Zjarri i madh në fshatin Vicë të Tetovës, 4 të lënduar, digjen pesë objekte

TË FUNDIT

Katër persona kanë përfunduar me lëndime të lehta, ndërsa një është hospitalizuar nga zjarri i madh që ka përfshirë shtëpi dhe hambarë në fshatin malor Vicë të Tetovës.

Zjarri ka shpërthyes dje pasdite rreth orës 16, ndërsa janë dashur disa orë për tu lokalizuar dhe shuar tërësisht.

Nga Zjarrfikësit e Tetovës theksuan se kanë ndërhyrë me dy automjete për shuarjen e zjarrit dhe shtatë zjarrëfikës. Siç bëhet e ditur era e fortë ka bërë që zjarri me shpejtësi të përhapet.

Nga ndihma e shpejt e Tetovës theksuan se katër persona kanë përfunduar me lëndime të lehta, ndërsa një person është dërguar në njësinë intensive për trajtim të mëtejshëm mjekësor.