Tranzicioni energjetik, sfidë për të ardhmen! Autori Imer Zenku me 4 vepra shkencore

TË FUNDIT

Tranzicioni energjetik dhe sfidat që sjell transformimi i sektorit të energjisë ishin në fokus të diskutimeve të profesorëve universitarë dhe ekspertëve të fushës. Europa po kalon një transformim të thellë energjetik dhe klimatik, ndërsa dekarbonizimi, rritja e përdorimit të energjisë së pastër dhe efikasiteti energjetik po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Këto dhe tema tjera në lidhje me transformimin e energjisë elektrike janë të fokus të katër veprave shkencore të profesor doktor Imer Zenkut.

“Energjia dhe integrimi Europian, Europa po kalon një transformim të thellë energjetik dhe klimatike, dekarbonizimi, rritja e energjisë se pastër, efikasiteti energjetik, integrimi i tregjeve dhe modernizimi i rrjeteve, janë pjesë e një rrejti të gjërë transforimi për më tepër integrimi i burimeve të ripërtrishme në sisitemin elektroenergjetik kërkon modernizimin e rrejtit, inkorporimimin e teknologjive inteligjente dhe zhvillimin e sistemeve të ruajtve të energjisë”, tha Imer Zenku-prof.dr i Energjetikës

Sipas ekspertëve, një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë investimet në burimet e ripërtëritshme, veçanërisht në energjinë fotovoltaike, e cila sot përfaqëson një nga drejtimet kryesore të zhvillimit të energjisë së pastër.Por tranzicioni energjetik nuk është vetëm çështje teknike.

“Libri sjellë në vëmendje tranzicionin energjetik që është një temë aktuale e cila po përballemi duke filluar me përdorimimin e burimeve të ripertyeshme dhe në veçanti me investimet fotovolatike të cilat sot përfaqësojnë një nga drejtimet më të rëndësishme të zhvillimit të energjisë së pastër”, theksoi Kjani Guri, professor universitar.

“Ai na fton të mendojmë, nëse kompanitë energjetike në të ardhmen mund të udhëhiqen me të njëjtat modele siç janë përdorur deri më tanj në një periudhë të karakterizuar nga ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjetik pasiguri e tregjeve kërkesa për qëndrueshmeri dhe nevoja për të siguruar furnizim”, theksoi Afrim Loku, professor universitar.

“Nuk është vetëm pyetje për kapacitetet teknike ajo është pyetje për vlera nacionale, konkurencë ekonomike, stabilitet social, përgjegjësi ekologjike dhe kualitet i jetesës në këtë kontekst titulli Menaxhimi për ballafaqimet energjetike është i zgjedhur mirë”, deklaroi Gordana Tasevska-profesoresh; universitare.

Ekspertët theksojnë se sfidat energjetike prekin edhe vlera më të gjera shoqërore dhe ekonomike – nga konkurrenca ekonomike dhe stabiliteti social, deri te përgjegjësia ekologjike dhe cilësia e jetës, ata mendojnë se veprat shkencore të autorit Imer Zenku do të shërbejnë vendit dhe më gjërë për prodhimin dhe pavarësimin e energjisë elektrike nga teoria në praktikë.