Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin klinik të Tetovës të infektuar me Covid 19 është 20, ndërsa vetëm dy nga ata kanë pasqyrë më të rëndë klinike. Kjo do të thotë se festat e fundvitit dhe arrdhja e mërgimtarëve nuk ka sjellë një valë të re të të infektuarve. Në ambulancën e covid qendrës në ditë vijnë rreth 30 pacient të cilët dyshoj se janë të infektuar me covid apo kanë edhe simptoma, thotë koordinatori i qendrës për covid në Spitalin Klinik të Tetovës Gëzim Nuredini.
“Tani për momentin kur flasim kemi 20 pacinetë të hospitalizuar ku shumica e tyre janë në gjendje stabile edhe pse dy pacientë janë në gjendje më të rëndë me ndërlikime të ndryshme por shumica janë me pasqyrë të lehtë klinike”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator për Covid-Qendrën – Tetovë.
Komuna e Tetovës mban numrin më të madh ta pacientëve të shruar në spital , ndërsa nga personali mjekësor ka vetëm 12 persona që janë të izoluar apo të infektuar me Covid që për momentin nuk shkakton mungesë të personalit mjekësor në Tetovë.
“Në bazë të pacientëve që kemi, numri më i madh është i Komunës së Tetovës. Tani kemi një numër të vogël diku janë 12 disa janë në izolim disa janë pozitiv me simptoma të lehta kështu që nuk na bën problem infektimi i personelit”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.
Në Spitalin Klinik të Tetovës për momentin ka rreth 70 shtretër. Në Tetovë ka filluar të ndërtohet edhe një spital i montuar për Covid por e njëjta akoma është në fazën fillestare ku edhe janë paraparë 55 shtretër edhe laboratorë.