Dhoma e Mjekëve nuk mund t’i marrë licencën për punë të shkarkuarit drejtor të Klinikës së Neurologjisë, dr. Igor Kuzmanovski, pasi ai aktualisht nuk ka licencë aktive, njoftoi “Sloboden Peçat”. Licenca i ka skaduar më 15 mars 2025, ndërsa kërkesa për rinovimin e saj u dorëzua vetëm javën e kaluar, dhe procedura ende është në proces.
Sipas faqes së internetit të Dhomës së Mjekëve, emri i Kuzmanovskit nuk figuron ndër mjekët aktivë me licencë. Nga Dhoma kujtojnë se mjekët që nuk e kanë rinovuar licencën në kohë duhet të kalojnë trajnime shtesë dhe kontroll të njohurive profesionale për ta rinovuar. Licenca jepet për shtatë vjet, dhe kërkesa për rinovim duhet të dorëzohet të paktën 30 ditë para skadencës.
