Arteta pranë vazhdimit të aventurës te Arsenali

TË FUNDIT

Drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Richard Garlick, ka shprehur optimizëm për rinovimin e kontratës së trajnerit Mikel Arteta, duke bërë të ditur se bisedimet mes palëve po zhvillohen në mënyrë konstruktive.

Arteta, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale, ka pasur një ndikim të madh te “Topçinjtë” që prej emërimit në krye të skuadrës.

Garlick ka deklaruar për “Sky Sports News” se negociatat kanë nisur prej disa muajsh dhe se të dyja palët dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit.

“Procesi është në zhvillim dhe jemi shumë të kënaqur me mënyrën se si po përparon. Kemi afatin kalimtar për të menaxhuar gjatë javëve të ardhshme, por do të përpiqemi ta përfundojmë këtë proces sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Garlick.

Ai shtoi se bisedimet nuk kanë nisur vetëm së fundmi, por kanë qenë aktive prej muajsh.

“Bisedimet kanë qenë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë. Ato janë shumë konstruktive dhe po përparojnë mirë. Ai dëshiron të jetë në këtë klub dhe ne duam që ai të jetë këtu. Jam i sigurt se do ta gjejmë zgjidhjen më shpejt se vonë”, u shpreh drejtuesi i Arsenalit.

Arteta ka arritur ta shndërrojë Arsenalin në një prej skuadrave kryesore të futbollit anglez, duke e rikthyer klubin në luftën për trofe dhe duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për titullin e Premierligës sezonin e kaluar.

Arsenali do ta nisë sezonin 2026/27 të premten, në shtëpi, ndaj skuadrës së sapopromovuar Coventry.