Kanë filluar bisedimet midis partnerëve të koalicionit për rekonstruksionin e Qeverisë. Sipas informacioneve, kryeministri Mickoski sot ka zhvilluar takim me partnerët nga VLEN, ndërsa nesër me përfaqësues të ZNAM. Për atë se si po zhvillohen bisedimet, për cilat resore dhe emra po diskutohet, nuk janë dhënë hollësi.
Nga Qeveria thonë se, duke pasur parasysh që bisedimet janë në fazë të hershme dhe bëhet fjalë për një proces të ndjeshëm që kërkon qasje serioze dhe të përgjegjshme, në këtë moment nuk do të publikohen detaje. Shtojnë se sapo të arrihen marrëveshje konkrete dhe të përcaktohen zgjidhje, opinioni publik do të informohet me kohë dhe plotësisht. Ndryshe, Mickoski në ditëlindjen e partisë para dy ditësh tha se po i ndjek me kujdes gjendjet në institucione dhe se nuk është i kënaqur me dukuritë te disa funksionarë që po largohen nga parimet mbi të cilat është formuar Qeveria.
