Në moshën 70-vjeçare vdiq kampioni i trefishtë botëror në Formula 1, Niki Lauda.
Nga mesi i vitit të kaluar, austriaku ka pasur probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe transplantimin e mushkërive të bardha në gusht, për çka i nevojitej qëndrim dymujor në spital. Në fillim të këtij viti, sërish u hospitalizua për periudhë të shkurtë pas infektimit me gripin.
“Me pikëllim të madh informojmë se i dashuri ynë Niki vdiq të hënën në rrethin e familjes së tij. Arritjet e tij unikate si sportist dhe sipërmarrës mbeten të paharruara, si dhe interesi dhe guximi i tij i madh për punën. Ai ishte model për të gjithë ne, ai ishte bashkëshort, baba dhe gjysh gjentil dhe i kujdesshëm. Do të na mungojë”, thuhet në kumtesën e familjes së tij.
Lauda në pistë debutimin e tij e ka pasur në vitin 1971, fitoren e parë e ka shënuar në vitin 1974. Në vitin 1975 Lauda e fitoi titullin e tij të parë të kampionit. Ai në vitin 1976 ka pasur një aksident të tmerrshëm, që i dogji rëndë një pjesë të trupit. Ai, u kthye në gara dhe fitoi në vitin 1977 me Ferarin, ndërsa në vitin 1984 u bë kampion si pilot i Meklarenit.
Ai mori pjesë në 171 gara dhe fitoi 25 sosh.
Në vitin 2012, u bë kryetar ekzekutiv i Mercedesit dhe ishte figurë kyçe në ekipin multidisiplinar deri në sëmundjen e tij vitin e kaluar.
