“Patjetër që do të kemi lidhshmëri me Shqipërinë” – Zekolli: Kemi gjetur zgjidhje që puna në Korridorin 8 mos të ndalet

TË FUNDIT

“Në Korridorin 8 po punohet, në të gjitha segmentet”, kështu deklaroi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli dhe shtoi se “patjetër që do të kemi lidhshmëri me Shqipërinë”, shkruan TV21.

Siç deklaroi Zekolli, është gjetur zgjidhje me bankat vendore pas përfundimit të marrëveshjes me kinezët, duke bërë të ditur që është siguruar shuma e nevojshme dhe nuk do të ndalen punimet.

“Ky projekt kushton 1.3 milardë euro, 500 milionë euro janë lëshuar te kompania Bechtell Enka. Vetëm në vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë dhe nëse ka nevojë për shtesë do të kemi rebalancë të buxhetit dhe do të sigurohen mjetet e nevojshme”, deklaroi Kaltrina Zekolli.