Lirim Hajredini, Drejtor Operativ i Televizionit Alsat M, është gjetur pa shenja jete gjatë orëve të mëngjesit. Pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe hetuesit, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, me qëllim përcaktimin e rrethanave të vdekjes.
Hajredini ishte pjesë e Alsat-M për 16 vite, duke u vlerësuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të premten në Tetovë.
Në këto momente të dhimbshme, Televizioni 21 shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.
