Gjorgjioski del nga paraburgimi, pranohet garancia prej 508.000 eurove

TË FUNDIT

Ish-presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, del nga paraburgimi me garanci në pronë me vlerë prej 508 mijë eurosh.

Gjykata, pas mendimit pozitiv nga Prokuroria, i ka caktuar masa kujdesi, paraqitje në gjykatë dhe konfiskim të dokumentit të udhëtimit.

Paraburgimi është hequr edhe për Tomisllav Mlladenovskin dhe Gjuro Çubrinovskin, me garanci prej 206 mijë, përkatësisht 1,6 milionë euro.

Ndryshe, në hetim janë përfshirë 18 persona, të cilët dyshohen për përvetësim të më shumë se 180 milionë denarëve në FFM.

Nga 12 personat e arrestuar në qershor, për tetë ishte kërkuar paraburgim, ndërsa për katër masa kujdesi.

Pesë persona ende janë të paarritshëm për organet e ndjekjes.