25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Mejdani: Duhet të zbatohet plotësisht

TË FUNDIT

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për rendin kushtetues dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Mejdani vlerëson se Marrëveshja e Ohrit vendosi themelet për një shtet më të drejtë, të bazuar në barazi, përfaqësim të drejtë, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe decentralizim.

Ai thekson se pas 25 vitesh misioni mbetet i njëjtë: zbatimi i plotë i marrëveshjes, përfshirë gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe decentralizimin funksional.

Ambasadori thekson se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë të drejtave të shqiptarëve dhe pranë një Maqedonie të Veriut sovrane, demokratike dhe evropiane.