Prokuroria kërkon paraburgim për 8 persona dhe masa të kujdesit për 4 persona të arrestuar dje si pjesë e hetimit kundër 18 individëve dhe 8 kompanive për përvetësim e rreth 3 milion eurove në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Të 12 personat, përfshirë ish-presidentin e FFM-së, Illço Gjorgiovski, të cilët u arrestuan dje, tashmë janë nxjerrë para një gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatës Penale të Shkupit, ku ai duhet të vendosë për kërkesat e Prokurorisë, ndërsa pesë nuk janë të disponueshëm për organet e zbatimit të ligjit. Ish-presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, i cili është i dyshuari i dytë, është tashmë në paraburgim për një krim tjetër të dyshuar dhe u arrestua në prill të këtij viti. Dhe e dyshuara e tretë Ollgica Mlladenovska në cilësinë e drejtueses së Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit në FFM.
“I dyshuari i parë, i dytë dhe i tretë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘përvetësim në detyrë’, derisa udhëheqësit e kompanive ngarkohen si të dyshuar në ndihmë të veprës së mëparshme, por edhe për veprën penale ‘larje parash’. Me këtë rast, veprat janë kryer nga 2015-2019 ku i dyshuari i parë dhe i dytë si kryetarë të FFM-së kanë nënshkruar 728 urdhërpagesa, që iu solli e dyshuara tretë për realizim dhe kundërligjshëm u paguan para për shërbime që kurrë FFM nuk i mori nga kompanitë dhe për mallin që asnjëherë nuk hynë në FFM, duke sjell dëme rreth 180 milionë denarë ose 3€ milionë”, tha Faton Azizi, prokuror publik i lëndës.
Prokurori i lëndës Faton Azizi nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e vlerësoi aksionin e djeshëm si të suksesshëm, duke shtuar se 5 nga personat që duhej të ndaloheshin nuk i gjetën në shtëpitë e tyre, me arsyetimin se janë në shtetet fqinje për pushime.
“Të gjitha subjektet kryesisht bashkëpunojnë me FFM-në, megjithatë, një pjesë të parave që kanë marrë në mënyrë të paligjshme janë depozituar përmes Olgicës, në mënyrë që ato të mund të realizohen dhe të nënshkruhen nga eprorët e tyre, pra zyrtarët në cilësinë e presidentëve të FFM-së. Ne kemi siguruar prova gjatë procedurës para-hetimore se ato shërbime për të cilat janë lëshuar fatura nuk kanë arritur kurrë në FFM. Përveç kësaj, kemi edhe një deklaratë nga përfaqësuesi i FFM, si në lidhje me shërbimet dhe mallrat, ashtu edhe në lidhje me shumën e dëmit të shkaktuar ndaj tyre”, deklaroi Azizi.
Si rezultat i një procedure shumëvjeçare para-hetimore për FFM-në, dje, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP-NKOK në koordinim me Policisë Financiare dhe Ministrinë e Brendshme, u kryen bastisje në shtëpi, ambiente afariste dhe individë në disa lokacione në Shkup, ku 12 persona u privuan nga liria, përfshirë ish-presidentin e FFM, Illço Gjorgioski, dhe 5 persona aktualisht nuk janë në arrati.
Muamed Sejdini u arrestua në prill dhe u la në paraburgim, me dyshim të arsyeshëm se ka kryer veprën penale të përvetësimit të fondeve në detyrë që lidhen me ndërtimin e një tribune në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. Veprimi është rezultat i një kallëzimi penal të paraqitur më parë kundër tre personave të punësuar në FFM menaxherë, pronarë dhe persona të autorizuar të personave juridikë, si dhe kundër vetë personave juridikë, me dyshimin për kryerjen e krimeve të shumta dhe përvetësimin e 2.4 milionë euro.
