Imunologu Zhan Fransoa Delferski, kryetar i Këshillit shkencor për koronavirus në Francë, i inkurajoi francezët që të kenë durim, duke paralajmëruar se do të duhet të jetojnë me virusin deri në verën e ardhshme, njofton korrespondenti i MIA-s.
“Të gjithë duhet të kuptojmë se filluam me vizion afatmesëm dhe afatgjatë me këtë virus. Kjo është që të thuhet se nuk është në pyetje vetëm shtatori i vitit 2020, ajo është tërë dimri i vitit 2020, pranvera e vitit 2021. Kjo do të zgjasë”, tha ai në intervistë për BFMTV.
Sipas tij, të gjithëve na presion muaj të rëndë.
Këshilli shkencor i jep këshilla qeverisë, por gjithashtu ai kritikohet për peshën e tij në vendimet e sjella politike lidhur me krizën shëndetësore. I përballur me kritika për shumë masa kufizuese, Delfersi e ka mbrojtur rëndësinë e tyre dhe e krahasoi strategjinë e qeverisë me “tenxhere për gatim ekspres”.
