Nuk qarkullojnë trenat në relacionin Shkup-Veles, po mënjanohet defekti i optikës

TË FUNDIT

Ekipet e NP “Infrastruktura hekurudhore” po punojnë për heqjen e defektit optik që shkaktoi ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në relacionin Shkup-Veles dhe anasjelltas prej mbrëmë para mesnatës. Kabllot e lidhjes janë dëmtuar për shkak të peshës së borës, që i bllokoi kthesat dhe trenat e pasagjerëve dhe të mallrave në këtë relacion.


Drejtpori i NP HM Infrastruktua, Hari Lokvenec për MIA-n deklaroi se ekipet e tyre punojnë në largimin e defektit nga ora tre e mëngjesit.


Për shkak të peshës së borës, kabllot e kyçjes (optike dhe energjike) janë dëmtuar. Presim që defekti të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, ne jemi duke punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha pajisjet në dispozicion”, tha Lokvenec