“Pa maskë s’ka jetë”, qytetarët respektojnë masat e Qeverisë për mbrojtje nga Covid-19

TË FUNDIT

Shumica e qytetarëve të cilët sot i xhiruam të Qendër të Shkupit, kishin të vendosura maska. Pas paralajmërimit të Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe për përshpejtimin e vendimit për gjobitje, qytetarët si duket janë sensibilizuar. Disa që i pyetëm janë të bindur se duhet të respektohen masat, ndërsa thonë se tani nuk e kanë problem të gjejnë maska nëpër barnatore.

Qytetari: “Patjetër duhet të kemi maskë, pa maskë nuk ka jetë”.

Qytetari: “Mbaj maskë dhe mbaj edhe doreza nëse duhet të blej diçka, edhe gjatë rrugës kur eci mbaj maskë ose kur jam me shoqëri duhet ta mbash”.

E prej sot ka nisur pagesa e pensioneve në etapa nëpër sportelet e bankave, sipas lartësisë së pensioneve. Për shkak kësaj vëreheshin radhë të gjatë të pensionistëve, por i respektonin masat.

Qytetari: “Të sjellët vendimi dhe të votohet, dhe nga nesër të mbahet, të mbrojmë veten dhe të tjerët që janë rreth neve dhe është me të drejtë. Ky virusi Covid 19 është i paparashikueshëm dhe i panjohur”.

Qytetarja: “Ashtu si të thonë ashtu edhe do të bëjmë, ka maska ka në barnatore. Më herët nuk kishte por tani është mirë. Ashtu si të vendosin ligjin ashtu edhe do të përmbahemi na kanë treguar mirë në vendet e mbyllura, në banka, sigurisht që duhet të mbahet maskë”.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë me fuqi ligjore, ekzistojnë vetëm disa përjashtime kur nuk është e nevojshme maska kur jeni duke drejtuar një biçikletë, ose kur jeni duke bërë sport individuale në natyrë. Dhe nëse lëvizni në zona të hapura por mbani plotësisht distancë të paktën dy metra nga personi tjetër.  Gjithashtu edhe kur qëndroni në shtëpi në oborrin tuaj nuk ka nevojë të mbani maskë, ose kur ngisni motoçikletë. Ekspertët e sëmundjeve infektive kanë sqaruar se mbrojtja e gojës ose hundës kryesisht zvogëlon shanset që bartësi i virusit të infektojë të tjerët.

Dënimi për mosmbajtje të maskës është 20 euro.