I punësuari në një bankë në Maqedoni dyshohet se ka vjedhur rreth 144 mijë euro nga llogaritë e dy klientëve

TË FUNDIT

Një punonjës banke në Gjevgjeli dyshohet se ka përdorur pozitën e tij për të hyrë pa autorizim në llogaritë e dy klientëve dhe për të përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për K.K. (52) nga Gjevgjelia, ndaj të cilit policia ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “shpërdorim detyre”.

“NjPB Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal ndaj K.K. (52) nga Gjevgjelia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “shpërdorim detyre”. Në periudhën nga data 07.11.2025 deri me datë 03.03.2026, i kallëzuari, si bashkëpunëtor profesional në një filial banke në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro, të cilat i ishin besuar në detyrë, në atë mënyrë që pa urdhrin e përdoruesve, ka hyrë në llogaritë pagesore në denarë të të dy përdoruesve, me ç’rast i ka shkaktuar dëm material bankës”, thonë nga MPB.