarësh.

Angelovska-Bezhoska, potencoi se parat kanë një cikël natyror të përdorimit që do të merret parasysh kur të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat e reja, por gjithashtu do të merren në konsiderat edhe nevoja për lëshimin e parave të reja.