Një tank i ushtrisë ruse është filmuar duke përplasur një makinë civile në rrugët e Kievit.
Nga incidenti, i regjistruar nga disa persona nga shtëpitë e tyre, shoferi ka shpëtuar për mrekulli.
Ndërsa tanku po lëvizte në drejtim të kundër me makinën, papritur ndryshoi drejtim duke i kaluar përsipër.
Në sfond dëgjohen të shtëna me armë ndërsa tanku i hipën makinës sipër.
U desh ndërhyrja e disa personave që të bënin të mundur daljen e shoferit nga makina e shtypur.
Ende nuk është e qartë arsyeja e këtij incidenti, ndërsa pak metra më tutje një tjetër mjet ushtarak rus ishte përfshirë në një tjetër incident.
