Interi përgatit ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Sipas gazetës italiane, mesfushori anglez mbetet objektivi kryesor i klubit nga Milano. Interi planifikon të tentojë transferimin e Jonesit në fund të afatit kalimtar.
25-vjeçari anglez ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg është 35 milionë euro.
Sezonin e kaluar, Jones zhvilloi 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë disa asistime.
