Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski është në një vizitë pune në Uashington në kuadër të dialogut strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA. Ai realizoi takime me përfaqësues të lartë nga FBI, Byroja për Siguri Diplomatike dhe institucione të tjera amerikane të sigurisë. Në takim është konfirmuar se Maqedonia është partner i besueshëm i SHBA-ve në bashkëpunimin e sigurisë. Fokusi është në luftën kundër krimit të organizuar, drogës, trafikimit të njerëzve dhe terrorizmit. Theksohet mbështetja përmes programit Ndërkombëtar për Ndihmë në Trajnimin e Hetimeve Kriminale për modernizimin dhe forcimin e policisë.
“Në kuadër të takimeve u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë, veçanërisht në fushën e sigurisë. Rëndësia e Maqedonisë si shtet që është në zemër të Ballkanit nga aspekti i stabilitetit, si për Ballkanin ashtu edhe për Evropën dhe biseduam për më shumë tema që janë me interes të përbashkët, siç janë lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër trafikimit të drogës, lufta kundër terrorizmit dhe sigurisht lufta kundër trafikimit të njerëzve”, tha Pançe Toshkovski.
