Komiteti i Helsinkit: Emërimi i kuadrove udhëheqëse joadekuate është në kundërshtim të përpjekjeve për sistem më të mirë ndëshkues-përmirësues

TË FUNDIT

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj  reagon në emërimin e drejtorëve të rinj  të institucionet  ndëshkuese-përmirësuese.

Në kumtesë ata thonë se personat të cilët  udhëheqin  me këto institucione duhet të kenë përvojë paraprake  në fushën e kryerjes së sanksioneve  dhe mirë ta kuptojnë  problematikën  që ta përfaqësojnë institucionin  dhe të kujdesen për përparimin e të drejtave të të burgosurve dhe personave të dënuar.

“Drejtorin e  institucionit dhe zëvendësin e tij  i emëron dhe shkarkon  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në propozim të drejtorit të Drejtorisë. Kushtet e nevojshme të cilat duhet t’i plotësojë  një person që të emërohet për drejtor ose zëvendësdrejtor në institucionin ndëshkues-përmirësues janë numëruar  në mënyrë taksative në Ligjin për  kryerje të sanksioneve,  ndërsa si një nga kushtet  plotësuese  është personi  të ketë të paktën shtatë vjet  përvojë pune,  prej të cilave katër vjet në fushën e kryerjes së sanksioneve ose çështje të lidhura.  Laboratori i Raportimit të Kërkimit Maqedonia informon se Filip Andov, i cili është emëruar drejtor i ri në INP Shkup, paraprakisht ka qenë këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev për krijimin e politikave  të cilat janë nga interesi i veçantë i qytetarëve të Qytetit të Shkupit, ndërsa paralelisht  ai në mënyrë profesionale ka punuar  edhe si ekonomist në sektorin e biznesit”, citohet në kumtesë.

Në seancën qeveritare të mbajtur më 15 dhjetor ishte shkarkuar  u.d drejtori i deritanishëm i INP-së Shkup, Esad Rahiq, ndërsa për drejtor të ri ishte emëruar  Filip Andov. Paraprakisht, ishte shkarkuar edhe drejtori i INP-së Vollkovia në kërkesë të tij, ndërsa për drejtor të ri ishte emëruar Daniell Antovski.

“Shumë vite prapa, apelojmë në nevojën të emërohen njerëz  në pozitat ushëheqëse në institucionet  ndëshkuese-përmirësuese, të cilët jo vetëm  që kanë ekspertizë dhe përvojë  në sistemin e burgut, por  edhe janë sensibilizuar  për nevojën e përparimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, për personat e dënuar  dhe të arrestuar. Vendosja e kuadrove  joadekuate është tërësisht në kundërshtim me përpjekjet e tilla dhe mund të sjellë deri te regresi në vend të përparimit të sistemit peniterciar në vend”, thonë nga Komiteti i Helsinkut dhe Shoqata e juristëve të rinj.

Vlerësojnë se në periudhën e fundit është shënuar  përparim në përmirësimin e kushteve dhe gjendjeve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, por që nuk guxon të anashkalohet fakti se në disa institucione ende ekzistojnë  probleme  sistematike, të cilat tërhiqen  një kohë të gjatë.